08 April 2010

MARADONA: "DO TË JETË MË I MIRI KUR DO TË FITOJË BOTËRORIN"

image Messi, a do ta rrëzojë nga piedestali idolin e tij, Maradonën???

"Messimania" nuk ka të ndalur. Pas një tjetër paraqitje spektakulare të argjentinasit të Barcelonës dhe katër golave të shënuar ndaj Arsenalit, ka folur edhe seleksionuesi i Argjentinës, Diego Armando Maradona. Legjenda e futbollit botëror pajtohet se Messi për momentin është futbollisti më i mirë në botë.
Mirëpo i pashmangshëm ka qenë mendimi i numrit një të pankinës argjentinase për krahasimet dhe bindjet se Messi që tani ka kaluar Pelen dhe Maradonën si futbollisti më i mirë në historinë e këtij sporti.
"Për atë se a është Messi më i miri në histori mund të flitet kur ai të përfundojë karierën. Mirëpo është në rrugë të drejtë, ndërsa nëse fiton Kampionatin Botëror me Argjentinën do të ketë edhe më shumë gjasa të bëhet futbollisti më i mirë i të gjitha kohrave", - theksoi Maradona

No comments:

Post a Comment