20 April 2010

Begiristain: Lodhja nuk do ndikojë ndaj Interit

Txiki Begiristain, Foto: Getty Images
Sekretari teknik i Barcelonës, Txiki Begiristain, ka refuzuar të pranojë se skuadra e Barcelonës është e lodhur pas udhëtimit të gjatë rreth e përqark Evropës dhe se kjo do të mund të përbënte përparësi për Interin.
“Ata ndoshta kanë pasur më shumë kohë për t’u përgatitur për Ligën e Kampionëve, pasi që iu shmangën ndeshjeve të kampionatit. Në këto kohëra, të obligosh ekipin të udhëtojë nëpër Evropë është një tregim i së kaluarës. Sidoqoftë, lodhja nuk është në fjalorin tonë dhe ne do të kthehemi me rezultat pozitiv”, ka thënë Begiristain.
"Në ndërkohë, ekipi i Barcelonës ka arritur tashmë në Milano ku është duke bërë dhe përgatitjet e fundit para super-duelit të të martës mbrëma

No comments:

Post a Comment