08 April 2010

Ibra: Fitimi i LK në Bernabeu do jetë fantastik

Zlatan Ibrahimovic, Foto: AP
Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se triumfi në Ligën e Kampionëve, në shtëpinë e Real Madridit do të përbënte një titull më të ëmbël.
“Ne po e shkruajmë historinë dhe jam krenar që jam pjesë e saj. Fitimi i titullit në Bernabeu do të ishte fantastik pasi që po bëjmë gjithçka për të qenë në finale”, thotë Ibra, i cili shprehet të jetë i sigurt se skuadra e tij do ta eliminojë Interin (në gjysmëfinale).
“Barcelona dhe Interi janë dy ekipe të ndryshme. Këtu duhet të mbani topin, kurse në Itali mendojnë se një gol është i mjaftueshëm”, deklaroi Ibrahimovic për La Gazzeta dello Sport

No comments:

Post a Comment