08 April 2010

MARADONA: MESSI IK NGA DROGA, MOS GABO SI UNË...

image Maradona këshillon Messin që të jetë i kujdesshëm

I vetëdijshëm se në përfaqësuesen e tij ka futbollistin më të mirë në botë për momentin,trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona potencoi se Mesi është në rrugë të mirë të bëhet futbollisti më i mirë në histori.
"Ai është në rang më të lartë, më i miri në botë dhe futbollisti kyq në suksesin e Barcelonës" theksoi Maradona, për të cilin shumica e njerëzve besojnë se është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit.
Karierën e tij të mahnitëshme, Maradona e shkatërroi me gabimet e tij katastrofale në jetën e tij private përplot me alkohol dhe drogë. I vetëdijshëm se çka sjell fama e madhe, Maradona sot ia tërheqi vërejtjen Leo Mesit
"Mesit i duhet qetësi në jetën private. I duhet familja e tij dhe e dashura. Asgjë më tepër. Nëse nuk i rrespekton këto, ai do të përfundojë si unë, në jetën e drogës. Kam biseduar me atë shumë, posaqërisht pas ndeshjes miqësore me Gjemraninë dhe i kam treguar se çka më ndodhi mua. I kam thënë që të ketë shumë kujdes në shoqëri. Karriera ime ka përfunduar ndërsa ai sapo ka filluar të shkëlqejë dhe nëse vazhdon kështu, me padyshim ai do të jetë futbollisti më i mirë në historinë e futbollit" përfundoi legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona.

No comments:

Post a Comment