08 April 2010

MARADONA: MESSI DO TË DËSHMOJ SE ËSHTË MË I MIRË SE UNË DHE PELE

image Maradona:Nëse fitojmë Kupën e Botës 2010, atëherë përgjigjen e përjetshme “Cili është më i mirë - Pele apo Maradona”, do ta zgjidhim. Ai është argjentinas...

Diego Armando Maradona i cili një herrit është edhe trajner i Lionel Messit në ekipin kombëtar të Argjentinës, tha se ylli i Barcelonës është në rrugë të mirë për tu bërë futbollist më i madh i të gjitha kohërave. Sipas tij, Messi do të ndihmojë Argjentinën për të fituar titullin botëror dhe në atë mënyrë do të dëshmojë se është më i mirë se Don Diego dhe Pele.
“Messi është më i miri në botë dhe një figurë kyçe te Barcelona. Kur ai luan, ne thjeshtë gëzohemi, futbolli i tij është i një niveli tjetër. Nëse fitojmë Kupën e Botës 2010, atëherë përgjigjen e përjetshme “Cili është më i mirë - Pele apo Maradona”, do ta zgjidhim. Atëherë as brazilianët, as spanjollët, as anglezët, as gjermanët nuk do të mund të kundërshtojnë se futbollisti më i mirë në historinë e futbollit është argjentinas” - tha Maradona.
“Ne biseduam shumë pas ndeshjes miqësore kundër Gjermanisë. Kemi biseduar dy orë të plota në hotel, duke i folur për përvojën time dhe duke e paralajmëruar se çdo javë para tij do të ketë sfida edhe më të mëdha dhe se duhet të jetë në gjendje për ti kapërcyer ato. Me sa shoh unë, ai po arrin” - tha Don Diego

No comments:

Post a Comment