27 April 2010

LAPORTA: ETO DO SHËNOJ, MIRËPO BARSA DO LUAJ NË FINALE


Presidenti i skuadrës kampione të Botës dhe Evropës, Barcelonës – Huan Laporta shprehu optimizëm para ndeshjes së mërkurës kundër Interit në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Sipas tij, Barcelona do të arrijë të shënoj ndaj italianëve edhe përkundër faktit që ata në “Kamp Nou” udhëtojnë me dy gola epërsi. “Mendoj se ish futbollisti ynë, Samuel Eto do shënoj, megjithatë jam i sigurt se Barsa do eliminoj Interin dhe se në fund të përzgjedhurit e trajnerit Pep Guardiola do luajnë në finalen e madhe në Madrid” – tha Laporta për mediat iberike.

No comments:

Post a Comment