28 February 2009

Wayne Rooney, ambicioz per kater trofe

Sulmuesi Wayne Rooney mendon dhe ka besim se ManUTD mund te triumfoje ne kete sezon, duke fituar kater trofe, pasi skuadra eshte shume me e forte se sezonin e kaluar, kur u shpall kampione e Anglise dhe e Evropes.

Te dielen ManUTD luan ne Wembley me Totenhem finalen e Carling Cup dhe me pas duhet te ndjek linjen e suksesit ne ligen e pare angleze, ligen e kampioneve dhe kupen e Anglise.

Ne Old Trafford ne vitrinen e trofeve eshte vendosur kupa e botes midis klubeve kampione te konfederatave. Ne nje interviste dhene tabloidit britanik The Sun, Wayne Rooney thekson: “Shpresoj se suksesi ne kater pista eshte i mundshem.

Ne kemi nje shans te madh ne finalen e Curling Cup, por pozicioni yne eshte solid dhe ne ligen e pare dhe ne kupen e Anglise ku jemi ne cerekfinale. Mendojme se mund te arrijme dhe ne cerekfinalet e liges se kampioneve. E dime se duhet shume pune per kete sukses shumeplanesh, por mendojme pozitivisht, pasi skuadra jone eshte shume me e forte se nje sezon me pare”.

Per Wayne Rooney suksesi ne Uembli eshte nje enderr qe e ka ngacmuar qysh kur ishte femije: “Kujtoje nje finale ne Wembley kur Everton mundi ManUTD. Carling Cup ishte trofeja e pare qe fitova me ManUTD, por ne Kardif.

Tani dua ta fitoje ne Wembley, qe eshte nje vend special ne futbollin anglez”, perfundoi sulmuesi i djajeve te kuq.

Lleida 0 - 3 Barça Atlètic


Barça Atletic ka shënuar fitore me rezultat bindës 0-3 kundër UE Lleida. Golat për Barça Atletic u shënuan nga Benjamin(Benja) 2 gola (min. 44 dhe min. 55) dhe Goran Maric (min.90). Me këtë fitore FC Barcelona Atletic i është afruar Playoffit ku nëse kualifikohet do të garojë për të dalë në ligën e dytë Spanjolle.

Barça Atlètic u paraqit me këtë formacion: Miño, Córcoles, Joni López, Fontàs, Botía, Nolito (Xavi Torres min. 71), Rueda, Longàs, Benja(Maric min. 80), Thiago, Jeffren (Rayo min. 85)

Juve shënon fitore të vështirë

Skuadra e Juventusit ka arritur të nxjerrë tre pikë nga një përballje shumë e vështirë kundër Napolit.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos, ndërmjet Juventusit dhe Napolit, ka përfunduar me fitore minimale të skuadrës vendase, prej 1-0.
Bardhezinjtë ishin skuadër shumë më e mirë në pjesën e parë duke dominuar lojën dhe duke krijuar raste, me ç’rast erdhi edhe goli, pa përfunduar pjesa e parë (44’), ndërsa golashënues ishte Claudio Marchisio.
Në pjesën e dytë, mysafirët napolitanë krijuan presion të madh para portë së Gigi Buffon, sidomos në minutat e fundit të ndeshjes, madje duke shënuar, por goli i tyre
u anulua nga gjyqtari.
Me këto tre pikë Juventus i afrohet Interit në gjashtë pikë, dhe do të mundohet ta ngushtojë diferencën e pikëve, kur dihet se zikaltrit të dielën përballen me Romën në Giuseppe Meazza.

Guti do të braktisë Realin në vitin 2011

Guti ka vendosur të largohet nga Reali i Madridit në vitin 2011. Këtë e deklaron vetë futbollisti i kampionëve të Spanjës në një intervistë për kanalin televiziv “La Sexta”. Kapiteni i Realit (në mungesë të Raulit) dëshiron t’i lërë vendin të rinjve në ekip, të cilët premtojnë më shumë për klubin legjendar. “Kam vendosur të largohem për t’i lënë vendin më të rinjve, -deklaron Guti. Kërkoj të provoj një eksperiencë ekzotike. Vendet e mia më të preferuara janë: Shtetet e Bashkuara,

Yaya Toure nuk do ti japim rast Realit

Yaya Toure tha se ne ndeshjen kunder Atletiko Madridit nuk do ti japim rast Realit qe te Afrohet ne tabel.
Yaya Toure tha se ne ndeshjen kunder Atletiko Madridit nuk do ti japim rast Realit qe te Afrohet ne tabel.Te gjith lojtaret jan te vetedijshem per rendesin e ndeshjes ne Vincente Calderon,dhe mendoj ktu nuk do ti japim rast qe te na ofrohet Reali.

“Laporta Benzama esht nje nga qellimet e mia ne qoft se Eto’o nuk Vazhdon kontraten”

Juan Laporta deshiron ne klub talentin e lyonit Karim Benzaman dhe ne qoft se Eto'o nuk vazhdon kontrat ateher Benzama do te jet Zevendsues i tij.

Laporta foli per Benzaman dhe tha se esht nje lojtar I klasit te lart dhe se esht njery nder qellimet e tij per te zevendesuar Eto’o ne ver.Në gar te Liges se Kampioneve mes Barcas dhe Lyonit ka dhen shum hapesir per te biseduar me lojtarin dhe me klubin francez Lyon,Informatat tjera rrjedhin se Laporta ka ftuar per darkë midis dy njesive per nje transferim te lojtarit francez,Dy presidentet u shprehen me shum rreth kushteve ekonomike te cilet kerkon klubi dhe lojtari per transferimin e tij,Poashtu Barcelona esht shum afer transferimit te Ryberys te cilet Guardiola ka shpreh nje interesim te madh dhe si duket Bayerni esht pajtuar me nje ofert te cilen ka derguar barca,Por ende nuk esht ber Transferimi I vertet vetem behet fjal se Ryberi ne veren e Ardhshme mund te jet ne klubin katalanas.Por Barcelona ende esht ne bisedime per te vazhduar kontrat me Samuel Eto’o dhe deshirojn qe kjo te arrihet sa me shpejt,por barcelona ka nje list te lojtarve te cilet deshiron ti sjell ne klub Benzama dhe Ryberi jan dy fitirat qe mund te jen ne ver ne barca,Poashtu behet fjal per transferuar Torresin Ose Villa.

Buffon Mund te kisha Nenshkruar me Barcan”


Buffon kur ishte lojtar i parmas shpjegoi se me Cilin Klub ishte i afert per te nenshkruar Kontrat para se te nenshkruan me Juven.

