11 April 2010

GUARDIOLA: FITUAM ME ZEMËR

image Guardiola: kemi fituar një ndeshje të rëndësishme

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola pas fitores së mbrëmshme ndaj Realit 2-0, ka thënë se fitorja është arritur me kurajë dhe zemër dhe se futbollistët e tij kanë dhënë më të mirën nga vetja.
“Ne erdhëm nga pozita e dytë për t’i mposhtur liderët dhe ne kemi fituar një ndeshje tejet të rëndësishme. Kjo është një fitore e madhe, pasi që kemi bërë një hap të rëndësishëm edhe pse në lojë kanë mbetur edhe 21 pikë. Ne kemi studiuar shumë ndeshje të Realit dhe e kemi parë që është tmerrësisht i rrezikshëm në kundërsulme. Ne ishim të ngurtë dhe fusha ishte e rrëshqitshme në fillim, por goli na qetësoi dhe më pas e patëm kontrollin e topit. Na është dashur zemër dhe kurajë që të fitojmë këtu pasi që askush nuk e kishte bërë më parë këtë sezon në këtë fushë. Ata kanë thellësi në lojën e tyre dhe është një ekip që ka një mesatare prej tre golash për ndeshje. Reali është ekip i frikshëm, por sot, ata kanë pasur vetëm një ose dy raste të cilat u krijuan pasi ne humbëm topin”.

No comments:

Post a Comment