10 April 2010

Alves dëshiron Kakan në Barcelona

Mesfushori i Real Madridit, Kaka
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, thotë se atij do t’i pëlqente ta shohë Kaka të luajë në Barcelona. 'Alves vazhdimisht kishte mbrojtur bashkëlojtarin e tij brazilian në shtypin spanjoll, pasi ish-lojtari i Milanit ka dështuar pas transferimit në Real Madrid.'I pyetur se kënd do të dëshironte të shohë në Barcelona, Alves ka thënë për Guardian: “Kaka. Jo vetëm sepse ai është miku im, por po ashtu sepse mendoj se ai do të përshtatej mirë”.
“Vërtet më pëlqejnë lojtarët që i kemi, të cilët janë fenomenal, por ai do të na jepte edhe më shumë neve. Jashtë fushe ai është shumë kthjellët. Ai flet pesë gjuhë dhe ka studiuar”, ka shtuar Alves

No comments:

Post a Comment