Portjeri Italian I ekipit te juventusit,ne nje intervist tregoi rreth interesimeve te tija dhe ne cilin klub ishte afer nenshrkimit kur ai u transferua ne Juve,Ne vitin 2001 kur ai ishte portjer I parmas ai kishte shum interesim te madh nga Barcelona Juventus dhe Roma,Ai deshironte njeher Roma pasi qe kishte nje shoqri shum te mir me Tottin dhe Vito Scala,ne at koh erdhi dhe Capello I cili ishte I interesuar per transferimin tym por Roma ne fund vedosi ta mer Pelizzolin dhe ju mua,ata transferuan ate sepse kerkonte nje qmim me te vogel,Ai kishte deshiren tjeter te kalonte ne barcelon por Menageri I tij dhe Babai I tij ate e penguan per tu transferuar ne barcelon sepse ata thonin qe Barcelones tany nuk I nevoiten Portjer sepse ne at koh barcelona kishte Bonanon,Pepe Reina,Por barcelona ateher mori edhe Deutrelin dhe keshtu un vendosa te kali ne Juventus,Por un nuk jam I deshpruar qe zgjodha Juventis esht klubi qe e kam dashur dhe esht nje klub I fort dhe kam deshiruar te luaj ketu gjithmon dhe e arrita nje qellim,Por un I kisha deshiruar edhe dy klubet Romen dhe klubin nderkombetar Barcelonen,

Buffon shpjegoi arsyet e vendimit te tij dhe qe kishte interesime qish ne at koh dhe ai deshiront e vazhdon te jet pran juventisit deri ne fund te karrieres Perfundon Buffon.

Sevilla përforcon vendin e tretë

Skuadra e Sevillas ka shënuar fitore si mysafir i Athletic Bilbaos me rezultat 2-1.
Edhe pse ishin vendasit ata që shënuan të parët (26’), me anë të Gabilondos, mysafirët arritën që ta përmbysin rezultatin dhe të nxjerrin tre pikë nga ky takim.
Pa përfunduar pjesa e parë (44’), sulmuesi Frederic Kanoute, barazoi rezultatin me golin e tij të parë në këtë ndeshje.
Disa minuta brenda pjesës së dytë (58’), Kanoute shënoi golin e dytë dhe të fitores për Sevillën.
Me këtë fitore, andaluzianët largohen për gjashtë pikë nga Villarreali që mban vendin e katërt me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Zarate i sjell tre pikë Lazios

Sulmuesi argjentinas, Mauro Zarata, ka shënuar të dy golat e fitores 2-0 të Lazios ndaj Bolognas, ndeshje që u zhvillua në Olimpiko të Romës.
Zarate shënoi nga një gol secilën pjesë, nga nëntë minuta para fundit të secilës. I riu argjentinas herën e parë mposhti portierin Antonioli pas 36 minutash lojë. Goli i dytë i Zarates erdhi në minutën e 81-të pas një loje të mirë me Tomasso Rocchin.
Rastin më të mirë Bologna e pati në minutën e 39-të kur sulmuesi Marco Di Vaio pati rastin ta shënojë golin e 16-të këtë sezon.
Me fitoren e fundit Lazio ngrihet në pozitën e shtatë me 38 pikë

Lampard dërgon Chelsean në pozitën e dytë

Mesfushori Frank Lampard ka shënuar në momentet e fundit të ndeshjes për t’i dhënë tri pikë të rëndësishme Chelseat në përballje me Wigan Athletic, të cilat pikë e ngritin klubin londinez në pozitën e dytë të Premierligës.
Blutë kaluan në epërsi që në pjesë të parë me anë të një goditjeje të shkëlqyer të kapitenit John Terry (25’), por mysafirët e palodhshëm nuk u dorëzuan dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen tetë minuta para fundit të ndeshjes, kur Olivier Kapo shënoi golin e barazimit.
Por kur u duk se gjithçka do të përfundonte me ndarje pikësh, ishte Frank Lampard i cili u gjend në momentin e duhur për të shënuar me kokë, në minutën e parë të kohës shtesë, duke ruajtur tri pikët në Stamford Bridge.
Me këtë fitore Chelsea grumbullon 55 pikë në vendin e dytë, sa ka edhe Liveprooli që zbret në të tretin pas humbjes në fushë të Middlesbrough. Manchester United mbetet lider me 62 pikë dhe një ndeshje më pak.

Liverpooli gjithnjë më larg ëndrrës

Skuadra e Liverpoolit është mposhtur nga skuadra e parafundit në tabelë, Middlesbrough.
Takimi i zhvilluar të shtunën në Riverside Stadium, ndërmjet Middlesbrough dhe Liverpool, ka përfunduar me rezultat prej 2-0 në favor të skuadrës vendase.
Vendasit kaluan në epërsi pas një goditjeje nga këndi, me ç’rast Xabi Alonso shënoi autogol (32’).
Middlesbrough dyfishoi epërsinë me anë të Tuncay Sanli (63’), pasi të gjithë punën e kreu Aliadiere, i cili shmangu dy mbrojtës para se të pasonte te bashkëlojtari i tij.
Me këtë fitore Middlesbrough largohet paksa nga fundi i tabelës, së paku deri të dielën. kur i zhvillojnë ndeshjet Blackburn dhe Stoke City.
Ndërkaq kjo humbje ia minimizon Liverpooolit mundësitë për t’u shpallur kampion, duke ditur se Manchester United është shtatë pikë para, ndërsa të dielën mund të bëhen dhjetë pikë

Arsenali nuk po ia del

Topçinjtë e Arsenalit vazhdojnë me formën e dobët në sulm, pasi për të katërtën herë radhazi barazuan pa gola në ndeshjen e Premierligës përballë Fulhamit në Emirates Stadium.
Në një lojë mjaft argëtuese me posedim të ekuilibruar të topit, djelmoshat e Arsene Wenger dështuan edhe njëherë të shënojnë, edhe pse patën më shumë raste se mysafirët.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve nga të dyja anët. Andy Johnson preku shtyllën që në minutën e dytë, derisa Samir Nasri bëri të njëjtë gjë kë anën e kundërt. Edhe pjesa e dytë filloi me dominim e Arsenalit, por që nuk realizoi me ndonjë konkretizim.
Arsenali tash mbledh 47 pikë në vendin e pestë të tabelës së Premierligës, dy më shumë se Evertoni sot shënoi fitore ndaj WBA.
Aston Villa në pozitën e katërt ka 51 pikë, dhe do të ketë rastin ta forcojë pozitën në ndeshjen e nesërme, kur pret në fushë të vet Stoke Cityn.

Hertha sërish në krye


Hertha Berlin është ngjitur sërish në krye të tabelës në Bundesligë, pasi ka shënuar fitore në takimin e zhvilluar të shtunën në Berliner Olympiastadion, kundër skuadrës së fundit në tabelë, Monchengladbach.

Vendasit nga kryeqyteti gjerman krijuan epërsi të dyfishtë me anë të Andrey Voronin (28’) dhe Pal Dardai (44’), ndërsa krejt çka arritën mysafirët ishte ngushtimi i epërsisë në 2-1, me golin e Michael Bradley (69’) nga pika e bardhë. 

Sensacioni i këtij viti në Bundesligë, skuadra e Hoffenheim, duket se e ka humbur shkëlqimi, pasi ka arritur të nxjerrë vetëm një pikë duke barazuar pa gola në fushën e Borussia Dortmundit.

