23 April 2010

Tifozet azulgran’ nxehin ndeshjen Barca – Inter



Baza e fansave te Fc Barcelones kane leshuar nje imell, per te cilen
thirren te gjith tifozat blaugran t’i japin zemer dhe kurajo Barcelones
ne ndeshjen me Interin.
Letra osht kjo:
Të dashur antar social dhe tifoz ‘azulgran’. Ne kemi shijuar për
një vit e gjysëm një spektakël që askush përpara nuk e ka shijuar, kur
është puna për në fushën e futbollit. Ne kemi jetuar një pasuri të
tepërt, falë një ekipi që na ka dhënë neve muajt më të mirë të jetës
sonë dhe që na ka bërë të ndjehemi krenar për ngjyrat të cilat i mbajm
në zemrat tona.
Ekipa është e lodhur dhe nganjëherë duket sikur të jetë në
pushim, por nuk është as i dërrmuar, e aq më pak i mundur. Ky ekip ka
ende për të thënë fjalën e fundit. Mos dyshoni në ta.
Tani është rradha jonë. Është rradha e tifozve, për të treguar
vlerësimin tonë për atë qe kemi jetuar, duke bërë Camp Nou një ferr për
Interin më 28 prill.
Ata që shkojn në stadium, duhet të shkojn tre orë perpara, të
veshur në ngjyrat e Barçës dhe të bëjnë atmosferë. Përveq kësaj,ata që
nuk mund të shkojn, mund gjithashtu të bashkpunojn duke i rregulluar
ballkonet e tyre, dritaret, apo qfardo që mund të bëjnë.
Barcelona dhe e gjith Katalunia duhet të vishet në ngjyrat
‘azulgran’! Ne ja kemi borxh këtë klubit, ekipës, stafit teknik, dhe Pep
Guardiolës! Tani ata kanë nevoj për ne! Ne do t’ia dalim! Shihemi në
Madrid!!!

No comments:

Post a Comment