08 April 2010

Messi: Italia? Kurrë mos thuaj kurrë

Lionel Messi (Foto: Guardian)
Lionel Messi nuk përjashton që më vonë gjatë karrierës së tij të preferojë të luajë në Itali.
“Në Itali një ditë? Nuk e di, gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj këtu. Në futboll kurrë nuk mund të thoni kurrë, por ideja ime është që të mos largohem”, ka thënë Messi.
"Argjentinasi, i cili ndihmoi Barcelonën të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas katër golave të shënuar në takimin kundër Arsenalit, aktualisht është futbollisti më i mirë në botë.
"Ylli i Barcelonës tashmë një kohë është cak i Interit me presidentin Massimo Moratti që në disa raste ka shprehur dëshirë për ta pasur atë në radhët e veta.

No comments:

Post a Comment