11 April 2010

“MARCA”, ADIOS PELLEGRINI

image Sipas të gjitha gjasave Pellegrini do të ndahet me Realin në fund të sezonit

Disfata e mbrëmshme e Realit të Madridit në “El Classico-n” e 160-të, kundër Barcelonës, me siguri do të shtyj drejtuesit e skuadrës “mbretërore”, që pas përfundimit të sezonit të ndahen me trajnerin kilian Manuel Pellegrini.
“Koha e Pallegrinit ka mbaruar” – shkruan në numrin e saj të sotshëm e përditshmja më e lexuar sportive në Spanjë, “Marca”. Kontrata e Pellegrinit me Realin skadon në verën e vitit 2011, dhe në rast se drejtuesit e skuadrës nga “Bernabeu”, dëshirojnë që të prishin këtë kontratë atëherë trajnerit kilian duhet që ti paguajnë rreth 5 milion euro, dëmshpërblim. Reali i Madridit edhe pse gjatë këtij sezoni harxhoi para të mëdha në transferimin e shumë yjeve të futbollit botëror si duket, në fund “galaktikat” do mbeten pas asnjë trofe.

No comments:

Post a Comment