19 April 2010

Moratti: Jemi të gatshëm për Barcelonën

Presidenti i Interit, Massimo Moratti
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se nerazurët janë të gatshëm për ndeshjen me Barcelonën dhe beson se Mourinho do të gatuajë paraqitje të mira kundër kampionit të Evropës.
“Ne jemi të gatshëm. Jemi në formë të mirë dhe besoj se do të jetë një ndeshje e mirë përballë një ekipi të fuqishëm. Por edhe ne jemi një ekip i fuqishëm”, ka thënë Moratti.
“A pres befasi taktike nga Mourinho? Nuk e di, por nuk dua t’i imponoj asgjë atij në këtë periudhë kur e di se është shumë i përqendruar. E njoh shumë mirë për të ditur se ai do të përgatitë paraqitje të mira”, ka shtuar presidenti i Interit

No comments:

Post a Comment