08 April 2010

SA, 900 DOLLAR PËR LEO? JO FALEMINDERIT...

image Messi me motrën Maria Sol dhe vëllaun Rodrigo

Skuadra e River Plate, kishte mësuar shumë herët për talentin të cilin e posedon Messi, por megjithatë ishin tërhequr nga angazhimi i tij kur kishin mësuar se në muaj për shërimin e tij duhet të paguajnë nga 900 dollarë.
Me vetëm pesë vjet dhe dy muaj Leo Messi kishte marrë topin në ndeshje futbolli dhe kishte mashtruar të gjithë kundërshtarët për të shënuar gol me të majtën. Që nga ajo kohë ishte bërë e ditur se çudia prej fëmiu vjen nga skuadra lokale Grandola, e cila drejtohej nga babai i tij Jorge.
DY vjet më vonë kalon te skuadra e Newell’s Old Boys dhe këtu e kishin zbuluar drejtuesit e skuadrës së River Plate. Megjithatë shtatshkurtri Leo, nuk ishte më fëmijë i shëndoshë. Mjekët kishin vërtetuar se Messi vuan nga çrregullimi i hormoneve të rritjes, ashtu që në moshën 11 vjeçare futbolli doli në plan të dytë. Familja e tij kishte filluar të mendojë vetëm për shërimin e të birit të tyre.
River Plate e dëshironte, por kur kishin mësuar se për shërimin e tij për çdo muaj duhet të paguajnë nga 900 dollarë kishin hequr dorë nga Messi.
Drejtuesit e Barcelonës, kanë ftuar babin e Messit dhe i kanë bërë me dije se këta janë të gatshëm të paguajnë shpenzimet për shërimin e futbollistit por me kusht që e tërë familja të shpërngulet në Spanjë. Nga të ardhurat e prindërit dhe të ëmës familja e tij mezi mbijetonte dhe vendosën të shpërngulen në Barcelonë, nga ajo kohë ka filluar të shkruhet historia e Messit.

No comments:

Post a Comment