13 April 2010

KROJF: KA KALUAR KOHA E MARADONËS, TANI ËSHTË KOHA E MESSIT

image Krojf: sot është radha e Messit

Presidenti i nderit te Barcelona, holandezi Johan Krojf ka mohuar se stili i lojës së argjentinasit, Lionel Messi mund të krahasohet stilin e tij, duke theksuar se stili i të luajturit të sulmuesit argjentinas, ngjason shumë me atë të Diego Armando Maradonas.
“Nuk gjej asgjë të përbashkët që me krahason me Messin”, – tha Johan Krojf. “Nuk ka asgjë të ngjashme”, – theksoi ish futbollisti dhe trajneri i Barcelonës, Krojf për gazetën “De Telegraaf” duke komentuar momentin e bujshëm të Messit, sidomos në paraqitjet e tij në ndeshjet kundër Aresnalit (4 gola të shënuar) dhe Real Madridit (1 gol).
Diskutimi mbi të cilin sulmuesi i ri argjentinas është më i mirë se sa Krojf në epokën e tij mund të ngacmojë e argëtojë shumë analistë të futbollit, por vetë ish-futbollisti holandez tha se nuk ka asgjë të krahasueshme midis tyre. “Jemi dy tipa lojtarësh komplet të ndryshëm”.
Ai më tej shton “Gjithsesi, te Messi ka diçka nga Maradona. Veçanërisht në kontrollin e jashtëzakonshëm të topit në hapësira të vogla, çka vjen edhe për shkak të avantazhit nga statuja e trupit të tij të vogël.
“Çdo kohë ka heronjtë e saj, dhe unë nuk kam bërë një klasifikim për ta kalkuluar atë në mënyre precize”, – theksoi Krojf. “Pele ishte një hero. Unë gjithashtu. Sot është radha e Messit”, – përfundoi holandezi, i cili ka qenë lojtari i parë që ka mundur të fitojë tri herë “Topin e artë” (1971, 1973 dhe 1974).

No comments:

Post a Comment