11 April 2010

MESSI: KEMI BËRË NJË HAP TË MADH DREJT TITULLIT

image Messi: kemi bërë një hap të madh drejt titullit në Spanjë

Fitorja e Barcelonës ndaj Real Madridit në “El Classicon” numër 160-të i ka rritur dukshëm gjasat për skuadrën nga “Kamp Nou”, për të mbrojtur titullin e vitit të kaluar. Një mendim të tillë ndanë edhe super ylli argjentinas Lionel Messi i cili një herrit ishte edhe autor i golit të parë në ndeshjen e mbrëmshme, në “Santiago Bernabeu”.
“A e kemi fituar titullin? Ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Ne kemi disa ndeshje të vështira si mysafir, megjithatë duhet pranuar se kemi bërë një hap të madh dhe jemi shumë pranë titullit. Ndeshja e mbrëmshme ishte një ndeshje e mbyllur për arsye se ekipet respektonin njëri-tjetrin. Ne i patëm rastet dhe i shfrytëzuam, për këtë arsye dhe e fituam ndeshjen”.
I pyetur në lidhje me një krahasim mes tij dhe Ronaldos, Messi u përgjigj:
“Unë kundër Ronaldos? Nuk ishte për atë, ju lutem, Barca ishte superiore ndaj Realit dhe kjo vlen më shumë. Ne morëm tri pikë tejet të rëndësishme. Tani jemi në krye të tabelës dhe kemi gjasa të mira për të mbetur aty deri në fund.
Gazetarët spanjoll nuk lanë pa parashtruar edhe pyetje lidhur me ligën e kampionëve, si dhe mundësinë për të mbrojtur titullin edhe në këtë veprimtari.
“Liga e Kampionëve? Le të shkojmë hap pas hapi. Ne mund të shkruajmë më shumë histori, shumë më shumë nëse na vjen përpara rrugës, por duhet të vazhdojmë të punojmë shumë”, - tha argjentinasi Messi pas përfundimit të ndeshjes me Realin.

No comments:

Post a Comment