20 April 2010

Inter – Barca, befasia e Mourinhos

Jose Mourinho, Foto: AP
Jose Mourinho duket se ka vendosur të aplikojë një taktikë krejtësisht ndryshe te skuadra e tij, për të prishur planet e Barcelonës dhe për të ndalur Lionel Messin.
Me gjithë këto fjalë kohëve të fundit se si do ta ndalë Mourinho, Lionel Messin, Goal.com ka mësuar se Mourinho do ta lirojë Maiconin nga përgjegjësitë defensive për ta vënë atë në mesfushën ofensive . Vendin e tij në krahun e djathtë pritet ta zë Javier Zanetti, që do të mbajë përgjegjësi të plotë për të ndalur Lionel Messin e pandalshëm.
"Por, pse do të zhvendoset Maicon? Mourinho ka vendosur ta përdorë këtë taktike duke parë dobësinë e krahut të majtë të Barcelonës, ku do të luajë ose Maxwell ose Abidal. Goran Pandev definitivisht nuk do të luajë për shkak të formës së dobët dhe në pozitën e tij do të zhvendoset Sneijder, pra, besoni ose jo në sulm.
"Mourinho i ka luajtur me kujdes letrat e tij pasi që ka paralajmëruar një ose dy befasi për Guardiolën, ashtu siç bëri ndaj Chelseat, kur në Stamford Bridge aplikoi taktikë totalisht ofensive.
"Gjithashtu bëhet e ditur se Jose Mourinho pritet të heqë dorë nga formacioni ultra sulmues duke aplikuar një formacion më pragmatik prej 4-1-4-1 ose 4-2-3-1, që do të përbëhej nga: Julio Cesar; Cordoba, Lucio, Samuel, Zanetti, Thiago Motta, Cambiasso, Maicon, Sneijder, Eto’o, Milito

No comments:

Post a Comment