14 April 2010

FINALJA E COPA DEL REY NË BARCELONË

image

Ndeshja finale e Kupës së mbretit të Spanjës mes Seviljës dhe Atletiko Madridit do të zhvillohet në stadiumin "Nou Kamp" në Barcelonë më 13 ose 19 maj, varësisht nga ajo se çfarë suksesi do bëjnë "jorganxhinjët " në Liga Europa.
Këtë vendim e ka marë Federata e Futbollit të Spanjës, pasi që të dyja skuadrat nuk gjetën gjuhë të përbashkët se ku të luajnë këtë ndeshje vendimtare për trofe. Skuadra nga Madridi, dëshironte që ndeshja të zhvillohet në "Nou Kamp", ndërsa sevilja kërkonte që ndeshja finale të zhvillohej në Valenci në stadiumin "Mestalja".

No comments:

Post a Comment