08 April 2010

Maradona krahason Messin me Zotin

Messi dhe Maradona, Foto: Getty Images
Pasi që pa Messin duke shkatërruar çdo gjë para vetes ndaj Arsenalit, trajneri i tij te kombëtarja argjentinase Diego Maradona, ka tejkaluar çdo kufi duke e krahasuar Lionel Messin me Zotin.
Të gjithë janë mahnitur nga e bëma e Lionel Messit të martën në Camp Nou ndaj Arsenalit, që vuri vulë se është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë për Barcelonën, ndërsa legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, ka pasur guximin ta krahasojë atë me Zotin.
“Ne jemi të gjithë të lumtur për të dhe ne e dimë se sa me fat jemi që ai është argjentinas. Për momentin, ai po luan futboll më mirë se Zoti. Unë i kam thënë atij se koha ime ka kaluar. Unë i kam thënë se është në dorë të tij se çfarë mund të bëjë në karrierë dhe në fund do ta shohim se kush ishte më i miri”.
“Është thënë se Messi nuk ka pasion kur luan për Argjentinën, por unë e kam parë për së afërmi dhe them se mund të mbështetem në të. Dua që lojtarëve të mi t’ua shtoj besimin dhe mendoj se kjo skuadër ka më shumë talent se ajo e vitit 1986. Kam besim të madh në këta djelmosha dhe njerëzit mund të mendojnë çfarë të duan. Nëse duhet të ndërmarr rreziqe, këtë dhe do ta bëj”, deklaroi Maradona

No comments:

Post a Comment