31 March 2009

Eto deshiron 135.000 mije funte ne jave nga Liverpool

[ghg.jpg]

Paraq disa ditëve u zbulua se skuadra e Liverpoolit deshiron ti marre sherbimet e sulmuesit kamerunas Samuel Eto'o.

''Nese Liverpool deshiron te me kete mua ateher ajo skuader duhet te me ofroje 135.00 mije funte ne jave e une ateher i bashkohem Liverpoolit''-tha Etoo i cili eshte duke shkelqyer ne La Liga duke shenuar 25 gola ne 25 loje

Barcelona behet gati per Cech

Skuadra e kampionatit spanjol Primera Division kampioni aktual Barcelona po beheet gati qe te ofroje oferta per portierin e kombetares Çeke Peter Cech.

Barcelone ka refuzuar deshiren e Victor Valdes per te vazhduar kontraten dhe Celzi ne qofte se kete sezon nuk fiton asnje trofe ateher Cech mund te niset ne dejtim te Barcelonës.

“Iniesta:Shpresoj qe te luaj te Shtunen Kunder Valledollidit”

Los Estopa ponen la música a la web de Iniesta y estuvieron a su lado en la presentación

Iniesta shpreson qe te luaj te shtunen..Iniesta foli per Valdesin nje Website te ry te tij dhe gjithqka.....Andres Iniesta Thotë se kete sezon kushte humbur nje shum te lojrove pershkak te Lendimeve dhe shpreson per te luajtur ket te shtun ndaj Valedolidit,

Mesfushori esht duke ber cmos per tu rikuperuar qe te jet I gatshem ndaj valedolidit te shtunen qellimi ym esht qe te arrij te luaj ndaj Valedolidit Un ndihem shum mir dhe shpresoj qe do te ndodh kjo qe te luaj dhe dua qe te jem 100% qe te luaj gjith sezonin qe mos te kem lendime thot iniesta,

Per shkak te ketij lendimi mesfushori I barcas nuk ka qen I perfshir ne kombtaren spanjole per kupen e botes ne afriken e jugut 2010,por kombtarja e tij arriti nje fitore minimale 1-0 shum te rend Ndaj Turqis me nje gol te shenuar nga bashk lojtari I tij Gerard Pique,”Gjithmon nuk duhet te nvaret ndeshja tek nje lojtar edhe pse tifozet deshiruan shum te jen ne fush po per fat te keq nuk munda me pengoi lendimi por duhet te cekim se Spanja fitoi edhe Pa Mua luajn nje loj shum te mir nuk nvaret loja se nuk jam un nuk duhet te jen te deshpruar ka shum talent aty,Andres Iniesta ka Paraqitur edhe një Website te Ry keto dyt (www.andresiniesta.es) ne nje Ceremon ne prani te vellezerit Jose Devid Munoz Grupi Estopa nje grup I cili pelqehet shum nga iniesta bashkpunuan per te hapur nje website te Ry te Andres Iniestas,”Un jam I kenaqur me ket sepse cdo kush deshiront e dyn me shum per mua ateher mund te jeni vizitor ne webin tim me pelqen shum teknologjia e re qe po arrijm sepse cdo kush mund te kontaktoj me cdo lojtar duhet te jemi gjith te njejt dhe duhet te jemi miq un deshiroj me gjith te kontaktoj jam njeri I thjesht si gjith nuk me shqetson mua asgje jam si gjith te rinjt thot andres iniesta.”Iniesta paralajmron gjith ata qe kan talent per fudbol te luajn dhe mos te humbin kurr shpresat e tyre ne fudbol esht leht te tregohesh se je talent I mir por esht rend qe te qendrosh ashtu duhet qe me se shumti te beni trejning per te qendruas sa me fort qe te arrini ate qe deshironi,I pyetur rreth dizajnit “per te ber ket dizajn jan nje ser multimedia qe nuk kam aq shum pervoj ne web ka foto dhe videot e lojrave ka shum ditare te cilat do ti shenoi,lojera,

Ne ket Ceremoni ishin edhe Puyol Valdes dhe disa miq te iniestas,I Pyetur iniesta rreth kontrates se Valdesit ai tha se deshira esht qe valdes edhe me tej te synon ne barcelon dhe te qendroj ketu se shpejt do te arrihet nje marrveshje per nje rinovim te kontrates e cila mbaron ne fund te ketij sezoni te gjith mund te flasim lojtart per ket tem un deshiroi qe Valdes te Qendron ne barcelon sepse ne jemi mesuar me te qe shum koh jemi bashk ai esht I mir si nje shok koleg shum esht njeri I mir dhe esht nje portjer I shkelqieshem mund ta quaj.

"Dani Alves:Real,M është një tren i kaluar"

[danialves....PNG]
Daniel Alvez esht shprehur se Real Madrid esht nje tren i kaluar dhe se nuk do te kaloj me aty poashtu as Messi as Iniesta shprehet Alvez....
Në një intervistë për revistën Don Balon, Braziliani u shpresh shumë qartë për sa i përket një kalimi te Reali i Mdridit :
“ Jo. Në një kohë ishte mundësia që të kaloja tek Real Madrid dhe nuk ishte e mundur. Është një tren që ka kaluar dhe tash jamë i lumtur tek Barcelona”.
Gjithashtu u shpreh edhe për një “peshkim” të që mundë të bëj Real Mdrid në Camp Nou, Alves shtoi se bashkëlojtarët e tijë Leo Messi dhe Andres Iniesta nuk lëvzin nga Barcelona :
“ Besoj që këta dy lojëtar kurr nuk do të largohen nga Barcelona për shkak të rrespektit dhe dashurisë që këta të dy kan për këtë klub. Një futbollist dëshiron të jetë i lumtur, të ndjehet i adhuruar dhe të luaj një një klub të madh.
Të gjitha këto ata i kan këtu ¿ për qka ti ndërrojnë? Për më tepër ata nuk trajtohen si blerje të fundit, por si lojtarë që e kan zhvilluar jetën e tyre tek Barcelona”.

"Toure:Kjo është një Tragjedi per Ne"

Yaya Toure dergon nje mesazh ne kombtaren e Tij Bregu i Fildisht per Tragjedin qe ndodhi ku vdisen me shum se 19 njerez.

Mesfushori i Bregud te Fildisht Yaya Toure shprehi ngushllimet per tifozet e Kombtares se tyj Bregu I Fildisht dhe esht mjaft I tronditur pas qe nuk ishte pjes per ti ndihmuar kombtares se tyj por ishte I kenaqur me lojen qe dhan per tifozet 5-0 un shpreh ngushllimet e mya esht vertet nje mesazh I dhimbshem,Yaya Toure ka derguar ne Vendin e tyj nje mesazh solidariteti.

Yaya Toure per Barca Tv tha se do te tregojn shum qka pasi qe ne vendin ton nuk kishim aq shum kapacitet ne botrorin 2010 ne do te japim maksimumin per te gjith tifozet qe kan vdekur dhe jam I vetedieshem se ne do te tregojm per ta ne botror ku dhe do te kemi besoj mbeshtetjen e shum tifozeve tan un shpreh ngushllimet e mya esht e vertet nje gje tragjike te cilen akush nuk deshironte te ndodh,”shum her ceka dhe do te ceki se kjo esht nje tragjedi absolute Un do te dergoi mbeshtetjen time tha ai,esht nje situat shum serioze dhe duhet te ndihmuar por e dym qe ne fudboll nuk esht hera e par qe ndodh por esht tragjedi e dhimbshme per mua dhe ne kemi nevoj per te treguar shum qka ne ket botror perata qe kan vdekur dhe do te tregojm thot Yaya Toure,

Incidenti ndodhi para ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2010 në stadiumin Felix Houphouet-Boigny, kur një murrë ra duke shkaktuar panik në mesin e tifozëve. Kjo ndodhi për shkak se në stadiumin ka kapacitet 35 mijë vetë, kishin hyrë 50 mijë fansa.

Iniesta shpreson të pensionohet në Camp Nou


Mesfushori kreativ i Barcelonës, Andres Iniesta, ka deklaruar të martën se shpreson ta kalojë gjithë karrierën futbollistike te Blaugranët.
“Nuk mund t’i ndaloj ata që flasin për mua dhe për të ardhmen time, mirëpo dëshiroj t’i kujtoj të gjithë se unë kam një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2014, dhe me Zotin përpara do të pensionohem këtu. Kjo është dëshira ime. Të gjithë qëndrojnë atje ku dëshirojnë të jenë dhe unë dëshiroj të mbetem këtu”, është shprehur spanjolli.
"Iniesta nuk mundi të luajë për Spanjën në ndeshjen kundër Turqisë të dielën për shkak të lëndimit, dhe po ashtu nuk do të mund të luajë të mërkurën, sërish kundër Turqisë, por shpreson të luajë në fundjavë kundër Valladolidit me Barcelonën.

