18 April 2010

Begiristain: Valdes portieri më i mirë spanjoll

Victor Valdes, Foto: Reuters
Sekretari teknik i Barcelonës, Txiki Begiristain, beson se pasi e shikoi derbin katalunas dhe Victor Valdesin në top formë, ky i fundit sipas tij jo vetëm që meriton të luajë në Botëror por dhe të jetë në formacionin startues.
Barcelona mezi arriti një barazim pa gola, pasi që luajti me dhjetë lojtarë dhe tre intervenimet e Valdesit ishin vendimtare që Barcelona të mos pësojë.
“Unë nuk mendoj që ai meriton vetëm të shkojë në Botëror, por ai mund të luajë si portier i parë. Ai po kalon një sezon fantastik, me një formë të jashtëzakonshme”, tha Begiristain.
"Ndeshja e radhës e Barcelonës është ndaj Interit të martën në Giuseppe Meazza, në duelin që konsiderohet si përplasja e gjigantëve të Ligës së Kampionëve.

No comments:

Post a Comment