15 April 2010

Begiristain: Nëse e duam Fabregasin, do ta marrim

Cesc Fabregas, Foto: Getty Images
Barcelona ka mohuar shkrimet e të mërkurës nëpër media, të cilat citonin drejtorin e Arsenalit, Peter Hill-Wood duke thënë se Barcelona i kishte premtuar Arsenalit se nuk do të interesohej për Cesc Fabregasin gjatë kësaj vere.
Këtyre pohimeve të drejtorit të Arsenalit iu kundërpërgjigj shpejtë sekretari teknik i Barcelonës, Txiki Begiristain, që i ka dërguar një mesazh të qartë Arsenalit duke thënë se nëse e do Fabregasin atë dhe do ta marrë.
“Nëse Barcelona mendon se ai është i nevojshëm për ekipin, ne do ta transferojmë, gjithnjë duke respektuar negociatat. Kurrë nuk kemi thënë se nuk do të provojmë të transferojmë Cesc Fabregasin. Le të shohim çfarë do të ndodhë”, tha Begiristain për AS.

No comments:

Post a Comment