Kaka: Gerrardi është lojtar i kompletuar

Lëvdatave të shumta që ka marrë simboli i Liverpoolit, Steven Gerrard, iu është bashkëngjitur edhe ish-lojtari më i mirë në botë, Ricardo Kaka, duke e cilësuar kapitenin e Redsave si lojtarin më të kompletuar në botë.
Pyetjes së revistës britanike “Four-Four-Two”, se cili është lojtari më i mirë në botë, Kaka i ëhstë përgjigjur:
“Është një pyetje e vështirë. Nëse më lejohet të zgjedh tre lojtarët më të mirë në botë, do të zgjedhja Cristiano Ronaldon për shkathtësitë e tij dhe shpejtësinë; Messin për dhuntitë e tij dhe mjeshtërinë; dhe Steven Gerrardin, i cili për mua është lojtari më i kompletuar dhe modern”.

Lala kërkon pikë nga Danimarka

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Lala, ka deklaruar se takimi i të mërkurës kundër Danimarkës është shumë i vështirë se ai kundër Hungarisë, mirëpo mesfushori i Hannoverit nuk dëshiron të kthehet në shtëpi pa pikë.
Shqipëria zhvilloi një lojë të dobët kundër Hungarisë, duke bërë që kuqezinjtë të mposhten në “Qemal Stafa”, ndërsa Lala shpreson që të mos ndodhë e njëjta gjë edhe kundër Danimarkës.
“Na pret një tjetër takim i vështirë, ndoshta edhe më i vështirë se ai kundër Hungarisë. Jemi të vetëdijshëm për këtë, por ne do të shkojmë në Danimarkë për të bërë lojën tonë dhe pa dyshim për të mos u kthyer duarbosh”, ëhstë shprehur kapiteni për “Nemzeti Sport”.

Lippi: Fitorja kundër Irlandës e domosdoshme

Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, ka kërkuar nga të përzgjedhurit të tij të jenë të vendosur për fitore në ndeshjen e të mërkurës kundër Irlandës.
“Unë pres fitore, sepse Italia gjithmonë luan për fitore përballë çdo kundërshtari, por gjithmonë kemi respektin më të madh për oponentët tanë”.
“(Giovanni) Trapattoni është një trajner i madh, i cili di si ta nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij. Irlanda ka vetëm dy pikë më pak se ne, por ata kanë luajtur shumë mirë në këto kualifikime”.
“Ne do ta zhvillojmë lojën tonë, me përkushtim të madh, duke shkaktuar gjithmonë presion dhe duke shfrytëzuar fuqinë tonë”, ka thënë Lippi për Sky Sport Italia.

Ronaldinho mund të kthehet te Barca

Mediat italiane spekulojnë që sulmuesi i Milanit, Ronaldinho, mund të kthehet te skuadra me të cilën fitoi gjithçka në futboll, ajo e Barcelonës.
Agjenti dhe vëllai i brazilianit, Roberto de Assis, ka deklaruar se tani është i mundur rikthimi i Dinhos në Camp Nou.
;Sportmediaset.it njofton se vëllai i sulmuesit ‘e ka hapur derën’ për një rikthim të mundshëm te Blaugranët, por ka cekur se pavarësisht problemeve të fundit, Ronaldinho ndihet mirë në San Siro.
;Ronaldinho nënshkroi me Milanin verën që shkoi, pas një sezoni të dobët në Camp Nou dhe pas disa problemeve me trajnerin Frank Rijkaard, ndërsa ka kontratë me Rossonerët deri në vitin 2011.

Agjenti konfirmon interesimin e Realit për Maicon

Agjenti i Maicon ka konfirmuar se Real Madridi është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Interit.
Braziliani konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë të krahut të djathtë, ndërsa për të janë të interesuar shumë nga top-skuadrat botërore.
“Po, Real Madridi ka shfaqur interes. Mirëpo nuk janë vetëm Los Blancos të interesuar për të. Maicon është lojtari më i mirë në pozitën e tij”, ka thënë agjenti i Maicon, Antonio Caliendo, “Telelombardia”.

Chelsea 7 milionë euro për Trezeguet?

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, është caku i ri i klubit të Premierligës, Chelseat.
E ardhmja e sulmuesit francez ka qenë në diskutim që kur ai pati një zënkë me trajnerin Claudio Ranieri më herët gjatë këtij sezoni.
'Corriere dello Sport ka shkruar se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, dëshiron të ofrojë 7 milionë funte për të sjellë Trezeguet në Londër.
'Megjithatë presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli,i ka hedhur poshtë të dhënat se Chelsea tashmë kishte dërguar ofertë në drejtim të biankonerëve për David Trezeguet.
Juninho: Kaka bëri mirë kur refuzoi Cityn
Mesfushori i Lyonit, Juninho, thotë se bashkëvendësi i tij brazilian Kaka kishte bërë mirë kur kishte refuzuar ekipin e Manchester Cityt.
“Nëse do të rikthehem në Vasco, atëherë do të doja të luaj për Sport Recife sërish, që është klubi me të cilin identifikohem shumë dhe që është përfshirë në karrierën time”, ka thënë Juninho.
“Edhe nëse Sao Paulo do të më kishte bërë një mega-ofertë, kurrë nuk do të kisha nënshkruar me këtë klub”.
“Është sikur rasti i Kaka, i cili tregoi një shembull të mirë kur refuzoi të largohet nga Milani për të nënshkruar me Manchester Cityn”, ka shtuar braziliani.

Gerrard: Reina më i miri në botë

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, e vlerëson portierin e të kuqve, Pepe Reina, si më të mirin në botë.
“Ne vërtet jemi të lumtur me portierin që kemi në Liverpool dhe jam shumë i bindur se Pepe mbase është më i miri në botë në pozitën e tij, për momentin”, ka thënë Gerrard për Liverpoolfc.tv.
“Nëse i shihni ndeshje që kemi fituar së fundi, Pepe ka luajtur një rol vërtet të rëndësishëm në këto fitore, duke bërë disa mbrojtje të rëndësishme në momente vitale dhe madje ka asistuar në disa gola. Andaj e dimë se sa i mirë është ai dhe definitivisht është një prej më të mirëve në botë”, ka shtuar kapiteni.

Ferguson: I trembem Barcelones

Barcelona është kërcënimi më i madh për shpresat e Manchester United për të mbrojtur titullin në Ligën e Kampionëve, thotë menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson.
“Barcelona është ekipi në formë, ata kanë qenë të tmerrshëm këtë sezon dhe çdokush e ka vëmendjen tek ta”, ka thënë Ferguson.
“Paraqitja e tyre në ndeshjen e dytë përballë Lyonit (të cilën e fituan me rezultat 5-2) ishte absolutisht brilante. Ata mund ta kërcënojnë secilin dhe janë padyshim një prej favoritëve”, ka shtuar skocezi.
"Manchester United në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të ketë përballë ekipin e Portos, derisa Barcelona ka përballë kampionin e Bundesligës, Bayern Munich.

Drogba i tronditur nga vdekja e 19 tifozëve

Dyshja e Chelseat, Didier Drogba dhe Salomon Kalou, kanë shprehur zemërimin e tyre pas vdekjes së 19 tifozëve të Bregut të Fildishtë në fitoren 5-0 ndaj Malavit.
Incidenti ndodhi para ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2010 në stadiumin Felix Houphouet-Boigny, kur një murrë ra duke shkaktuar panik në mesin e tifozëve. Kjo ndodhi për shkak se në stadiumin me kapacitet 35 mijë vetë, kishin hyrë 50 mijë fansa.
“Jam i tronditur nga kjo që ka ndodhur, është vështirë për tu përballuar. Futbolli është asgjë kur flitet për vdekjen e 19 njerëzve, kur ndodhin gjëra të tilla, kjo bën të kuptosh se sa njerëzit janë të dhënë pas vendit të tyre, ekipit të tyre”, ka thënë Drogba.
“Jam i tronditur. Ngushëlloj familjet e tyre, paqja qoftë mbi ta”, ka shtuar Kalou.

Mesi: Jam krenar për fanellën me numrin 10

Ndonëse shpesh ka theksuar se nuk ka ndonjë ndjenjë të veçantë se cilin numër e bartë në fanellë, megjithatë Lionel Mesi nuk e ka fshehur kënaqësinë që përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Armando Maradona ia ka ndarë fanellën me numrin 10.
ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2010 në Zonën e Amerikës Latine, Argjentina shënoi fitore ndaj Venezuelës, me rezultat 4:0, kurse Mesi shkëlqeu në këtë takim. "Nëse Mesi çdo herë luan kështu siç luajti ndaj Venezuelës, atëherë sigurisht se do të ketë gjithmonë lajme të mira për Argjentinën", ka pohuar Maradona. Mesi deri më tash ka bartur fanellën me numrin 18, kurse fanella me numrin 10 ishte në pronësi të mesfushorit të Boka Juniorsit, Huan Roman Rikelme. Pasi që Rikelme pati mosmarrëveshje me Maradonën dhe e braktisi kombëtaren, Mesi ishte zgjedhja logjike për ta bartur këtë numër. "Fanella me numrin 10 më bën të ndihem i lumtur dhe krenar. Dy fanellat që i kam bartur në ndeshjen ndaj Venezuelës do t'ia dhuroj nënës dhe vëllait tim", ka thënë Mesi.