Ancelotti: Objektivi i Milanit kualifikimi në LK

Milani gjithnjë e më shumë po tërhiqet nga objektivat e tyre. Në fillim të sezonit objektiv kryesor ishte Scudetto, pastaj Kupa UEFA, ndërsa tani trajneri i Rossonerëve, Carlo Ancelotti, ka thënë se objektivi kryesor i skuadrës së tij është që të mbetet në katër vendet e para në tabelë.
“Vitin e ardhshëm e shoh Milanin në Ligën e Kampionëve dhe unë do të jem sërish trajner. Eliminimi nga Werderi na dëmtoi, mirëpo tani ne e dimë qëllimin tonë: të përfundojmë sezonin në vendet e para në tabelë”.
“Nuk ka pasur zënka me Gallianin, por ai e ka bërë të qartë, atë që ne tashmë e dimë, dhe duhet ta realizojmë, pra të jemi në Ligën e Kampionëve sezonin ardhshëm”, ka thënë Ancelotti

Figo inkurajon Ronaldon t’i bashkohet Realit


Ish-ylli i Real Madridit, Luis Figo, ka porositur bashkëvendësin e tij, yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldon, të transferohet në Bernabeu.

“Real Madrid është klubi më i rëndësishëm në botë, klubi më i mirë në botë. Mendoj se Ronaldo tashmë ka krijuar imazh në United”, ka thënë Figo për Marca.

“Ai ka fituar gjithçka që mund të fitojë me klubin anglez, që është edhe një klub tjetër i madh, por ai duhet të ketë qëllime tjera tash, ambicie tjera, dhe Real Madridi do t’i lejojë atij të arrijë më shumë. Kjo është arsyeja pse i kam thënë. Nuk e di se çfarë mendon ai tash”, shton lojtari i Interit.

Resino: Atletico do ta mposhtë Barcën


Trajneri i Atletico Madridit, Abel Resino, thotë se skuadra e tij mund ta mposhtë Barcelonën në takimin e të dielës në Vicente Calderon.

"Atletico Madrid mund ta mposhtë Barcelonën. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, sepse mund të jetë moment kthyes për skuadrën”. 

“Ne mund ta mposhtim një skuadër të madhe. Kjo fitore do të na bënte më të fuqishëm dhe do të na ofronte me skuadrat e kreut. Nëse humbim, atëherë do të ketë ndikim shumë negativ te ne”, i ka thënë Resino gazetës “Marca”.

Mexes: Nuk kam frikë nga Ibra dhe Adri

Mbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, mezi e pret ndeshjen e nesërme përballë Interit dhe thotë se nuk ka frikë nga Adriano dhe Zlatan.
Francezi është në një formë të mirë kohëve të fundit dhe me Juan që mungon për shkak të lëndimit, ai do të jetë lideri i katërshes mbrojtëse para portës së Donit në ndeshjen e nesërme përballë Interit.
“Interi është një ekip shumë i fortë fizikisht dhe mund të na vënë në një presion të madh, veçanërisht që ne gjithmonë kemi pasur një problem me paqëndrueshmërinë. Por me kënaqësi e pranoj një sfidë të tillë. Ibra dhe Adriano nuk më frikojnë”, ka thënë Mexes.

Besoj ne kete skuader ,deri ne fund-Guardiola



Pavaresisht nga rezultatet e fundit , trajneri i Barcelones publikisht ka deklaruar besimin e tij te vazhdueshem ne anen e tij...
Trajneri i Barcelones , Pep Guardiola , ka deklaruar se edhe pse disa njerez dyshojne ne anen e tij , ai do te vazhdoje te kete besim tek ta "deri ne fund".
Barcelona nuk ka fituar ne tre ndeshjet e fundit , ku kete fund jave ata do te udhetojne per ne kryeqytet ku do te takohen me Atletico Madrid.
Guardiola tha per AS se ai ka besim ne ekipin e tij , por pranoi se ata ende kan disa gjera per te permisuar.
" Une e kuptoj se pas dy barazimeve dhe nje humbje , njerezit mund te dyshojne , por ata nuk do te me ndryshojne.
Kur humbem ne fillim , une thash se ka shum gjera per tu permirsuar , dhe une mendoj se edhe tash duhet te permisojme disa gjera.Ka edhe tre muaj dhe ne duhet te ndryshojme gjerat ,sepse ka gjithmone probleme te reja.
" Kete fundjave do te vizitojme nje nder ekipet me te medha ne lige, me lojtar mjaft te mire , me nje stadium te mrekullueshem qe do te jete plot me tifoze" tha Guardiola

atl-madrid - barcelona te dielen luet ne ora 19:00 live ne webin ton

undefined

Guardiola ka shpallur listene gjithe lojtarve qe do te jene prezent ne Vicente Calderon , pervec Albert Jorqueres i cili eshte lene jashte.Te suspenduarit Pique ,Keita dhe te lenduarit Abidal , Milito dhe Iniesta jan lene jashte gjithashtu.Me respekt te lojes se martes ne Lyon, ndryshimi kryesor eshte hyrja e Pedro dhe Sanchez , ne vend te Pique dhe Keita , te cilet jane te suspenduar.
Sot ne seancen stervitore Pinto u lendua vete.Ndersa Pique dhe Milito te dy mungonin, ku kishin te benin ushtrime me veti.

Lojtarët që do të udhëtojnë në Madrid:
Portierë: Valdés dhe Pinto.
Mbrojtës: Alves, Sylvinho, Puyol, Márquez dhe Cáceres.
Mesfushorë: Xavi, Sergio Busquets, Gudjohnsen, Hleb, Touré Yaya dhe Víctor Sánchez.
Sulmues: Pedro, Messi, Henry, Bojan dhe Eto'o.

Laporta negocion me Lyon,për Benzema



Presidenti i Barcelonës,Joan Laporta,ka përdorur vizitin e tij në Lyon për të biseduar me krerët e Lyonit për sulmuesin e Lyonit,Karim Benzema.Duke u bazuar në gazetën franceze L'Equipe,Laporta ka pasur një drekë me drejtuesit e Lyonit,ku kanë shfrytëzuar rastin të bisedojnë për sulmuesin e talentuar të Lyonit,Karim Benzema i cili është një objektiv i madh i skuadrës katalanase.Laporta,duket se ka pyetur edhe për cmim

Portieri i PSG,Landreau ofron veten që të jetë pjesë e Barcelonës.



Gazeta franceze La Parisien thotë se portier i Paris Saint German,dhe i kombëtarës franceze,Mickaël Landreau është i gatshëm të ofrojë veten që të jetë pjesë e Barcelonës.Landreau nuk ka asnjë agjent të tij,dëshiron të ndrroj ambient dhe stilin e jetesës duke ndërruar skuadrën dhe qytetin,gjë e cila duket se mund të jetë drejtimi tek Barcelona.Portieri ka kontaktuar edhe me skuadrën e Realit të Madridit,por vetëm të marrë statusin e portierit të dytë,gjë që Landreaus nuk i pëlqen,dhe sheh se ka më tepër shanca tek Barcelona.Kontrata e Landreau tek PSG përfundon në fundin e këtij sezoni dhe lojtari mund ta blejë kontratën e tij për vetëm 2 milion euro.

