18 April 2010

Pochettino dhe Guardiola të kënaqur pas derbit katalunas

Pep Guardiola, Foto: AP
Pas barazimit pa gola mes Espanyolit dhe Barcelonës në derbin lokal, të dy trajnerët e skuadrave respektive kanë reflektuar në pikën e marrë në këtë takim.
“Ekipi ishte shumë i fortë dhe sot (e diel) do të jemi përsëri liderë. Është kënaqësi të jesh në krye të lojtarëve me këtë shpirt. Ne meritojmë çdo lëvdatë për pozitën ku jemi tani”, tha Guardiola.
"Pochettino nga ana tjetër ishte shumë i kënaqur duke thënë se skuadra e tij nxori një pikë nga skuadra më e fortë në botë.
“Kundërshtar e kemi pasur ekipin më të fortë në botë. Ishte një vuajtje titanike dhe një presion enorm. Ekipi ynë meriton komplimente. Nuk më kujtohet hera e fundit kur Barcelona ka pasur aq pak goditje në portë”, përfundoi Pochettino

No comments:

Post a Comment