Beckham dhe messi futbollistet më te paguar në botë

"France Football" ka bërë publike listën me lojtarët të cilët fitojnë më së shumti para, ndërsa mesfushori i huazuar nga L.A. Galaxy te Milani, David Beckham, gjendet në krye të listës. "
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, zë vendin e dytë, ndërsa lojtari më i mirë në botë për sezonin e kaluar, Cristiano Ronaldo, zë vendin e katërt.
"Sulmuesi i Milanit, Ronaldinho, është pozicionuar në vendin e tretë, ndërsa bashkëkombësi dhe bashkëlojtari i tij, Kaka, është renditur i gjashti.
"Prej trajnerëve, kryesojnë dy ish-trajnerët e Chelseat. Trajneri aktual i Interit, Jose Mourinho, fiton afër 11 milionë euro, ndërsa Luiz Felipe Scolari fiton më tepër se portugezi nga kontrata e tij me Blutë, rreth 12.5 milionë euro.


Lista e dhjetë lojtarëve që fitojnë më së shumti brenda një viti:

1. David Beckham (Milan): 32.4 milionë euro
2. Lionel Messi (Barcellona): 28.6 milionë euro
3. Ronaldinho (Milan): 19.6 milionë euro
4. Cristiano Ronaldo (Manchester United): 18.3 milionë euro
5. Thierry Henry (Barcelona): 17 milionë euro
6. Kaka (Milan): 15.1 milionë euro
7. Zlatan Ibrahimovic (Inter): 14 milionë euro
8. Wayne Rooney (Manchester United): 13.5 milionë euro
9. Frank Lampard (Chelsea): 13 milionë euro
10. John Terry (Chelsea): 11.7 milionë euro

Zemra e Ronaldinhos është me Barcelonën

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Ronaldinho, akoma ndjen një lidhje të veçantë me Blaugranët dhe me qytetin e Barcelonës, pohon vëllai i tij Roberto de Assis.

Braziliani ka kaluar momente të jashtëzakonshme te katalunasit (2003-2008), duke fituar La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe shumë çmime personale, përfshirë edhe Topin e Artë dhe çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.
“Barcelona do të mbetet gjithmonë një qytet i veçantë për të dhe për mua. Kthimi atje do të na bënte gjithmonë të lumtur. Kemi respekt të madh dhe dashuri për klubin dhe për vetë qytetin”, ka thënë Roberto de Assis.

30 March 2009

Hleb beson se ka te ardhme tek Barça

I pyetur mbi gjendjen e tij në Barcelone, mesfushori ansor i klubit katalonas F.C. Barcelona dhe Kombtares Bjelloruse, 27 vjeçari Alexander Hleb, ka thene para gazetarve se ai ende beson se mund ta tregoje veten tek klubi i Barcelones.

"Hleb: ” Une kam folur me trajnerin Guardiola, rreth situatës dhe rolin tim në skuadër. Une ia kam treguar atij se qka mendoj une se çfare mendoj se duhet te behet.

"Une e kam shprehuer deshiren time, dhe them se Barcelona nuk ka bere gabim qe ka nenshkruar me mua. Dua të zë vend në ekip, dhe te fitoje diqka ne ligen e Spanjes.

"Henry, Messi dhe Iniesta jan rivalet e mi per te zere vend ne formacion te pare, por siç e dim te gjithe, keta tre lojtare jan fantastik, edhe problemi eshte se nuk mund te prese, po te isha 20 vjeç do kisha pritur, po une jam gati 28 vjeç dhe karriera me shkon dem. Ne Sttutgard e Arsenal po ashtu kam pasur probleme ne fillim, per ata nuk jam i merzitur sepse jam mesuar ne fillim…”

Henry mund te jete ne shitje kete vere

Gazeta e përjavshme katalonase ”Gol” thote se klubi katalonas F.C. Barcelona eshte duke menduar per te shitur kete vere, pra ne merkaton e veres 2009, sulmuesin 31 vjeçar, i cili luan tek Barça dhe kombtarja Franceze, Thierry Henry.

"Klubi mendon se Henry nuk mund te jape me shume ne vitet e ardhshme, dhe se duhet ta shesin kete vere, sepse ne te ardhen do ta kene me te vshtire per ta shitur dhe se kontrata e tij eshte deri me 2011, dhe mund te largohet me 0€. Thuhet se Barça ia ka vene çmimin Henrys, i cili kushton 15 milione euro, dhe thuhet se Manchester City eshte me shume e interesuar per te.

"Nese largohet kete vere Henry, atehere Barcelona patjeter duhet ta marre nje sulmues ansor te majte, per ta zevendesuar francezin Thierry Henry. Ne liste jane, francezi i cili luan tek Bayern, 25 vjeçari Franck Ribery, dhe holandezi 25 vjeçar, i cili luan tek Arsenali, Robin van Persie. Ky i fundit ka mbeshtetjen per ta ardhur tek Barça edhe nga ish lojtari e trajneri i Barcelones, Johan Cruijff.

Liverpul,në garë për Samuel Eto

Sulmuesi kamerunas në fund të sezonit mund të largohet nga Barcelona.Shumë klube të mëdhaja si Inter dhe Milan janë të interesuara për shërbimet e Eto’s.Mirpo,kohëve të fundit ,siç raportojnë mediat në Spanjë,në garë për Eto’n është edhe Liverpuli.

”Nuk jam i njoftuar me ofertat e Inter,Milan apo Liverpul,kto janë vetëm spekulime.Nuk dua te flas për transferime.Shumë mirë jam te Barcelona dhe jam duke u dëfryer me futbollin që po bëjmë”,deklaroi Eto.
"Eto ka kontratë me skuadrën e Barcelonës deri në vitin 2010 dhe siç i shpreh ai,pas përfundimit të sezonit do të ulen së bashku me udhëheqsit blaugrana për të vendosur për të ardhmen e tij.

Barça kampion,Espanjol në ligën e dytë !!!

Këtë e thotë ”fallxhori Pito ”,i cili ka shumë vite që meret me parashikimin e rezultateve të kampionatiti

.Çdo sezon,kur mungojnë edhe 10 javë për të përfunduar La Liga,Ricardo Pastor,i pupullarizuar në Spanjë si ”fallxhori Pito”,flet për ate se kush do shpallet kampion,kush do luaj në kupat europiane dhe kush do bjerë nga liga.Për këtë sezon ai parashikon një gëzim të dyfisht për barcelonistët sepse Barça do bëhet kampione dhe Espanjoli do shkojë në ligën e dytë.”Fallxhori Pitu”,i cili për shume vite ka parashikuar rezultatet,kur kanë mbetur edhe 10 javë për tu luajtur,ka parashikuar se kampione do jetë Barcelona me 89 pikë,e ndjekur nga R.Madrid me 85 pikë dhe Sevila me 73 pikë.Për rënien nga kategoria ,ai thotë se Espanjoli dhe Recreativo me 37 pikë dhe Numancia me 36 pikë ,sezonin e ardhshëm do luajnë në ligën e dytë.

Ja klasifikimi sipas tij-

1° Barça 89
2° Madrid 85
3° Sevilla 73
4° Villarreal 62
5° Deportivo 61
6° Atlético de Madrid 60
———————
18° Espanyol 37
19° Recreativo 37
20° Numancia 36

Klinsman : Nëse i lejon hapsirë,Barcelona të shkatron

Trajneri i Bayernit,Jirgen Klinsman,duket shumë i matur për ndeshjen kundër Barcelonës,në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.Ai thotë se nëse i lejon vetëm pak hapsirë skuadrës blaugrana,ajo të shkatron totalisht duke mos të dhënë asnjë mundësi për të bërë diçka më tepër.
“Në qoftë se Barcelonën e lejon të luaj vështirësitë do të jenë shumë të mëdha. Skuadra e Guardiolës luan me shpejtësi të madhe, pasimi i saj është i jashtëzakonshëm,ajo thjesht është në gjendje të të shkatroj dhe nuk të lë hapsirë për të shpresuar për ndonjë rezultat pozitiv”. Ndërkohë problemi tjetër jo i vogël për Klinsmanin dhe drejtuesit e Bajernit të Munihut është e ardhmja e mesfushorit francez Riberi. Manaxheri i përgjithshëm i skuadrës bavareze, Uli Henes ka përsëritur se “Bajern Munihu do të bëjë gjithçka që ta mbajë Riberin dhe se kjo luftë do të jetë brutale”.

Cannavaro: Nuk kam kontaktuar me Milanin

Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, ka deklaruar se ai nuk është kontaktuar nga Milani për ndonjë transferim të mundshëm në verë.
“Njoftimet për ndonjë kontakt timin me Milanin, janë vetëm spekulime. Askush nuk ka folur me mua. Mirëpo më se dikush dëshiron të kontaktojë me mua, e di mënyrën se si ta bëjë këtë- së pari duhet të kontaktojë me agjentin tim”.
“Marrëveshja ime me Real Madridin skadon në qershor. Por dua të them se Reali nuk është skuadra e vetme në botë”, është cituar Cannavaro nga “Marca”.

