12 April 2010

Guardiola: Pedro i ka tejkaluar pritjet

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ishte pa fjalë kur kishte të bëjë me sulmuesin e ri Pedro, duke thënë se ai i ka tejkaluar pritjet për të.
“Ai është i pabesueshëm. Ne të gjithë e dinim se ai është lojtar kualitativ dhe se ai është mjaft i mirë për ekipin e parë, por ai po ofron më shumë se që kemi paramenduar”.
“Nuk kam fjalë për këtë djalosh dhe atë çfarë ka bërë ai këtë sezon. Ne jemi të kënaqur me paraqitjet e tij dhe unë vetëm shpresoj se ai do të vazhdojë kështu siç ka bërë deri tani”, u shpreh Guardiola

No comments:

Post a Comment