16 April 2010

Pele: Messi më i mirë se unë? Le të shënojë 1.000 gola!

Pele
Lartmadhëria braziliane e futbollit, Pele, ka hedhur poshtë mundësinë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë duke deklaruar se ai duhet të shënojë së pari 1.000 gola për t’u krahasuar me të.
Messi ka shënuar 40 gola në 44 ndeshjet me Barcelonën këtë sezon, ndërsa katërgolëshi i tij ndaj Arsenalit, ka çuar në pohime se ai është më i mirë se Maradona dhe Pele.
"Por, Pele ka dyshime mbi aftësinë dhe potencialin e Lionel Messit, duke besuar se nuk duhet të bëhen krahasime të tilla përpara se ai të shënojë 1.000 gola.
“Ata gjithnjë tentojnë ta krahasojnë dikë me Pelen. Unë gjithnjë bëj shaka më miqtë e mi argjentinas se ata duhet të zgjedhin lojtarin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Argjentina. Më pas, kur njëri prej tyre të shënojë 1.000 gola, atëherë mund të fillojmë të flasim”.
“Messi është lojtar i madh. Ai luan shumë mirë për Barcelonën por ka dështuar të tregojë talentin e tij me kombëtaren argjentinase. Ndoshta do ta bëjë këtë në Kampionat Botëror, le të presim dhe të shohim”, përfundoi Pele.
"Këto pohime të Peles natyrisht se pritet të zgjojnë debate mes argjentinasve dhe brazilianëve para fillimit të Kampionatit Botëror

No comments:

Post a Comment