Lampard: Kujdes nga Shevchenko

Të mërkurën Anglia do të përballet me Ukrainën në kuadër të garave kualifikuese të Grupit të Gjashtë për Kampionatin Botëror 2010, ndërsa mesfushori anglez Frank Lampard u ka thënë gazetarëve se Tre Luanët duhet të jenë maksimalisht të përqendruar për këtë ndeshje.
“Duhet të vazhdojmë të luajmë mirë dhe ta shndërrojmë Wembleyn në një fortesë të Kombëtares. Ukraina do të jetë shumë më e fuqishme se Sllovakia, prandaj duhet të mundohemi dhe ta fitojmë ndeshjen”.
“Shevchenko është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ai do të jetë rreziku kryesor. Ai mund të shënojë në çdo moment ose të jetë asistues goli”, ka thënë Lampard, i cili mossuksesin e Shevas te Chelsea e ka shpjeguar si pasojë e lëndimeve dhe mospërshtatjes.

“Lojtart e Barcas nje Rol te Madh ne Kombtaret”

Lojtart e Barcelonës jan lojtart Kyc edhe te kombtarve te tyre ku Gjat 90 minutave Jan Kyc ne kombtaret e tyre...

Lojtart e Barcelones po luajn një rol te madh ne kombtaret e tyre,Perveq Basquetsit dhe pjesa qeter qe nuk ishin te ftuar ne kombtaret e tyre,Ishin po thuajse te gjith pjes e kombtareve te tyre plot 90’ minuta dhe nje rol tej te rendsishem luajten per kombtaren e tyre,Perveq Ketyre Dy lojtar te barcas ishin te qellimeve te dy golave Messi per kombtaren Argjentinase dhe Pique qe shenoi golin e vetem per 1-0 ndaj turqis,


9 lojtar te barcas-Pique, Xavi, Basquets, Henry, Messi, Caceres, Alves, Eto’o dhe Keita kan qen ne kombtaret e tyre per kualifikim ne Kupen e botes 2010,Gjith lojtart ishin plot 90’minuta ne fush perveq Sergio Basquets I cili ende nuk po ze vend ne 11 e par te kombtares Spanjole,te gjith lojtart tjer luajten nje rol te rendsishem per perfaqsueset e veta.


Europ-


Spanja:Xavi ishte plot 90’ minuta kyç I klubit duke fituar ndaj turqis 1-0 ndersa mbrojtesi katalanas Pique ishte golashenuesi I vetem ne ket ndeshje per di dhen spanjes 3 pik te vlefshme.


Franca:Gjithashtu moren 3 pik te vlefshme kunder Lithuanis 0-1 Henry luajti plot 90’minuta dhe ishte lojtar I cili shperndau shum raste te mira ne porten kundershtare,
Amerik Jugore-


Argjentina:Messi shenoi edhe nje her gol per kombtaren e Argjentinase me drejtimin e Maradones I cili pranoi se Leo Messi esht lojtari I cili kombtarja Argjentinase e deshiron ne cdo loj Ate,Argjenina Debutoi me rezultat 4-0 duke e rrahur me nje loj te mrekullueshme kundershtarin Venezueles duke Dorëzuar kombtarja e Venezueles.


Uruguaj:Kombtarja e Mbrojtesit Martin Caceres I cili ne ket ndeshje ishte apsolotisht njeri nder ndaluesit me te mir ku kundershtart nuk ben ball lojes se tyj te fort,Uruguaj arriti nje avantazh prej 2-0 ndaj kombtares se Paraguaj Kyc per nje triumf per Martin Caceres.
Brazil:vetem nje barazim mori ndaj Ecuadorit ku nuk arriti te shenon fitoren dhe vetem nje barazim 1-1 Lojtari I barcelones Alves I cili u fut ne ndeshje 24 duke ndrishuar styllin e lojes sse Brazilit por nuk arriten te Marin Fitoren ne Ecuadorm,
Afrik-


Kamerun:Eto’o nuk arriti te marin nje fitore ndaj Kombtares se Togo ku u mposhten me rezultat 0-1 Eto’o luajti per plot 90’minuta.


Mali:As kombtarja e Seydou Keita nuk arriti te fiton ku vetem moren nje barazim 1-1 ndaj kombtares se Sudani’t,Poashtu edhe mesfushori Keita luajti per plot 90 minuta.

Inter arrin marrëveshje me Militon?

Sipas 24oredisport.com, Interi dhe Genoa janë marrë vesh për transferimin e sulmuesit Diego Milito.
Mësohet se Interi do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me argjentinasin, i cili do të marrë pagë prej 3.5 milionë eurosh për sezon.
"Ende mbeten disa gjëra për t’u detajizuar, ndërsa një pjesë e madhe e marrëveshjes do të varet edhe nga suksesi i Genoas në fund të sezonit, nëse do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve ose jo.
"Interi mund të përfshijë në marrëveshje edhe këmbimin e ndonjërit nga lojtarët, Julio Cruz, David Suazo ose Luis Jimenez

Van der Vaart: Nuk do të shkoj te Chelsea

Mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vaart, ka mohuar spekulimet, të cilat e kanë cituar atë të ketë thënë se dëshiron të transferohet te Chelsea.
“Kam dëgjuar se ka spekulime, sipas të cilave unë kam thënë se dëshiroj të shkoj te Chelsea, mirëpo unë nuk kam thënë asgjë të tillë, madje nuk kam thënë asgjë për të ardhmen time”.
“Mendoj se shumëçka do të ndodhë te Reali këtë verë. Do të caktohet presidenti i ri dhe sipas të gjitha gjasave edhe një trajner i ri. Prandaj unë do të pres deri atëherë”, ka thënë 26-vjeçari për “The Sun”.

Van Persie i dyshimtë kundër Maqedonisë

Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka marrë disa lajme shqetësuese para ndeshjes së të mërkurës kundër Maqedonisë.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, ka marrë një lëndim të shtunën, në fitoren prej 3-0 kundër Skocisë, ndërsa gjatë seancës së sotme stërvitore, ka pasur disa probleme me dhimbje.
"Pritet që Wesley Sneijder ta zë vendin e Van Persiet nëse lëndimi e detyron atë të rrijë jashtë për ndeshjen kundër Maqedonisë.

Shevchenko dëshiron të shënojë kundër Anglisë

Sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, thotë se ai ka dëshirë të zjarrtë të luajë dhe fitojë kundër Anglisë edhe pse tek rosonerët është vetëm pjesë e ekipit rezervë.
“Ekipi kombëtar ma jep mundësinë ta bëj atë që gjithmonë kam dashur, të luaj futboll. Por për përzgjedhësin nuk është e lehtë të nxjerrë në lojë një futbollist i cili nuk luan për ekipin e tij. Kjo është një ndeshje e madhe për ne”, ka thënë Sheva.
“E dimë se Anglia është një prej përfaqësueseve më të mira dhe shpresojmë se do të mund të bëjmë diçka të mirë në Wembley. Ëndërroj të luaj dhe të shënoj, pasi ky do të ishte goli im i 40-të me fanellën e kombëtares. Ëndërroj edhe për një gol që do të na mundësonte të kualifikohemi”, ka shtuar ukrainasi.

“Barcelona deri te Ejten Pritet Gjith te gatshem”

Barcelona do te ket dy trejnime vetem te marten dhe te ejten por ekt te marte pepe nuk do ti ket gjith te gatshem....

Barcelona pritet qe kete jav te Rifiton Gradualisht normalitetin e klubit,Pasi qe lojtart do te kthehen nga kombtaret,Të ejten do te ket Guardiola gjith lojtart e tij ne trajning,Pasi qe Spanja dhe Argjentina e disa tjera do te ken edhe nga nje ndeshje te Merkuren dhe pastaj lojtart katalanas do te mund te kthehen ne klub,Guardiola ka pasur nje trening te Marten dhe pastaj ka pasur nje pushim te gjat dhe sod do te kthehet me nje trejning me lojtart qe nuk jan ne kombtare,dhe do te trejnojn me klubin,Guardiola pritet qe te ket te ejten vetem nje trejning per tu pergaditur per klubin e Rradhes Valedolidin qe do te ndeshen te shtunen ndersa pergaditja pritet vetem nje dyt,Duke filliar qe kete te Mart kete trajnim te planifikon per ndeshjen me valedolidin por lojtart qe ende nuk jan kthyer nga kombtarja dhe pritet qe te ndodh te ejten kjo edhe pse vetem nje dyt per guardiolan pergaditje per ket ndeshje besojm se do te ket sukses klubi jon,
Por besojm qe edhe lojtart qe jan te marten per ta do te ket dy dyt Pergaditje dhe pritet qe Puyol te jet ne fush dhe Iniesta ne bankat rezerve per te dhen nje shpres per ndeshjen ndaj Bayernit,Guardiola nuk ka treguar ndonje befasi ne ket ndeshje pasi qe ndeshjen tjeter do te ket nje ndeshje te rend ne ligen e Kampioneve ndaj Bayernit te Munihit ku pritet qe do te ruaj shum lojtar qe te mos ket ndonje lendim.

