07 April 2010

ROBI BAXHO VIZITON MESSIN NË DHOMAT E ZHVESHJES PARA NDESHJES ME ARSENALIN

image Ylli i dikurshëm i futbollit italian, Roberto Baxho respekt të madh për argjentinasin, Leo Messi

Ylli i dikurshëm i futbollit italian, Roberto Baxho ka vizituar Messin dhe shokët e tij të skuadrës në dhomat e zhveshjes para ndeshjes së mbrëmshme kundër Arsenalit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, në të cilën ndeshje “katalonasit” shënuan fitore të lartë me rezultatin 4:1, ndërsa pikërisht Messi ishte hero i skuadrës së trajnerit Guardiola, duke shënuar të katër golat.
“Robi Baxho erdhi te ne në dhomat e zhveshjes dhe kjo më bën të ndjehem i kënaqur. Ai është një shok i imi dhe i dhashë të drejtën që të flasë me futbollistët e mi. Ai e di që Barcelona është shtëpia e tij”, tha Guardiola. Baxhio ka respekt të madh për argjentinasin, Leo Messi dhe enkas ka shkuar për të që ta shikojë lojën maestro të tij kundër Arsenalit.

No comments:

Post a Comment