16 April 2010

LA LIGA: ESPANYOL -BARCELONA NË ALSAT-M

image Pritet të jetë një ndeshje e rëndë për Barcelonën

Pas disfatës javën e kaluar në “El Clasico” nga Barcelona, Reali i Madridit, në kuadër të javës së 32-të, si mysafir shënoi fitore ndaj Almerisë me rezultatin 1:2. Të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin vendasit, edhe atë me anë të Krusat në minutën e 16- të ndeshjes, ndërkohë golat për “mbretërit” i shënuan Kristiano Ronaldo dhe Van der Vaart. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar mbrëmë Valencia falë dy golave të David Silvas erdhi deri tek fitorja në përballjen me Atletik Bilbaon.
Ndërkohë këtë fundjavë në program janë ndeshjet e javës së 33-të. Barcelona si mysafir do të përballet me Espanjollin. Këtë ndeshje shikuesit tanë do të kenë mundësi ta ndjekin të shtunën me fillim në ora 20:00, njëjtë sikurse edhe ndeshjen ndërmjet Viljarealit dhe Atletiko Madridit me fillim në ora 22:00. Të dielën në program janë 6 takimet e radhës, ndërkohë në ekranin tonë me fillim në ora 19:00 vjen përballja mes Atletik Bilbaos dhe Zaragozës. Java e 33-të mbyllet të hënën me ndeshjen Majorka – Osasuna.

E shtunë:
Sevilla - Sporting G
Espanyol - Barcelona (Alsat-M, ora 20:00)
Villarreal - Atletico Madrid (Alsat-M, ora 22:00)
E diel:
Deportivo - Almeria
Malaga - Valladolid
Tenerife - Getafe
Xerez - Racing S.
Athletic B. - Zaragoza (Alsat-M, ora 19:00)
Real Madrid - Valencia
E hënë:
Mallorca - Osasuna

No comments:

Post a Comment