Adebayor: Dua të qëndroj në Arsenal

Sulmuesi i topçinjve, Emmanuel Adebayor, thotë se absolutisht nuk është bërë pishman që ka qëndruar në klub, pasi dëshirë e tij është të fitojë trofe me Arsenalin.
Përfaqësuesi i kombëtares së Togos verën e kaluar u lidh me një largim nga Arsenali, por në fund vendosi t’i besojë trajnerit Arsene Wenger dhe të qëndrojë në Emirates.
“Jam i lumtur këtu. Kurrë nuk pendohem për asgjë. Për momentin e kemi ca të vështirë, pasi lëshuam disa ndeshje, por ende jam i lumtur që jam në Arsenal. Kjo është dëshira ime, e kam thënë para të gjithëve dhe këtë do ta them sërish. Dua të mbetem në Arsenal”, ka thënë Adebayor.

Giovinco: Dua të fitoj trofe me Juventusin

Ylli i ri i Zonjës së Vjetër, Sebastian Giovinco, ka thënë se dëshirë e tij është të mbetet në klub dhe të fitojë trofe.
Mesfushori 22-vjeçar këtë sezon nuk fiton shumë raste nga trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, por në disa ndeshje që është aktivizuar ka treguar paraqitje të mira.
“Thjesht. Në moshën 22-vjeçare nuk mund të kërkoni diçka më të mirë në jetën tuaj. Sigurisht se nuk do t’i kaloj 15 vite në stolin rezervë, por punoj pa ndalur dhe dua të mbetet në Juventus”, ka thënë Giovinco.

Txiki Vlereson shum Messi dhe se “esht shum I lumtur ketu”

Drejtori sportiv i barcelones Txiki Beguristan Vleresoi shum sulmuesin e tyre dhe yllin Lionel Messi dhe theksoi se esht shum i lumtur ne klub ..
Drejtori sportiv I FcBarcelones Txiki Begiristain esht vetedieshem se messi do te vazhdoj punen ne barcelon,dua te ceki se ai ishte I mrekullueshem me kombtaren e tij me tvertet esht per tu vlersuar se esht lojtari me I mir ne bot,Ne nuk do ta transferojm ate ne cfardo oferte kete e kemi then shum her dhe do te vertetojm ai esht shum I lumtur ne barcelon dhe ne jemi shum te lumtur me te kjo esht qe ai vendos te ardhmen ne barcelon dhe se nuk mendon per nje transferim,Messi gjithmon tot se barcelona esht e sukseshme por edhe shum gjera qe dha per mua dhe familjen tyme dhe un kurr sdo te dal nga barca,Txiki permbylli me nje fjal ket tem duke then se Messi esht I jashztëzakonshem në 2009

Vieira i pasigurt rreth qëndrimit në Inter

Mesfushori francez Patrick Vieira thotë se ai nuk është i sigurt nëse ende do të luajë me Interin në sezonin e ardhshëm.
Ish-kapiteni i Arsenalit, nuk ka qenë një startues i rregullt për Interin nën drejtimin e trajnerit të ri Jose Mourinho këtë sezon, dhe ka shprehur dyshimin rreth qëndrimit të tij në Milano.
“Më takon mua të punoj shumë, me qëllim të mund ta rikthej formën më të mirë. Nuk do të ankohem, pasi tash kam nevojë të flas më së paku dhe të punoj më shumë”, ka thënë Vieira.
“Kam kontratë me Interin deri në vitin 2010 dhe dua ta respektoj atë, dhe ndjehem shumë i afërt me këtë ekip. Sidoqoftë, duhet të pres dhe të shoh, kjo varet edhe nga ajo se çfarë dëshiron klubi të bëjë me mua”, ka shtuar francezi.

Lopez porosit të rinjtë të largohen nga Reali dhe Barcelona

Portieri i Villarrealit, Diego Lopez, i ka porositur të rinjtë e Real Madridit të mos kenë frikë nga largimi në kërkim të ngritjes së karrierave të tyre.
“Gjëja më e rëndësishme është të kuptosh se klubet e mëdha si Real Madrid ose Barcelona nuk janë gjithçka. Ka shumë pak vend për lojtarët, dhe për pozitat specifike si e imja, edhe më pak”, ka thënë Lopez.
“Kam vendosur të largohem siç bëri edhe Pepe Reina (tash në Liverpool). Tash jemi së bashku në ekipin kombëtar. Të rinjtë duhet të mësojnë në klube të mëdha, por nuk duhet të kenë frikë të largohen”, ka shtuar portieri spanjoll.
"Diego Lopez ishte pjesë e të rinjve të Realit para se të kalojë në Villarreal, derisa Pepe Reina ishte pjesë e Barcelonës para kalimit të tij në Villarreal dhe pastaj në Liverpool.

Rooney: Jam nën kontroll

Njëshi i Manchester United, Wayne Rooney, ka hedhur poshtë fjalët se nervozizmi i tij mund t’i kushtojë në ndeshjen e Kupës Botërore.
“Jam gjithmonë nën kontroll. Jam një lojtar me më shumë përvojë dhe kam luajtur në ndeshje të mëdha në nivel klubi, që vërtet më ka ndihmuar”, ka thënë Rooney.
"Sulmuesi anglez do të bëjë paraqitjen e tij të 50-të me Anglinë në ndeshjen e të mërkurës kundër Ukrainës, të vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2010.
“Jam i kënaqur që mund të arrij 50-shin, por më shumë dua të fitoj trofe. Shpresoj se në të ardhmen do të arrijmë ta bëjmë këtë”, ka shtuar anglezi.

Valdes duhet të harrojë rritjen e pagës

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, duhet të harrojë ngritjen e dukshme të pagë nëse ai dëshiron të qëndrojë në Barcelona.
Sportivja As thotë se presidenti i Barçës, Joan Laporta, nuk ka synim ta vendosë portierin në një rend me yjet më të paguara të klubit, Lionel Messi dhe Samuel Eto'o.
"Kontrata aktuale e Valdes skadon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe agjenti i tij Gines Carvajal, thotë se qetësia po humb sa i takon marrëveshjes së re dhe mund të pritet një largim i portierit.

Ancelotti nuk përjashton largimin

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, nuk e ka përjashtuar një largim të afërt nga San Siro.
Thashethemet se Ancelotti mund të largohet nga klubi italian vazhdojnë të qarkullojnë, me disa që e lidhin atë me kalim në Chelsea dhe disa të tjera me kalim tek Real Madrid.
'Edhe vetë trajneri është logjik rreth të ardhmes së tij dhe nuk përjashton një largim.
“Sigurisht, nuk do të udhëheq Milanin përgjithmonë... gjithçka është e mundshme”, ka thënë ai për Corriere dello Sport.
“Do të doja të them lamtumirë menjë përqafim, por tash nuk është momenti dhe raporti jonë i punës është tërësisht në harmoni”, ka shtuar italiani.

City do të ofrojë 35 milionë funte për Ribery

Manchester City është i gatshëm për të kaluarën shifrën rekorde prej 32 milionë funtesh të cilën e pagoi për Robinhon, duke synuar të transferojnë yllin e Bayern Munich, Franck Ribery.
Daily Star Sunday shkruan se City do të dërgojë një ofertë prej 35 milionë eurosh për Ribery.

Menaxheri i Cityt, Mark Hughes, ka përkrahur pronarët e Abu Dhabi United Group për të bërë ofertë për Lojtarin më të Mirë të Vitit në Francë dhe Gjermani.

City shpresonte të marrë Riberyn për një shumë prej 20-25 milionë euro, por vlera e tij është ngritur pasi për të interesim janë duke shprehur edhe Chelsea, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Chelsea do të ofrojë 15 milionë funte për Young

Chelsea raportohet se është duke planifikuar të bëjë një ofertë të vlefshme 15 milionë funte gjatë verës, për anësorin e Aston Villas, Ashley Young.
‘Mail on Sunday’ ka shkruar se Young është etiketuar nga Chelsea si zëvendësim për anësorin francez Florent Malouda, i cili do të huazohet pas dy sezoneve zhgënjyese në Stamford Bridge.
"Mesfushori i Aston Villas ka lulëzuar nën drejtimin e Martin O’Neill që nga transferimi 8.5 milionë funtësh nga Watford, por lojtari thuhet se dëshiron të shijojë kënaqësinë e të luajturit në Ligën e Kampionëve si dhe të sigurojë vend në kombëtare.