Genoa interesohet për Militon



Web-siti Gjerman i futbollit,4-4-2 shpreh se klubi Italian i fubollit,Genoa është e interesuar për qendër-mbrojtësin e Barcelonës dhe kombëtarës Argjentinase,28 vjecarin Gabriel Milito.Genoa momentalisht është e pesta në Serie A,një pikë mbrapa Fiorentinës,dhe presidenti i Genoas Enrico Preziosi dëshiron të investojë seriozisht nëse klubi mund të arrijë zonën e Ligës së Kampionëve këtë vit.Në këtë rast,Milito mund të jetë prioriteti kryesor i transferimeve tek klubi i Genoas,dhe vëllau i Gabit,Diego i cili luan tek Genoa mund t'a bindë Gabin të bëhet pjesë e skuadrës së Genoas,ku në rast se ndodh "vëllëzërit Milito" do të jenë përkrah njëri tjetrit.Barcelona sigurisht që nuk do ta lejojë Argjentinasin të shkojë tek Genoa nën shifrën 20 milionë euro,që në këtë rast duket se është shumë e lartë për Genoan

Klinsmann hedh poshtë spekulimet për kalim në City

Trajneri i Bayern Munichut, Jurgen Klinsmann, i ka hedhur poshtë spekulimet të cilat e kanë lidhur atë me një kalim në Manchester City.
Mediat gjermane shkruan se City dëshiron ta zëvendësojë trajnerin aktual Mark Hughes me Jurgen Klinsmann.
Gjermani është nën presion të madh tek Bayerni për shkak të disa ndeshjeve të dobëta në Bundesligë. Megjithatë, ish-përzgjedhësi i kombëtares gjermane ka mohuar se dëshiron të largohet nga Allianz Arena.
“Gjithmonë ju them lojtarëve të mi si Frank Ribery, se spekulimet se një klub tjetër ju dëshiron janë një kompliment për Bayernin dhe vetë ju. Nëse i dëgjoni ofertat, duhet të jeni krenar dhe kjo iu pëlqen edhe menaxherëve dhe trajnerëve si edhe lojtarëve”, thotë Klinsmann.
“Por, unë kam marrëveshje me Bayernin deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe mendoj vetëm për këtë dhe si të fitoj sa është e mundur më shumë trofe në këtë periudhë”, ka shtuar trajneri.

City do ta shesë Robinhon

Manchester City raportohet se është i gatshëm të shesë në fund të sezonit lojtarin më të shtrenjtë të Premierligës, Robinhon.
Daily Mail, duke u bazuar në disa burime të afërta me pronarët arab, thotë se klubi dëshiron t’i zvogëlojë harxhimet e veta nëse do të marrë ndonjë ofertë të pranueshme për sulmuesin.
Është e kuptueshme se kompania që ka në pronë Cityn, Abu Dhabi United Group, është e bindur se Robinho nuk ka dëshmuar suksesin të cilin pronarët kanë shpresuar kur e blenë për 32.5 milionë funte nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.
Forma e Robinhos ka qenë larg nga ajo e pritura dhe ai ka pasur edhe ndikim negativ tek anëtarët tjerë të ekipit së bashku, me brazilianin tjetër Elano. Mark Hughes raportohet se do të pranojë ta shesë brazilianin gjatë verës, pasi edhe vetë 25-vjeçari duket i pakënaqur në Eastlands.

Ferguson: Kërkoj këshilla nga Giggs

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai konsultohet shpesh me Ryan Giggs para se të marrë vendime të mëdha.
“Ai është pjesë e rendit të dytë jozyrtar të stafit. Kam besim në të dhe marr këshilla prej tij. Ai e kupton klubin dhe lojtarët e rinj më mirë se çdokush tjetër”, ka thënë Ferguson.
“Nëse i jepni atij shtatë ditë pushim dhe ai do të jetë si një djalosh i ri. Ai është në formën e më të mirë që ndonjëherë e kam parë”, ka shtuar skocezi.

Pavlyuchenko dëshiron të luajë për United

Sulmuesi i Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko, thotë se ai do të pëlqente të luajë për rivalin e radhës në finalen e nesërme të Kupës Carling, Manchester United.
“Do të ishte gabim të mos ëndërroje për këtë”, ka thënë Pavlychenko kur është pyetur nëse do të dëshirojë të luajë për United.
“Kam kuptuar se Premierliga është saktësisht arsyeja se pse dikush fillon të luajë futboll në radhë të parë. Dhe Manchester United është lideri. Çdokush ëndërron të luajë atje. Kur një ëndërr tjetër realizohet, njeriu fillon të ëndërrojë një cak tjetër”, ka thënë sulmuesi rus.

Nedved: Amauri duhet të mendojë vetëm për Juven

Veterani i Juventusit, Pavel Nedved, ka kërkuar nga bashkëlojtari i tij, Amauri, të mos shpërqendrohet me çështjen se për cilën përfaqësuese do të luajë, por të mendojë vetëm për bardhezinjtë.
Sulmuesi i Zonjës së Vjetër, Carvalho Amauri, ende nuk ka vendosur për cilën përfaqësuese do të luajë, për Brazilin apo Italinë, duke ditur se kohë më parë ai e mori edhe pasaportën italiane.
“Situata e Amaurit nuk po menaxhohet mirë dhe ai mund të shpërqendrohet nga kjo çështje. Ai duhet të mendojë vetëm si të luajë për Juven. Ndërsa për cilën përfaqësuese do të luajë duhet të vendoset më vonë”, ka thënë Nedved.

27 February 2009

Giovani Dos Santos shpreson të rikthehet te Barça




Giovani Dos Santos nga shumëkush është konsideruar si "Ronaldinho i ardhshëm" tek Barcelona, kur këta të dy luanin në Camp Nou sezonin e kaluar.
Por që të dy lojtarët u larguan nga Katalonia, Ronaldinho në Milan dhe Givani tek Tottenham Hotspur.
Në një intervistë për Ona FM, 19 vjeçari Giovani flet për kohen e tij tek klubi Blaugrana dhe se si e mbështet ende klubin.

Toure: "Ne nuk do të lejojmë që Real Madrid të fitojë edhe më shumë"



Toure Yaya nuk mendon që Barcelona mund ta lejojë Realin e Madridit që të fitojë edhe më shumë pikë dhe është i sigurtë që ata mund ta mbajnë vendin e parë në tabelë

Barcelona shton përpjekjet për blerjen e sulmuesit të Stuttgart, Mario Gomez





Lojtari i kombëtares gjermane është vëzhguar nga skautët e Barçës javen e kaluar në ndeshjen kundër Hoffenheim, përkrah përfaqësuesve të Real Madrid dhe Manchester City.
Megjithatë, burime nga Stuttgart konfirmojnë për El Mundo Deportivo, se skautët e Barçës e kanë ndjekur edhe në dy ndeshje tjera.
Gomez ka familjen e tij në Spanjë dhe gjithmonë ka pranuar ambicien e tij për të luajtur në La

Eto’o: Kurrë nuk do të rikthehem në Real Madrid



Samuel Eto'o, i pyetur në lidhje me zërat që qarkullojnë rreth mundësisë së rikthimit tek Real Madrid, nëse Florentino Perez rikthehet në Santiago Bernabeu, ai përgjigjet:
“Faza ime e jetës tek Real ka përfunduar, megjithëse jam falenderues për atë çfarë kanë bërë për mua dhe familjen time".
“Më përlqen këtu dhe nëse një ditë do të më duhet të largohem, nuk do të jetë Bernabeu destinacioni im. Kurrë nuk do t'i hidhëroja fansat e Barçës me rikthimin tim në Madrid. Mund të them tani që jam në klubin më të mirë në botë".
Eto’o gjithashtu flet në lidhje me dy shokë të tij të cilët i mbronë dhe i mështetë, Victor Valdes dhe Raul: “Kam marrëdhënie shumë të mira me Iker Casillas, por unë them se Valdes është portieri më i mirë në botë. Në lidhje me Raul, ai ka bërë më shumë se që duhet për t'u rikthyer në ekipin kombëtar të Spanjës".

