10 April 2010

Alves: Rooney më i mirë se Ronaldo

Ronaldo e Runi, Foto: Ole Ole
Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka vazhduar me deklaratat e tij sensacionale para ‘el Classicos’ duke thënë se Wayne Rooney është më i mirë se Cristiano Ronaldo me ç’rast për Leo Messin thotë pa kurrfarë dyshimi ai është më i miri në botë.
“Vërtet e kam një pikë të dobët te Rooney…ai është i pabesueshëm, fantastik. Ai është i mrekullueshëm. Mënyra se si luan… Ai është perfekt”.
“Ai është më i mirë se Cristiano Ronaldo, por Ronaldo ia morri protagonizmin vitin e kaluar”.
“Messi është pa kurrfarë dyshimi futbollisti më i mirë në botë. Sa për Unitedin, tani United është një ekip i vërtetë dhe jo kur e kishte Ronaldon”, përfundoi Alves

No comments:

Post a Comment