Beckham krenar me paraqitjen e 109-të

Mesfushori i LA Galaxy, i cili është i huazuar tek Milani deri në fund të sezonit, David Beckham, është i ngazëllyer pas paraqitjes së 109-të me kombëtaren angleze, në fitoren e mbrëmshme prej 4-0 ndaj Sllovakisë.
“Vërtet nuk mund të besoj. Është diçka të cilën gjithmonë e ëndërroni kur jeni fëmijë, të luani për Anglinë. Të arrish një numër të tillë paraqitjesh dhe të qëndrosh mbi Bobby Moore, një legjendë e futbollit anglez, është emocionuese. Kjo do të thotë shumë”, ka thënë Beckham.
“Momentet e tilla të bëjnë të ndjehesh i vlerësuar. Gjatë gjithë karrierës të luash në Wembley dhe të luash për vendin tënd. Kam arritur 109 ndeshje dhe jam krenar për këtë”, ka shtuar mesfushori.

Maradona: Luajtëm një ndeshje të përkryer

Përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Maradona, pas fitores në ndeshjen e parë të tij zyrtare, është ndarë tepër i kënaqur dhe ka thënë se lojtarët e tij e kishin dhuruar argëtimin perfekt.
Argjentina shënoi fitore të thellë prej 4-0 ndaj Venezuelës, me golat e Messi, Tevez, Maxi Rodriguez dhe Aguero.
“Ishte një ndeshje perfekte për ne, e kishim topin në këmbët tona, krijuam shumë raste për shënim. Djelmoshat e dinin se është e nevojshme të jemi të durueshëm dhe shënuan gol në momentin e duhur”, ka thënë Maradona.
“Duhet të pranojmë se Venezuela është shumë më e përmirësuar, sot ndoshta shënuan katër gola, por ndeshja nuk ishte e lehtë. Duhej të punonim shumë”, ka shtuar legjenda e futbollit argjentinas.

Mesi : Nuk ndjej përgjegjësi më të madhe për shkak të numrit 10

MESSI

Ylli i Barcelonës deklaroi se është shumë i lumtur që Maradona vendosi që ai të mbajë numrin 10,por nuk do ti pengonte edhe nëse dikush tjetër mban fanelën me numrin 10.Pas largimit të Rikelmes nga kombëtarja argjentinase ,Maradona vendosi që fanelën me numrin 10 ta mbajë Lionel Mesi.Mesi është ndjer shumë i lumtur dhe ka deklaruar se fanelën do ia dhuroj familjes së tij.
”E kuptoj rëndësinë e numrit 10,e njejta ndodhi edhe tek Barça kur u largua Ronaldinjo dhe trajneri vendosi që un të mbaj numrin 10.Për mua nuk ka ndonjë pergjegjësi më të madhe që të mbajë këtë numër.Kur Diego(Maradona) më lajmëroi se un do ta mbaj numrin 10, un i thashë se nuk ka asnjë problem që ta mbajë 10-shen në shpinë.Por un do ndjehesha i lumtur edhe nëse ndonjë tjetër e mban këtë numër.Kryesore është që un sa më shpesh të jem me kombëtaren ”,përfundoi ylli i Barcelonës dhe kombëtares argjentinase Lionel Mesi.

Santon: Kam qenë afër kalimit në Milan

Ylli i ri i Interit, Davide Santon, ka zbuluar se ai pothuajse i ishte bashkuar Milanit si junior.
“Lejomëni të them se besoj në fat dhe në faktin se të gjithë ne ndoshta jemi lindur për të arritur diçka të veçantë”, ka thënë mbrojtësi italian për Gazzetta dello Sport.
“Kam luajtur në akademinë e të rinjve në Ravenna dhe në moshën 10-vjeçare kisha një provë me Interin. Kur mbusha 14 vjet, ata më shkruan përsëri dhe thanë se më dëshironin”.
“Vetëm dy ditë më vonë e njëjta letër arriti nga Milani. Në atë koha isha një tifoz i rosonerëve, por kisha zgjedhur Interin. Zemra mund ta ndërrojë mendjen dhe duke marrë parasysh sa i lumtur kam qenë këtu, kurrë nuk do të mendoja për transferim në një klub tjetër”, ka shtuar Santon.

REZULTATET E BARCES DHE BAYERN MUNICH‏

Është interesante të përmendet se ekipet Guardiola menaxhohet nga Klinsmann dhe janë më të larta të scorers ligës së kampioneve në këtë sezon, me 24 qëllimet secila në 8 ndeshje.
"Në fazën e grupit, Barça shënoi 18 qëllimet krahasuar me 12 nga Bayern. Në raundin e parë nokaut, Klinsmann e sportive të lojtarëve të eliminohen të 12-1 agregat ndërsa Barça asgjësuar Olympique Lyon 6-3. Megjithatë, pranoi Bayern kanë vetëm 5 në krahasim me objektivat e Barça etiketë e 11. Këto të dhëna pėrjashton fazën paraprake si Bayern hyrë në fazën grup
direkt...
postuar nga
lirim-rrustemi

29 March 2009

I pasigurtë qëndrimi i Valdes tek Barca

Agjenti i portierit të Barcelonës ka thënë se bisedimet rreth kontratës së re janë në rrezik,dhe për këtë shkak shumë klube janë të interesuara për shërbimet e tij.
"Victor Valdes ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2010.Ndër klubet që e kërkojnë janë,Manchester Unitedi që e sheh si zëvendësues të Van der Sarit dhe ekipi i Milanit.

Te Luajm se Bashku. Java 13

Ne kuader te Javes se 17 nuk patem person me 5 loje te qelluar keshtu qe bonisi mbetet aktiv per Javen e 14-te. Ky ponus prej 20 pikeve nuk do te rritet ma keshtu .
REZULTATET:
Shqipëria - Hungaria 0:1
Portugalia - Suedia 0:0
Spanja - Turqia 1:0
Holand - Skoci 3:0
Maili i Zi - Italia 0:೨
tabela javore

1iZJA DEMIRI44 pik
2GRanit-8 34 pik
3leonor idrizi 26 pik
4besmir laqi24 pik
5leotrim shehu 23 pik
6Megzon Luhani 20 pik
7rilind idrizi 21 pik
8armir maksuti18 pik
9fatbardh shehu18 pik
10blerim aliti 18 pik
11shaban ademi15 pik
12liridon berisha15 pik
13behar sahiti 14 pik
14cobby10 pik
15Drilon Thaqi 5 pik
16ali likova 4 pik
17azemi shefqet 4 pik
18endrit hyseni 4 pik
19Milaim Rushiti4 pik
20rinon arifi3 pik
21beki osmani 2 pik
22linda bajrami1 pik
23lirim maksudi1 pik
24bekim marku0 pik
25demir alili 0 pik

JAVA E 14 - 04/05.04.2009

Atalanta - Fiorentina
Sampdoria - Napoli
Piacenza - Brescia
Blackburn - Tottenham
West Ham - Sunderland
Arsenal - Manchester City
Espanyol - Deportivo
Hertha Berlin - Bor.Dortmund
Wolfsburg - Bayern Munchen
Valenciennes - Auxerre

AFATI I FUNDIT ESHTE DITA E SHTUNE: 04.04.2009 ORA 12:00

KERKES - JU LUTEM NESE NDODH NDONJE GABIM ME PIKET E JUAJA, KOPJO GABIMIN E BERE, JO ME QELLIM DHE DERGO NE E-mail: fcb-messi@live.com
PO ASHTU BASHKANGJITJA EDHE EMRIN DHE MBIEMRIN E JUAJ.
JU LUTEM PER GABIME MOS DISKUTONI NE CHATE...

Skela: Është humbje e dhimbshme

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, pavarësisht se ka qenë i kënaqur me paraqitjen e bashkë-lojtarëve të tij, ka thënë se humbja minimale ndaj Hungarisë është ‘shumë’ e dhimbshme.
“Mendoj se ekipi dha maksimumin në këtë ndeshje. U përpoq gjithë lojës të shënonte, por fatkeqësisht në ato mundësi që na u dhanë nuk realizuam gol”.
“Normal, është një humbje shumë e dhimbshme, sidomos ndaj një kundërshtari ndaj të cilit pretendonim të ishim më lartë në tabelë”.
“Pas pësimit të golit kishim një rënie në lojën tonë. Megjithatë në pjesën e dytë, pas pushimit u munduam prapë të realizonim, sepse patëm shumë raste, por, por e them edhe njëherë, fatkeqësisht nuk shënuam”, ka thënë Skela për Supersport menjëherë pas ndeshjes.

Totti pesimist për pozitën e katërt

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, është i dyshimtë që Giallorossët mund ta zënë një vend që çon në Ligën e Kampionëve, mirëpo i ka siguruar tifozët se skuadra e tij do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta realizuar këtë objektiv.
“Ne do të mundohemi ta zëmë pozitën e katërt edhe pse do të jetë punë shumë e rëndë për t’u realizuar”.
“Vendi i katërt është shumë vështirë të arrihet. Pesë pikë janë shumë kur kanë mbetur edhe nëntë javë për t’u luajtur, pasi që rivalët tanë

Mourinho i penduar për qëndrimin e gjatë te Chelsea

Jose Mourinho mendon se ka qëndruar shumë gjatë te Chelsea dhe ndjehet i penduar që nuk është larguar më herët.
Trajneri aktual i Interit është larguar nga Chelseat në shtator të vitit 2007 pas një sezoni jombresëlënës, mirëpo portugezi mendon se është dashur të largohet më herët nga stoli i Bluve.
“Gabimi më i madh që kam bërë si trajner është largimi nga Chelsea në shtator, është dashur të largohem që në korrik”.
“Në vend se të isha trajner i një skuadre të madhe, pasi isha vazhdimisht i kërkuar, unë qëndrova duke punuar në rrethana shumë të vështira te Chelsea”, ka thënë Mourinho për “News of the World”.

