11 April 2010

BARCELONA ‘SHASHTIS’ REALIN NË ‘BERNABEU’

image Mesi dhe pedro festojnë shënimin e golave në "Bernabeu"

Barcelona mundi Realin në Madrid dhe dëshmoi edhe njëherë se përse është kampione aktuale e Europës dhe Spanjës. Në stadiumin “Bernabeu” në Madrid, Barcelona shënoi fitore me rezultat 2-0, falë golave të Mesit (33’) dhe Pedros (56’). Katalanjasit me këtë fitore marrin kreun e tabelës me 80 pikë të tubuara, duke e lënë Realin në vend të dytë me 77 pikë. Për madrilenët është disfata e parë në “Bernabeu” në Primera Divizion, pas serisë prej 15 fitoreve në po aq ndeshje të zhvilluara. Barcelona më këtë fitore shkon drejt mbrojtjes së titullit në Spanjë, ndërsa Realit si duket me gjithë ato investimet që ka bërë, mbetet pa asnjë trofe. Megjithatë, shpresa ka ende Reali sepse janë edhe 7 javë deri në fund dhe në futboll mund të ndodh shumëçka. Sfida e ardhshme për Realin do të jetë kundër Almerias si mysafirë gjatë ditës së mërkurë (15 prill), ndërsa një ditë më parë, Barcelona do të përballet me Deportivo La Korunjën në ‘Nou Kamp’

No comments:

Post a Comment