19 April 2010

BARCA ME AUTOBUS NË MILANO

image Mesi dhe Pike i pret një rrugë e gjatë me autobus

Të martën në “San Siro” duhet të zhvillohet gjysmëfinalja e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve në mes të Interit dhe Barcelonës, mirëpo a do të zhvillohet ndeshja apo jo, ende nuk dihet. Problem kryesor për moszhvillimin eventual të ndeshjes është mjegulla nga erupsioni i vullkanit në Islandë që paralizoi tërë hapësirën ajrore në Evropë. Në rast se nuk hapen aeroportet evropiane deri sonte në mbrëmje, skuadra e Barcelonës planifikon që drejt Milanos të niset me autobus. Udhëtimi i katalanasve është i gjatë 980 km dhe pritet të zgjatë rreth 10 orë.
Kreu i UEFA-së të hënën pritet të marrë vendimin se a do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës këtë javë apo ato do të anulohen.

No comments:

Post a Comment