Capello: Anglia luan keq pa Rooneyn

Trajneri i Anglisë, Fabio Capello, ka pranuar se është i mahnitur nga forma e jashtëzakonshme e sulmuesit Wayne Rooney.
Sulmuesi i Manchester Unitedit shënoi dy herë në miqësoren e të shtunës kundër Sllovakisë duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.
“Wayne është letra e duhur në xhepin tonë. Ai mund të luaj në cilëndo pozitë dhe është shumë i rëndësishëm për skuadrën”.
“I lutem Zotit që ai ta mbajë këtë formë. Ai luajti shumë mirë dhe ne nuk mund të kemi sukses pa të”, ka thënë Capello për “News of the World

Mascherano: Fitorja ishte shumë e rëndësishme

Argjentina ka shënuar fitore me rezultat 4-0 kundër Venezuelës, ndërsa Javier Mascherano thotë se kjo fitore shënon një fazë të re në futbollin e Argjentinës.
“Argjentina luajti mirë, sepse ne vazhdimisht e kontrollonim topin, ndërsa në pjesën e dytë u përmirësuam edhe më shumë dhe këtë e tregon edhe rezultati”.
'Sipas mesfushorit defanaziv të Liverpoolit, Venezuela u mbajt aq sa mundi, me të gjitha forcat mbrojtëse, me një sistem defanziv të lojës.
'Me këtë fitore Argjentina gjendet katër pikë prapa liderit të grupit, Paraguai, që të shtunën është mposhtur nga Urugai me rezultat prej 2-0.

Fabregas i nderuar nga interesimi i Realit dhe Barcës

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka nxitur spekulime për një largim nga Arsenali, pasi ka pranuar se është i ngazëllyer që Barcelona dhe Real Madridi kërkojnë shërbimet e tij.
“Nuk do t’ia mbyll derën askujt. Secili lojtar i analizon gjërat dhe mendon nëse është i lumtur, apo nëse dëshiron të përmirësojë diçka në statusin e tij”.
“Nuk mund t’i kontrolloj njerëzit për atë që e thonë për mua. Mirëpo është një nder i madh që dy skuadrat më të mëdha të futbollit botëror po flasin për mua”, ka thënë Fabregas.

Pique i sjell tre pikë të vështira Spanjës

Një gol i vetëm i shënuar nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i ka sjellë tre pikë të reja kampionit të Evropës, Spanjës, në ndeshjen përballë Turqisë të vlefshme për kampionatin botëror, Afrika e Jugut 2010.
Spanja arriti t’i bëjë ballë sulmit të Turqisë në ndeshjen e zhvilluar në Bernabeu, për të shënuar edhe një fitore të rëndësishme dhe për të kryesuar tabelën e Grupit 5 me gjashtë pikë epërsi.
"Fitorja megjithatë nuk ishte aspak e vështirë për kombëtaren më të mirë në botë sipas FIFA-s.
"Goli i parë në ndeshjet ndërkombëtare i Gerard Pique, i shënuar pas një ore lojë, ishte vendimtari për tre pikët e reja të Spanjës. Përveç këtij rasti, ekipi vendas rrallë shkaktoi probleme për Turqinë, dhe në të vërtetë ishte Iker Casillas ai i cili ishte më i angazhuar.
"Më meritori për tre pikët e reja të Spanjës, Iker Casillas. Foto: Reuters
"Spanja tash kryeson me pikë maksimale, 15 nga pesë ndeshje, gjashtë më shumë se Bosnja dhe Hercegovina, që pas fitores ndaj Belgjikës ngrihet në pozitën e dytë të këtij grupi.
"Turqia mbetet në pozitën e tretë me tetë pikë dhe do të kërkojë hakmarrjen ndaj Spanjës në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet të mërkurën, por kësaj here në Turqi.

Portugalia dhe Suedia ndajnë pikët

Dy nga ekipet favorite për t’u kualifikuar për në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010, Portugalia dhe Suedia, kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të grupit të parë.
Yjet e Portugalisë, Cristiano Ronaldo, Deco dhe Simao Sabrosa, të cilët luajtën në fushë vendore, por nuk arritën të çajnë mbrojtjen e mysafirëve, të cilët ishin pa sulmuesin kryesor, Zlatan Ibrahimovic.
"Ky ishte barazimi i tretë radhazi në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2010, për Portugalinë, që do të vendosë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit të kësaj kombëtareje, Carlos Queiroz.
"Me këtë rezultat, të dyja ekipet mbledhin nga gjashtë pikë, sa ka edhe Shqipëria. Portugalia megjithatë mban pozitën e tretë falë diferencës më të mirë të golave, duke lënë Suedinë dhe Shqipërinë në pozitat vijuese, megjithëse Suedia ka një ndeshje më pak.
"Danimarka mban kreun e grupit të parë, me 10 pikë, po aq sa ka edhe Hungaria, që mbetet në pozitën e dytë.

Italia, qetë dhe sigurt

Të zgjedhurit e Marcelo Lippit kanë shënuar fitore me rezultat prej 2-0, kundër përfaqësueses së Malit të Zi në Podgoricë, për të vazhduar garën kualifikuese për Kampionatin Botëror në kuadër të Grupit të Tetë.
Në minutën e 13-të u akordua penallti në favor të skuadrës mysafire, për shkak të prekjes së topit me dorë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit nga malazezët, ndërsa i saktë nga pika e bardhë u tregua Andrea Pirlo. Ishte kjo një mbrëmje me fat për Giampaolo Pazzinin, i cili shënoi golin debutues të tij për Italinë. Pirlo pasoi te Pepe, ndërsa ky i fundit e gjeti Pazzinin, i cili e mposhti Poleksicin (74’) duke shënuar golin e sigurisë për Azzurët. Nga ana tjetër, në takimet tjera të këtij grupi, Irlanda dhe Bullgaria kanë barazuar, 1-1, ndërsa Qiproja e ka mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 2-1.

Ribery ia siguron tre pikë Francës

Përfaqësuesja e Francës ka shënuar fitore minimale si mysafir i Lituanisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin e Shtatë në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, duke ia siguruar tre pikë të rëndësishme kombëtares së tij, në garën për t’u kualifikuar në Kampionatin e ardhshëm Botëror. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Serbia ka shënuar fitore si mysafir i Rumanisë me rezultat 3-2, për të përforcuar kryesimin në Grupin e Shtatë.

Fitore e lartë e Gjermanisë

Gjermania ka përforcuar pozitën e parë në Grupin e Katërt, pasi ka shënuar fitore me rezultat 4-0 kundër Lihtenshtajnit.
Gjermanët e filluan furshim takimin, pasi që ende pa kaluar minuta e dhjetë, ata shënuan dy herë. Kapiteni Michael Ballack e filloi serinë e golave (4’), ndërsa pesë minuta më pas Marcell Jansen e dyfishoi rezultatin (9’). Ashtu sikurse në pjesën e parë, porsa filloi gjysma e dytë e ndeshjes, vendasit reaguan shpejtë për të shënuar dy gola të tjerë. Bastian Schweinsteiger shënoi golin e tretë (48’) për gjermanët, ndërsa pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), Lukas Podolski vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Në takimet e tjera të Grupit të Katërt, Rusia e ka mposhtur Azerbajxhanin me rezultat 2-0, ndërsa me të njëjtin rezultat Finlanda ka fituar si mysafir i Uellsit.

Kombëtarja mposhtet në "Qemal Stafa"

Përfaqësuesja e Shqipërisë ka pësuar humbje minimale nga përfaqësuesja e Hungarisë, në takimin e vlefshëm për Grupin e Parë në fazën e kualifikuese të Kampionatit Botëror.
Lojtarët kuqezi zhvilluan një ndeshje më të mirë se kundërshtari i tyre, sidomos në pjesën e parë, mirëpo duke mos qenë të aftë të shënojnë në portën kundërshtare dhe në këtë mënyrë u dënuan nga mysafirët. Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Torghelle (38’) pas një gabimi të Armend Dallkut brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit. Në pjesën e dytë kuqezinjtë patën disa raste të pakonkretizuara, megjithatë edhe kjo ishte një lojë tipike e përfaqësues së Shqipërisë, e cila gjatë gjithë kohës mundohet të bëjë diçka, por nuk ka sukses t’i çojë deri në fund aksionet.
Në takimin tjetër të Grupit të Parë, Danimarka ka shënuar fitore prej 3-0, si mysafir i Maltës.

