10 April 2010

“EL CLASICO” – DUELI MË I MADH SPORTIV NË BOTË

image A është "El Clasico" dueli më i madh sportiv në botë???

Vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit anembanë botës sonte do të jetë e përqëndruar në Madrid, kun ë “Snatiago Bernabeu” do të zhvillohet El Clasico e 160.
Ndeshja mes Realit dhe Barcelonës çdoherë tërheq vëmendje të posaçme të miliona shikuesve rreth rruzulit tokësor. “El Clasico” mund të thuhet se është finalja e kampionatit botëror për klube, me këtë ndeshje nuk mund të krahasohet as derbi ndeshjet mes Mançesterit dhe Liverpulit apo Milanit dhe Interit.
Me shpenzimet marramendëse të Florentino Perezit në fillim të këtij sezoni, “El Clasico” u pasurua edhe më tepër. Vlera e futbollistëve të të dy skuadrave kalon shifrën e 1 miliard eurosh.
Futbolli si sporti më i popullarizuar në botë njeh këtë përballje si “më të madhen” nga të gjithë duelët tjerë.
Edhe sported tjera kanë nga një “Clasico” në vete, mirëpo asnjë nuk arrin famën e “El Clasicos” spanjolle, të cilën këtë sezon ekskluzivisht keni mundësi të ndiqni në programin e televizionit fcbks.
Basketbolli ka përballjen mes Los Anxhelos Lejkers dhe Boston Seltiks, tenisi krenohet me takimin mes Federerit dhe Nadalit, ndërsa futbolli ndërkombëtar njeh rivalitetin mes Argjentinës dhe Brazilit, apo Italisë dhe Gjermanisë.
Mirëpo, a janë këto aq të famshme sa është “El Clasico” mes Realit dhe Barcelonës për të marrë epitetin përballja më e madhe sportive në botë

No comments:

Post a Comment