08 April 2010

Baggio: Interi mund ta ndalojë Bacelonën

Ish-sulmuesi i Interit, Roberto Baggio (Foto: Oleole)
Roberto Baggio thotë se Interi do të ketë një punë të vështirë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, por mendon se nerazurët mund t’i ndalojnë blaugranët.
Legjenda italiane thotë se mundësia më e mirë që Interi ta ndalojë Barcelonën është të mos i lejojë ata të futen në San Siro.
“Nëse marrim parasysh se Barcelona është kampion dhe për tre vite ka arritur në gjysmëfinale dhe nëse shihni se çfarë kanë bërë ata këtë sezon në ndeshjet kundër Interit, është e drejtë të thuhet se janë favoritë”.
“Si mund të ndalohen? I ndaloni duke mos i lejuar të futen në San Siro! Pak Shaka. Interi më duket ekipi i duhur që mund ta ndalojë Barcelonën. Për lojtarët, ndeshjen dhe mentalitetin, ata kanë mjetet për të shqetësuar Pep Guardiolan”, ka thënë Baggio

No comments:

Post a Comment