23 April 2010

BarceLona , në 17 ndeshje nuk ka pësuar gol....!!

Victor Valdes, Foto: Reuters
Skudra e Barcelonës para se gjithash,mund të mburret shumë edhe me anën defansive të skuadrës.Me barazimin e pastër 0-0 ndaj Espanyolit të Shtunën,Barca ka arritur në 17 ndeshje këtë sezon në La Liga pa pësuar gol.
Nga plotë 33 ndeshje në La Liga sa janë luajtur këtë sezon,Barca vetëm në 16 ndeshje ka pësuar gol,ku në total janë vetëm 19 gola të pësuar.Kjo është një shenjë shumë e mirë në anën defansive të mbrojtjës katalane,ku si sezonin e kaluar duket se do të jetë mbrojtja më e mirë,së paku në La Liga.
Fakti tjetër është se me mesatarën 0.57 gola për ndeshje,Valdesi ka shumë gjasa që edhe këtë vit ta fitojë trofeun “Zamora” që i jepet portierit me më së paku gola të pësuar gjatë një sezoni në La Liga.

No comments:

Post a Comment