16 April 2010

MESSI, SOT E 50 VITE MË PAS, DO TË FLITET PËR BARCELONËN

image Messi:besoj se dhe pas 50 vitesh do të flitet për skuadrën tonë

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Mesi, në një intervistë për “Daily Mail”, ka treguar disa nga karakteristikat e skuadrës “katalonase”,:
“Barcelona? Është një skuadër e qeshur. Jemi të gjithë miq. Na pëlqen të luajmë për trajnerin tonë. Është një klub që mund të hysh në histori. Sezonin e kaluar bëmë diçka speciale, treguam se sa jemi të fortë dhe bëmë diçka të pabesueshme për të gjithë, lojtarët, shoqërinë dhe tifozët. Kur fiton, e vetmja gjë është të vazhdosh dhe ta bësh të njëjtën, është ky shpirti i skuadrës sonë. Besoj se dhe pas 50 vitesh do të flitet për skuadrën tonë”.
Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi i bëri një thirrje publike kapitenit të Arsenalit, Cesk Fabregas. “Cesku ka Arsenalin në zemër, por Barcelonën në gjak. Nuk e di saktësisht se kur do të vijë, por unë e pres akoma si shok skuadre. Sigurisht, që midis tij dhe Vengerit ekziston një raport baba-fëmijë dhe e di që Faberegasi ka një lidhje speciale me tifozët e tij, por Barcelona është qyteti i tij dhe skuadra e tij. Pak lojtarë janë në gjendje ta përmirësojnë atë dhe një nga këta sigurisht është Cesku” – përfundoi sulmuesi i Barcelonës, i cili gatë këtij sezoni me skuadrën nga “Kamp Nou”, në të gjitha veprimtaritë ka shënuar gjithsej 40 gola.

No comments:

Post a Comment