Në një intervistë të publikuar në 'La Vanguardia', Thierry Henry është pyetur se si është adaptuar me jetën në Barcelonë





dhe përgjigja e tij ishte më shumë se befasuese, Francezi tha: "Çka mendoj unë është kjo: Katalunia nuk është Spanjë, është një gjë tjetër dhe ne duhet ta ndiejmë këtë. Barça është një histori tjetër. Kur kam ardhur nga Arsenal jam befasuar kur kam parë aq shumë njerëz, është shokuese."
Në intervistë u pyet gjithashtu për Pep Guardiolën dhe Henry tha: "Mos u mërzisni për asgjë, ai është një fitues dhe ai ka në mendje vetëm idenë e fitores."

"E dua këtë qytet, tash jemi në Shkurt dhe çfarë dielli. Ka qenë vështirë vitin e kaluar, njerëzit në qytet, ata gjithmonë të kanë inkurajuar. Këtu jetoj mirë, ushqehem mirë," tha Henry kur u pyet se a do të tërhiqet nga futbolli në Barcelonë.

Milani në krizë!

Eliminimi i Milanit nga Kupa UEFA, ka nxitur reagimin e hierarkisë së klubit, derisa zëvendëspresidenti i skuadrës, Adriano Galliani, ka vizituara fushën stërvitore në Milanello.
“La Gazzetta Dello Sport” njofton se Galliani ka mbajtur një takim me trajnerin Carlo Ancelotti dhe pjesën tjetër të skuadrës me dyer të mbyllura.

Kupa UEFA ishte e vetmja garë të cilën Milani kishte shpresa ta fitonte, kur kihet parasysh se ëndrra për Scudetto është vetëm iluzion duke llogaritur diferencën prej 11 pikësh që ka me Interin.

Gazeta pohon se Galliani ka kërkuar të vetmen gjë që mund ta bëjnë Rossonerët këtë sezon: deri në fund të sezonit të qëndrojnë në katër vendet e para në Serie A.

Ramos: Reali duhet t’u kthehet fitoreve


Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, shpreson që skuadra e tij të shënojë fitore kundër Espanyolit të shtunën mbrëma, me qëllim që ta rikthejë moralin e humbur pas ndeshjes kundër Liverpoolit.
“Do të provojmë ta zgjasim formën tonë të mirë që e kemi shfaqur në La Liga. Secila ndeshje në Ligë e ka rëndësinë e vet, prandaj nëse jemi seriozë për ta arritur Barcelonën, atëherë duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”

“Pas ndeshjeve në Evropë lojtarët zakonisht lodhen shumë, por mendoj se entuziazmi i tyre do ta mposhtë lodhjen”.

“Është e zakonshme që ndjehemi të dëshpëruar për humbjen (nga Liverpooli), mirëpo duhet ta lëmë pas vetes atë humbje dhe të mendojmë për ndeshjet e radhës”, ka thënë Ramos

Malouda: Dua të luaj për Juventusin

Florent Malouda ka shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar te skuadra kundërshtare e Chelseat në Ligën e Kampionëve, Juventus.
Anësori i Bluve e ka të vështirë të gjejë vend në formacionin bazë të Chelseat, prandaj është shprehur i hapur për t’u larguar nga Stamford Bridge.

“Kam dëgjuar spekulime se Juventusi më dëshiron mua dhe nuk mund të shtirem se nuk jam i interesuar”.

“Juve është nj skuadër e madhe, por e tillë është edhe Chelsea, dhe aktualisht jemi rivalë”.

“Duhet të presim së paku deri sa të kryhet edhe ndeshja kthyese, pastaj do të shohim. Janë edhe katër muaj kohë për të menduar për këtë gjë. Mirëpo nuk e mohoj se do të më pëlqente të luaja atje’, ka thënë Malouda për “Tuttosport”.

Liverpooli klubi më i mirë në Evropë sipas UEFA-së

Sipas sistemit vlerësues të UEFA-së, ekipi i Liverpoolit është klubi më i mirë në Evropë, me një dallim të vogël në krahasim me Chelsean, i cili është në vendin e dytë, ndërsa Barcelona është në vendin e tretë.
Me fitoren 1-0 ndaj Real Madridit në Bernabeu, Liverpooli është ngritur në vendin e parë të tabelës zyrtare të UEFA-së për herë të parë pas vitit 1985.

Sistemi i kombinimeve i rendit klubet sipas paraqitjeve në garat evropiane në pesë sezonet e fundit, ndërsa pikët fitohen në bazë të rezultatit të ndeshjeve dhe nivelit të kundërshtarit.

Liverpooli tash mban kreun e tabelës me 114 mijë e 77 pikë, para rivalit të Premierligës, Chelseat, që ka 110 mijë e 77 pikë.

Barcelona në vendin e tretë mbledh 109 mijë e 403 pikë, ndërsa Milani është menjëherë pas me 109 mijë e 306 pikë dhe Arsenali mbyll top pesëshin me 101 e 77 pikë.

Ronaldo: Isha afër kalimit në Inter

Mesfushori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, thotë se ai ka qenë një hap afër kalimit në Inter kur ishte pjesë e Sporting Lisbonës, por në fund vendosi ta pranojë ofertën e Manchester United.
“Kur kisha 17-18 vjet kisha kontakt dhe biseda me përfaqësues të Interit për të kaluar në qytetin e Milanos. Por nuk mbaj mend mirë se për çfarë bisedonim pasi kanë kaluar shumë vite. Pastaj erdhi oferta nga Manchester dhe unë kalova atje”, ka thënë Ronaldo.

Mesfushori portugez pati disa raste të mira në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve përballë Interit, por Cesar ishte i shkëlqyeshëm para golit.

