13 April 2010

INIESTA MUNGON NË NDESHJET ME INTERIN

image Iniesta do ti mungojë Barcelonës për një muaj rresht

Andres Iniesta do ti mungojë Barcelonës për një muaj rresht. Një lajm të tillë kanë bërë të ditur nga klubi “katalonas”, të cilët kanë njoftuar se mesfushori i tyre ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë dhe se sipas të gjitha gjasave ai do të mungojë rreth një muaj nga fushat e futbollit. Kështu Iniesta rrezikon të mos jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet gjysmëfinale kundër Interit, në kuadër të Ligës së Kampionëve. 25 vjeçari Iniesta është një lojtar kryesor te skuadra e Barcelonës si dhe te ekipi kombëtar spanjoll, i cili konsiderohet si një nga skuadrat pretenduese për të fituar Kupën e Botës 2010.

No comments:

Post a Comment