07 April 2010

ERIK ABIDAL MUNGON PËR NDESHJEN ME REALIN

image Abidal mungon për ndeshjen "El Classico"

Mbrojtësi i Barcelonës, Erik Abidal nuk do të jetë në gjendje për të luajtur në ndeshjen e së shtunës kundër Realit të Madridit. Shkak për mos prezencën e tij në “Santiago Bernabeu”, është një dëmtimi në abdomen. Mbrojtësi francez u lëndua mbrëmë në ndeshjen kundër Arsenalit, me çka ishte i detyruar që të zëvendësohet nga braziliani Maksuell. Kjo do të thotë se francezi me siguri do të humbasë ndeshjen “El Classico”, në “Santiago Bernabeu”, si dhe ndeshjen kundër Deportivo Lakorunjës. Abidal pritet të kthehet në terren për ndeshjen kundër Espanjollit që në program është pas dy javësh.

No comments:

Post a Comment