“Julio Cesar vërtet bëri mrekulli para golit dhe kishte disa mbrojtje të jashtëzakonshme. Po ashtu isha i impresionuar edhe nga Davide Santon. Ai vërtet është një talent dhe futbollist i madh”, ka shtuar portugezi

Nedved, lamtumire futbollit ne fund te sezonit

Afrohet data e lamtumires se Pavel Nedved nga futbolli i luajtur. Ne fund te ketij sezoni, ceku do ta mbylle aventuren e tij te gjate ne boten e futbollit pas 13 vitesh te lavdishme ne Itali me Lazio-n dhe Juventusin. Edhe pse vitin e shkuar u fol per nje zgjatje kontrate, tashme gjithcka eshte bere e qarte, “Arusha ceke” do largohet perfundimisht nga fushat. “Une do ta mbyll me kete sezon, sido qe te perfundoje ne Champions League dhe kampionati. Kete vendim e kam marre vete dhe nuk do ta ndryshoj. Nuk ka nevoje te rimendohem sepse ky eshte momenti i duhur”, thekson Nedved.
Ndeshja e kthimit ndaj Chelsea eshte shansi i fundit qe Nedved te fitoje nje trofe kaq te rendesishem sa Champions League, te cilin nuk ka arritur ta preke asnjehere edhe pse ka luajtur per shume vjet ne nivele shume te larta.
“Po defrehem shume por besoj se fizikisht dhe moralisht ka ardhur momenti t’u le hapesira te rinjve sepse e meritojne te luajne. Ndoshta ju duket se jam ende i ri, por une jam ne kufirin e 37 viteve dhe mendoj se eshte momenti i duhur per t’i dhene fund”, theksoi mesfushori bardhezi ne nje deklarate per mediat

Real Madrid, shtohen radhet e te pakenaqurve

Tjeter i pakenaqur ne kampin e Real Madrid. Pas holandezit Van der Vaart, nje tjeter lojtar ka shprehur pakenaqesine per aktivizimin e paket me fanelen e madrileneve.

Behet fjale per francezin e marre ne forme huazimi nga West Ham, Faubert. Edhe pse ai u ble me parametrat e nje lojtari premtues, qe prej periudhes kur ka mberritur ne Madrid eshte aktivizuar vetem 31 minuta ne Lige kunder Racing Santander dhe asnje ne Champions League.
“Eshte e veshtire ta pranosh. Nuk kam as idene me te vogel pse po ndodh kjo gje. Askush nuk me ka thene pse nuk luaj”, ka theksuar Faubert ne nje interviste dhene per gazeten franceze“L’Equipe”.
Mesa duket, Real Madrid nuk ka ndermend te paguaje 7 milione euro per te blere gjithe kartonin e francezit, e ardhmja e te cilit do te jete e destinuar serish tek West Ham.

Liverpool humbet serish sulmuesin Torres

Probleme pa fund per sulmuesin kryesor te Liverpool, Fernando Torres.
Bomberi iberik eshte demtuar per te disaten here ne ndeshjen ne mbremjes se djeshme kunder Real Madrid edhe pse ai u kthye para pak kohesh nga nje demtim jo shume i lehte. Mbremje ferri ne “Bernabeu” per ish lojtarin e Atletico Madrid, pasi pervec fikshkellimave te shumta sa here ai kapte top, eshte zevendesuar ne minuten e 62-te nga Babel per shkak te nje demtimi.
Sipas te dhenave te para, biondi iberik do humbase disa ndeshje, ndersa ne takimin e kthimit kunder Real Madrid nuk do te jete. Ky sezon per Torres ka shenuar plot ulje e ngritje per shkak te demtimeve qe e kane kushtezuar shume karrieren e tij.

Eto’o, futbollisti-koleksionist

Eto’o, futbollisti-koleksionist


Pervec futbollit, Samuel Eto’o ka nje pasion te madh edhe per boten e automobilave.
Futbollisti i Barcelones nuk eshte i zoti vetem para portes kundershtare, pasi pothuajse te njejtin pasion fsheh edhe per makinat e luksit dhe sipas te dhenave, ai posedon 17 te tilla. Mes emrave me prestigjoze ne garazhin e tij renditen, Bentley, Mercedes, Hummer dhe Ferrari.
Dhurata e fundit qe kamerunasi i ka bere vetes eshte pikerisht nje Ferrari F430 Scuderia, model i ndertuar ne baze te preferencave te futbollistit. Kjo deshire i ka kushtuar atij 230 mije euro.
“Me pelqen t’i shikoj, nderroj dhe ngas. Kur hipi ne makine morali me rritet shume, prandaj kam shume te tilla ne shtepi”, shprehet sulmuesi katalanas. Nderkohe, nje tjeter passion i tij jane edhe celularet, pasi ne shtepine e tij ka koleksionuar rreth 400 te tille.

Barcelona shton përpjekjet për blerjen e sulmuesit të Stuttgart, Mario Gomez




Lojtari i kombëtares gjermane është vëzhguar nga skautët e Barçës javen e kaluar në ndeshjen kundër Hoffenheim, përkrah përfaqësuesve të Real Madrid dhe Manchester City.
Megjithatë, burime nga Stuttgart konfirmojnë për El Mundo Deportivo, se skautët e Barçës e kanë ndjekur edhe në dy ndeshje tjera.
Gomez ka familjen e tij në Spanjë dhe gjithmonë ka pranuar ambicien e tij për të luajtur në La Liga në Spanjë
Barcelona shton përpjekjet për blerjen e sulmuesit të Stuttgart, Mario Gomez

Chelsea do të blejë Riberyn nëse Hiddink qëndron

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është i gatshëm ta mbështesë trajnerin e ri Guus Hiddink gjatë afatit kalimtar të verës.
Daily Mail shkruan se Chelsea është afër për të siguruar marrëveshje të përhershme me Hiddink dhe bordi është impresionuar nga nënshkrimet që ai i ka rekomanduar.
Abramovich do ta mbështesë Hiddink gjatë afatit kalimtar nëse ai qëndron dhe klubi do të kërkojë të sjellë në Stamford Bridge mesfushorin e Bayern Munichut, Frank Ribery dhe atë të CSKA Moskës, anësorin Yuri Zhirkov.
Chelsea u përpoq të marrë shërbime e francezit edhe gjatë verës së kaluar.

Eto'o: Dua të qëndroj në Barcelona


Golashënuesi më i mirë i La Ligës, sulmuesi kamerunas Samuel Eto'o, ka ripërsëritur synimin e tij për të mbetur në Barcelonë.
Megjithatë, kamerunasi ka thënë se ai nuk do të kërkojë kontratë të re këtë verë.
“Jam këtu për pesë vite. Koha më e keqe kaloi këtë verë. E pranova qëndrimin e klubit, por gjithçka ishte e komplikuar. Këto gjëra ndodhin në futboll”, ka thënë Eto’o.
“Doja aq shumë të qëndroja, vendosa të jem i rëndësishëm për ekipin. Do ta plotësoj kontratën time deri në vitin 2010 dhe pastaj dëshirë e imja është të vazhdoj me Barcelonën. Do të luftoj në klub derisa ata vendosin të më shesin mua”, ka shtuar kamerunasi.

