12 April 2010

Xavi: Nuk kemi frikë nga Bernabeu

Maestro i mesfushës blaugrane, Xavi Hernandez, ka lavdëruar Pep Guardiolan për punën e tij me skuadrën dhe ka shtuar se falë tij, Barcelona ka një mentalitet fitues në Bernabeu, kur dihet se finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet pikërisht në Bernabeu.
“Nuk kemi frikë tani nga Bernabeu. Gjithë kjo falë trajnerit tonë Pep Guardiola që është vendimtar kur tregon se si të shkohet në sulm. Diferenca bëhet nga Guardiola, pasi që më herët shkonim në Bernabeu të frikësuar duke shpresuar për të mos pësuar”.
“Të dalësh nga Bernabeu si fitues është një ndjenjë e mrekullueshme. Ne e patëm besimin dhe euforinë, pasi që fituam një ndeshje të tillë. Unë e paramendoj zhgënjimin e tyre”.
“Messi, definitivisht është futbollisti më i mirë në botë”, përfundoi Xavi.

No comments:

Post a Comment