07 April 2010

PIKE DHE IBRA STËRVITEN INDIVIDUALISHT

image Ende në pikëpyetje për ndeshjen e madhe kundër Realit të Madridit

Paraqitja e mbrojtësit Zherard Pike dhe sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç për ndeshjen e madhe kundër Realit ende është në pikëpyetje. Që të dy stërviten individualisht, me qëllim që të kurohen dhe të jenë të gatshëm për “El Classico”. Deri në ndeshjen e së shtunës me Realin, “katalonasit” do bëjnë edhe dy stërvitje, ndërsa nga kampi “blaugran” shpresojnë të paktën njëri prej tyre të jetë i gatshëm për sfidën e madhe. Sot në qendrën stërvitore “Siudad Esportiva”, trajneri Pep Guardiola me futbollistët e tij bëri disa stërvitje të lehta me qëllim që futbollistët të mos jenë edhe aq shumë të ngarkuar veçanërisht pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Arsenalit, në të cilën ndeshje skuadra kampione, shënoi fitore me rezultatin 4:1, kështu duke arritur deri në gjysmëfinale ku do të përballet me kampionin e Italisë, Interin. Ndaras nga shokët e tjerë të skuadrës u stërviten Çavi, Jaja Ture dhe Gabi Milito.

No comments:

Post a Comment