Atletico Madrid i gatshëm ta shesë Agueron

Brenda Atletico Madrid po shtohen zërat se klubi është i gatshëm ta shesë talentin argjentinas Sergio Aguero.
Aguero është i hidhëruar për shkak se është zëvendësuar në ndeshjen kundër Portos këtë vikend nga trajneri i ri Abel Resino dhe është i bindur se loja e tij ka ngecur ë 12 muajt e fundit.
Drejtori i Atleticos, Emilio Gutierrez, është takuar me babanë e Agueros dje, ndërsa AS ka shkruar sot se një pjesë e bordit që është e bindur se është momenti që i riu argjentinas të shitet. Manchester City, Chelsea dhe Inter Milan kryesojnë garën për të marrë shërbimet e sulmuesit.

rezultatet e Liga e Kampionëve


E mërkurë, 25 shkurt

Chelsea 1 - 0 Juventus
Real Madrid 0 - 1 Liverpool
Sporting Lisbon 0 - 5 Bayern Munich
Villarreal 1 - 1 Panathinaikos

E martë, 24 shkurt

Arsenal 1 - 0 AS Roma
Atletico Madrid 2 - 2 FC Porto
Inter Milan 0 - 0 Manchester U.
Lyon 1 - 1 Barcelona

rezultatete e uefa kup

Kupa UEFA
E enjte, 26 shkurt

CSKA Moscow 2 - 0 Aston Villa
Metalist Kharkiv 2 - 0 Sampdoria
Hamburger SV 1 - 0 NEC Nijmegen
FC Twente Enschede 0 - 1 Marseille *
Wolfsburg 1 - 3 Paris S.G.
Galatasaray 4 - 3 Bordeaux
AC Milan 2 - 2 Werder Bremen
Ajax Amsterdam 1 - 1 Fiorentina
Manchester C. 2 - 1 FC Copenhagen
Standard Liege 1 - 1 Braga
Stuttgart 1 - 2 Zenit St. Petersburg
Udinese 2 - 1 Lech Poznan
Saint-Etienne 2 - 1 Olympiakos Piraeus
Deportivo La Coruna 1 - 3 Aalborg BK
Tottenham H. 1 - 1 Shakhtar Donetsk
Valencia 2 - 2 Dynamo Kyiv

Milan përjashtohet edhe nga Kupa UEFA

Skuadra e Milanit ka barazuar në San Siro me rezultat 2-2 përballë Werder Bremenit, për t’u eliminuar nga gara ku i kishte shpresat më të mëdha për ta fituar.
Ekipi gjerman me plot meritë vazhdon garën e mëtutjeshme në Kupën UEFA, pasi që në takimin e të enjtes mbrëma ishte skuadër shumë më e mirë në fushë sesa ekipi vendas.
Edhe pse Rossonerët krijuan epërsi të dyfishtë, ata si rëndom në ndeshjet e këtij sezoni, nuk arritën të mbaheshin deri në fund të takimit, dhe kështu u dënuan nga Werderi.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Andrea Pirlo nga pika e bardhë (26’), ndërsa dyfishoi Alexandre Pato (33’).
Mirëpo, mysafirët krijuan presion të vazhdueshëm gjatë gjithë pjesës së mbetur të lojës dhe në këtë mënyrë arritën të shënojnë dy herë me anë të Claudio Pizzaros brenda dhjetë minutash (68’ dhe 78’), për të vazhduar më tutje garën, pasi që ndeshja e parë e zhvilluar në Bremen përfundoi me rezultat 1-1.

Fiorentina eliminohet, City vazhdon tutje


Ndeshja e zhvilluar ndërmjet Ajaxit dhe Fiorentinës ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1, rezultat i cili eliminon Violat nga gara e Kupës UEFA. Nga ana tjetër Manchester City ka fituar në shtëpi kundër FC Copenhagen për ta vazhduar garën e mëtutjeshme.
Fiorentina krijoi epërsi prej 1-0 në minutën e 61-të me anë të Alberto Gilardinos, por nuk arriti ta ruante deri në fund këtë rezultat, i cili do t’i sillte vazhdimet, pasi që vendasit nga Amsterdami barazuan në fund të takimit (88’), me anë të Leonardos, për të fituar me rezultat të përgjithshëm prej 2-1 në të dyja ndeshjet.

Manchester City e ka mposhtur skuadrën FC Copenhagen, me rezultat 2-1, për ta vazhduar garën në Kupën UEFA, meqenëse përballja e parë e zhvilluar në kryeqytetin danez, kishte përfunduar me rezultat 2-2.

Për Cityn shënoi dy herë Craig Bellamy (73’ dhe 80’), ndërsa në fund të takimit (90’), Vingaard shënoi për mysafirët, vetëm për statistika.

Marseille kualifikohet falë penaltive

Ekipi i Lorik Canës, Olimpique Marseille, ka arritur me shumë mund të kualifikohet për në rundin e radhës të Kupës UEFA, pasi ishte më i saktë në penalti ndaj ekipit holandez Twente.
Francezët kishin pësuar humbje minimale në ndeshjen e parë të zhvilluar në Francë, ndërsa i njëjti rezultat u përsërit edhe në ndeshjen e kthimit në Holandë, ku kësaj here fitore shënoi ekipi i Canës.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Hatem Ben Arfa pas 24 minutash lojë, gol që çoi në gjuajtjen e penaltive.

U deshën 16 penalti për të përcaktuar fituesin me Modeste M’Bami që shndërroi në fitore penaltinë e fundit (7-6).

Lorik Cana, i cili nuk ka zhvilluar ndeshje që nga viti i kaluar për shkak të një lëndimi, bëri rikthimin e tij gjatë kësaj ndeshje por luajti vetëm 30 minuta.

Nga ndeshjet tjera, edhe ekipi tjetër francez PSG ka shënuar fitore 3-1 në fushë të ekipit gjerman Wolfsburg (ndeshja e kaluar 2-0 për francezët) duke u kualifikuar me lehtësi për në 16-shen e fundit.

Befasuese ka qenë eliminimi i Aston Villas pas humbjes prej 2-0 në udhëtim tek CSKA Moska (rezultati nga të dy ndeshjes 3-1).

Rezultatet e ndeshjeve tjera i gjeni në tabelën në anën e djathtë

Kupa UEFA: Eliminohet edhe Valencia

Dy gola të shënuar nga Artem Kravets kanë kualifikuar Dynamo Kievin për në rundin e radhës të Kupës UEFA, pas barazimit 2-2 në fushë të ekipit spanjoll Valencia.
Mysafirët kaluan në epërsi pas 34 minutash lojë në Mestalla me anë të golit të Kravets. Valencia u duk se u rikthye në rrugë të duhur pas dy golave të shënuar nga Asier del Horno (44’) dhe Carlos Marchena (53’).

Por një gabim në mesfushë të Valencias minutën e 74-të i dha shansit Kravets të shënojë edhe golin e dytë për të barazuar rezultatin, duke kualifikuar ekipin ukrainas falë më shumë golave në udhëtim.

