27 April 2010

ARSHAVIN PËRSËRI I VETË OFROHET BARCELONËS

Mesfushori rus i cili aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës nga Premier Liga Angleze, Arsenal edhe një herë tjetër ka shfaqur dashurinë e tij që ka për skuadrën kampione të Evropës, Barcelonën.
Andrei Arshavin më shumë se çdo kush dëshiron të luaj për Barcelonën dhe shpreson se një ditë kjo ëndërr do bëhet realitet. Para se të kalonte në Arsenal, emri i tij ishte i lidhur me një kalim te gjiganti spanjoll, megjithatë një marrëveshje mes tij dhe skuadrës nga “Kamp Nou” nuk u arrit dhe në fund Arshavin përfundoi në kampionatin anglez.
“Madje vetëm një sezon të luaja te Barsa, ai do të ishte kulmi i karrierës time. Barca është ekipi më i mirë në botë dhe shumë më pëlqen stili i tyre i lojës. Ata për momentin janë më të mirët” – i sigurt është në deklaratën e tij rusi, Arshavin.
Arshavin gjithashtu nuk fshehi simpatitë që ka ndaj trajnerit të Interit, Hoze Murinjo: “Ai është një gjeni. Mendoj se tre trajnerët më të mirë në botë janë Kapello, Murinjo dhe Hidink” – shtoi futbollisti i kombëtares ruse

No comments:

Post a Comment