Milito kthehet pas 9 muajve

Nëntë muaj pas operimit në këmbë, Gaby Milito përfundimisht është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës. Guardiola ka 22 lojtarë nën dispozicion për tu përgaditur pë ndeshjen me Atletico Madrid. Iniesta u stërvit veçmas pasi është i lënduar.
Të gjithë sytë janë drejtuar drejt një njeriu sot, Gaby Milito. Kanë kaluar nëntë muaj që nga koha kur ai ka filluar të rikuperihet, por Argjentinasi më në fund tash është i gatshëm të stërvitet së bashku me shokët e tjerë të skuadrës në kushte të njejta. Milito bëri ndërhyrje kirurgjike më 13 Maj, 2008 pasi dëmtoi ligamentet në këmbën e tij të djathtë më 29 Prill në Gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester UTD. Kështu, tash Guardiola mund të llogarisë në të gjithë lojtarët përveq Andres Iniestës i cili po stërvitet veçmas dhe do të kthehet javën e ardhshme kurse mungesa tjetër është Abidal i cili do të mungojë për rreth dy muaj.

Frans Hoek mbron Viktor Valdesin

Ish trajneri i portierëve të Barcelonës, Frans Hoek, në deklaratën për Radio Katalunia, mbrojti portierin e Barcelonës, Victor Valdes.
Ish trajneri i tij beson që Valdes është përmirësuar për të mirë në vitet e fundit dhe ka nivelin e duhur për të luajtur te Barcelona.
"Victor ka më shumë eksperiencë se sa të tjerët dhe është shumë i shpejtë," tha Hoek, i cili ishte trajner i portierëve në kohën kur trajner kryesor i klubit ishte Louis van Gaal dhe Hoek ishte njëri nga trajnerët e parë të Viktor Valdes.

Barcelona kembengul per Robin Van Persi

Drejtuesit e Bacelones nuk kane hequr dore nga “ylli” holandez i Arsnealit, RobinVan Persi. Holandezi ka shenuar golin e fitores me Romen, nga pika e bardhe, duke qene ekshtu nje pike kyce per Arsen Vengerin. Gjithsesi, e ardhmja e tij ne stadiumin “Emirates” nuk eshte e sigurt. Gjithcka varet edhe nga synimet e Arsenalit. Nese topcinjte zhgenjejne ne Champions, Van Persi mund te largohet ne vere. Nga ana tjeter, skuadra e Barcelones eshte e detyruar te kerkoje sulmues te nivelit te larte, duke pare qe Samuel Eto dhe Henri mund ta perfundojne karrieren ne Kamp Nou ne fund te ketij sezoni. Arsen Venger shpreson te ulet per te diskutuar me Van Persin per zgjatjen e kotrates, qe do te thoshte refuzim te ofertes se Barcelones. Largimi i Van Persit mund e ndodhe vetem nese ofrohet shuma e duhur. Vengeri ka shume talente te reja ne skuader. Rivaliteti i madh mes tyre mund te sjelle probleme, ndaj eshte menduar qe disa prej tyre te shiten.

26 February 2009

real-m 0-1liverpool me golen e beanyon

Një gabim në mbrojtje i ka kushtuar me humbje minimale ekipit të Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve përballë Liverpoolit në Bernabeu.
Anësori Yossi Benayoun ishte autori i golit të vetëm në ndeshjes, që i dha fund edhe nëntë fitoreve radhazi të Realit. Pas një harkimi të Fabio Aurelio, topi gjeti kokën e izraelitit, i cili dërgoi atë në rrjetën e Iker Casillas, tetë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes (82’).
Real Madridi ishte ekipi më ofensiv gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, me tentimet e Arjen Robben që paraqitën kërcënim serioz për mysafirët, por dyshja sulmuese Raul dhe Gonzalo Higuain dështuan të gjejnë hapësirë në ballë të golit të portierit Pepe Reina.
Liverpooli doli në fushë pa kapitenin Steven Gerrard, ndërsa humbi sulmuesin Fernando Torres, i cili pësoi një lëndim në pjesën e dytë të ndeshjes, megjithatë bëri një paraqitje trimërore dhe të vendosur.
Liverpooli pati edhe dy rastet më të pastra në ndeshje, që në pjesën e parë të ndeshjes. Një goditje në kënd e Fernando Torres u bllokua nga portieri Iker Casillas, i cili arriti të mbrojë edhe një tentim të përkryer nga largësia të Xabi Alonsos.Me këtë fitore Liverpooli do të jetë favoriti kryesor për të siguruar vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas dy javës në Anfield do të ketë edhe përparësinë e fushës vendore krahas një goli epërsie.

Henry: Lyon zhvilloi ndeshje shumë të mirë




Lojtari i cili barazoi shifrat në Stade Gerland, Thierry Henry, i ka dhënë komplimente lojës së kundërshtarit të të martës mbrëma, Olympique Lyonnais.
“Unë e njoh shumë mirë kualitetin e Lyonit. Ne e dinim se nuk duhej t’i jepnim mundësi Juninhos që të gjuante nga gjuajtja e lirë, ndërsa ai arriti të shënojë nga një kënd shumë i vështirë”.
“Në pjesën e parë vërtet vuajtëm, sepse Lyoni po luante shumë mirë. Ndërsa në pjesën e dytë vazhduam të luajmë lojën tonë duke mos krijuar panik, dhe filluam t’i shtonim sulmet, që në fund arritëm të barazojmë”, ka thënë sulmuesi i Barcës

Bayern Munchen interesohet për Hleb


Revista sportive gjermane "Kicker" shkruan se klubi gjerman Bayern Munich ka shfaqur interesim për mesfushorin ofanziv të Barcelonës Alexander Hleb (27).
Bayern edhe viteve të kaluara kishte shfaqur interesim për të, mirëpo në verën e kaluara Barca "fitoi" duelin për shërbimet e bjellorusit, i cili ende nuk ka arritë të ambientohet dhe ka shumë pak minutzhë në lojë.
Barça ka shprehë interesim për dy lojtarë të Bayern, Lahm dhe Ribery, dhe ndoshta do të mund ta përdorte Hleb për bisedime
me Bayern.
Lyon - FC Barcelona 1 - 1 Barcelona nuk shkëlqen aq mir

Takimi i zhvilluar në Stade Gerland ndërmjet Lyonit dhe Barcelonës ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1. Blaugranët konsideroheshin favoritë në këtë përballje duke pasur parasysh se ndesheshin me një skuadër me nivel më të ulët futbolli, mirëpo vendasit u treguan kundërshtar i fortë duke shënuar të parët. Në minutat e para të ndeshjes (7’), u akordua një gjuajtje e lirë në favor të skuadrës franceze, të cilën e shndërroi në gol, kush tjetër pos brazilianit Juninho. Mysafirët nga Camp Nou arritën t’i barazojnë shifrat në pjesën e dytë (67’), ndërsa golashënues ishte francezi Thierry Henry, i cili me kokë e mposhti portierin Hugo Lloris. Një gol i shënuar në fushën kundërshtare e favorizon Barcelonën. Duke llogaritur formën e shkëlqyer që tregojnë katalunasit para publikut të vet, favorit për të vazhduar në çerekfinale vazhdon të jetë Barcelona. lojtart e barcelones qe lujten FC Barcelona: Valdés, Alves, Piqué, Márquez, Puyol, Xavi, Touré, Busquets (Keita 76'), Messi, Eto'o, Henry golat: 1-0 Juninho (7'), 1-1 Henry (66') - VIDEO <