Anglia fiton thellë ndaj Sllovakisë

Kombëtarja angleze ka shënuar fitore të thellë prej 4-0 në miqësoren ndaj Sllovakisë të zhvilluar në Wembley, por ka marrë tre lëndime.
Emile Heskey, Carlton Cole dhe Peter Crouch që të tre janë në dyshim për ndeshjen e radhës të vlefshme për kualifikim në Botërorin 2010, që zhvillohet të mërkurën ndaj Ukrainës.Heskey shënoi golin e fitores pas 7 minutash lojë, por u zëvendësua nga Carlton Cole në minutën e 15-të për shkak të një problemi në këmbë. Zëvendësuesi i tij pësoi të njëjtin fat pas 20 minutash, dhe u zëvendësua nga Crouch, i cili nuk mundi t’i shmangej këtij fati, dhe u zëvendësua në minutën e 75-të.Wayne Rooney, i cili aktualisht mbetet sulmuesi i vetëm i padëmtuar, shënoi dy gola në këtë ndeshjes, një në minutën e 70-të dhe një në minutat shtesë të ndeshjes, të cilët gola futën në sandviç golin e Frank Lampard, i cili shënoi tetë minuta para fundit të ndeshjes.David Beckham u fut në lojë si zëvendësues dhe shkëlqeu në paraqitjen e 109-të të tij për kombëtaren angleze, duke thyer rekordin e Bobby Moore për numrin më të madh të paraqitjeve nga një lojtar (jo portier).

Kuqi shënon në fitoren e Finlandës

Sulmuesi kosovar me nënshtetësi finlandeze, Shefki Kuqi, ka shënuar golin e dytë të fitoren 2-0 të Finlandës në udhëtim tek Uellsi, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2010.
Uellsi dominoi pjesën e parë të ndeshjes, por dështoi të krijojë shanse të pastra dhe u ndëshkua në fund të pjesës së parë kur Jonathan Johansson i dha avantazhin Finlandës (42’). Sulmuesi i Crystal Palace, Shefki Kuqi, i futur në lojë si zëvendësues një minutë para fundit të kohës së rregullt, vulosi fitoren në çastet e fundit të ndeshjes, me anë të një goditje fantastike mbi portierin Wayne Hennessey.Me tre pikët e reja Finlanda shkon në kuotën e shtatë pikëve nga katër ndeshjet, një më shumë se Uellsi. Në grupin 4 favorit për t’u kualifikuar është Gjermania që mban kreun me 10 pikë, si dhe Rusia që aktualisht ka gjashtë pikë.

Capello: Anglia ka nevojë për lojtarë si Rooney

Menaxheri i kombëtares angleze, Fabio Capello, thotë se temperamenti i nxehtë i sulmuesit të Manchester United, Wayne Rooney, është i rëndësishëm për planet e tij.
“Rooney?”, ka qeshur Capello. “Më pëlqen ai sepse është shumë i rëndësishëm për ekipin. E dini, ndonjëherë kur ekipi luan ngadalë, është personaliteti i tij ai që i shkund. Kjo është gjë e mirë”.“Rooney është një lojtar fantastik dhe një prej më të mirëve për momentin, si edhe Steven Gerrard. Po, ai është shumë gjaknxehtë dhe ka nevojë ta ekuilibrojë. Mendoj se me ndihmën tonë ai do të ekuilibrohet. Ai është i zjarrtë pasi ka shpirt anglezi dhe më pëlqejnë lojtarët që e kanë atë shpirt”, ka shtuar Capello.“Ai është shumë i mirë teknikisht dhe nuk do të ishte mirë nëse e humb atë gjallërinë e tij. Kemi nevojë për atë, por ai duhet të jetë i kujdesshëm po ashtu”, ka thënë më tej italiani.

Mancini: Jam i gatshëm të rikthehem

Ish-menaxheri i Interit, Roberto Mancini, thotë se ai synon t’i rikthehet punës në sezonin e ardhshëm.
“E kam konsideruar këtë kohë si pushimi, megjithëse një më të gjatë se zakonisht”, ka thënë Mancini për Sky Sport 24.“Vërtet ka filluar të më mungojë puna e përditshme e të qenit trajner, andaj do të rikthehem që nga muaji korrik dhe jo gushti”, ka shtuar italiani.Mancini u shkarkua nga kampioni i Italisë në sezonin e kaluar pavarësisht se Interi fitoi titullin e Serie A, dhe u zëvendësua nga trajneri portugez Jose Mourinho.

Мaldini lavdëron Beckhamin

Kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, thotë se sekreti prapa suksesit të David Beckham është puna e palodhshme.
“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe një profesionist shumë i madh. Ky është sekreti i tij. Ai jep maksimumin në ndeshje dhe në stërvitje. Për këtë mundohet ta thyejë rekordin me Anglinë dhe mendoj se meriton të luajë me Milanin”, ka thënë Maldini.“Nëse do të mbetet në Milan? Definitivisht. Ai do të mbetet në Milan, pasi ndjehet sikur në shtëpinë e tij”, ka shtuar kapiteni i rosonerëve.Beckham do të mund të hyjë në historinë e kombëtares angleze duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në këtë kombëtare, nëse sot aktivizohet në ndeshjen përballë Sllovakisë.

Schuster mund të marrë drejtimin e Atleticos

Mediat spanjolle përcjellin lajmin se ish-trajneri i Real Madridit, Bern Schuster, është një prej opsioneve për të marrë drejtimin e Atletico Madridit.
Atletico Madrid këtë sezon largoi ish-trajneri Javier Aguirre dhe në vend të tij caktoi ish-legjendën e klubit, Abel Resino.Ky i fundit bëri një punë të mrekullueshme duke e kthyer klubin në mesin e klubeve të kreut, por megjithatë nëse ai nuk përfundon në top-katërsh mund të rrezikojë pozitën e tij.Emri i Bern Schuster përmendet si një prej zgjidhjeve të mundshme dhe është krye të dëshirave të klubit. Thuhet se drejtori i Atleticos, Gil Marin, tashmë ka rënë në kontakt me Schuester dhe ka folur për mundësinë që gjermani ta marrë kreun e klubit.

28 March 2009

Messi dribluesi me i mire ne Bote


Faqja sportive ”Bleacher Report” ka bere nje liste per dribluesit me te mire ne Bote per futboll.
Sulmuesi ansor i djathte i klubit katalonas F.C. Barcelona dhe kombtares Argjentinase, 21 vjeçari Lionel Messi eshte zgjedhur me i miri, pra eshte i pari ne liste: ” 1.69 metra i gjate, ansor, ka diqka te veçante ne driblimet e tij. Gjatsia e tij dhe këmbët e shpejtë e lejon atë të ndryshojë shpejt ritmin dhe drejtimin e drejtë përpara dhe në mes të mbrojtësve.
Kontrallimi i topit te tij eshte thjesht fenomenal, dhe se si e leviz shpejte topin. ”
Mesfushori i Barcelones dhe kombtares Spanjolle, 24 vjeçari Andres Iniesta po ashtu eshte ne liste, por ne vendin e 8.

Ja dhe lista e dribluesve me te mire ne Bote, top10:

1. Lionel Mesi (Argjentinë - FC Barcelona)
2. Ronaldinho (Brazil - AC Milan)
3. Cristiano Ronaldo (Portugali - Manchester United)
4. Robinjo (Brazil - Manchester City)
5. Juan Roman Riquelme (Argjentinë - Boca Juniors)
6. Arjen Robben (Hollandë - Real Madrid)
7. Ronaldo (Brazil - Korintasve)
8. Andres Iniesta (Spanjë - FC Barcelona)
9. Kaka (Brazil - AC Milan)
10. Sergio “Kun” Aguero (Argjentinë - Atletico de Madrid)

Messi kërkon kujdes


Lionel Messi ka paralajmëruar Barcelonën të ketë kujdes në fazën përfundimtare të sezonit që premton shumë tituj. Por ai beson se ekipi aktual i gjigantit katalan do të përfundojë sezonin me sukses. Ylli argjentinas insiston se ekipi duhet të mendojë vetëm për paraqitjet e tyre dhe nuk duhet të kthejnë kokën prapa.
Barcelona është në rrugë të mirë për të fituar tituj në fund të sezonit, por Lionel Messi ka paralajmëruar ekipin të ketë kujdes nga rreziku që shfaqin rivalët e tyre. Ylli argjentinas ka nxitur bashkëlojtarët që edhe pas pushimit ndërkombëtar të kësaj jave të e tij të vazhdojnë me ritmin e deritashëm të paraqitjeve në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
"Gjiganti katalan është në garë për të fituar ligën dhe Copa del Rey, derisa kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. I kthyer në Buenos Aires me bashkëkombësit e tij, Messi ka theksuar se Barcelona duhet të vazhdojë të jetë e përqendruar në detyrat e ardhshme.

“Futbollin e marr shumë seriozisht dhe me vendosmëri të madhe. Por, edhe kënaqem duke luajtur, e sidomos në ndeshje sikur ajo e javës së kaluar kundër Malagës”, deklaroi ai gjatë një interviste për të përditshmen sportive spanjolle, Sport. “Është diçka e bukur të gëzoni tifozët që ju përkrahin gjithmonë. Kur shihni fëmijët duke kënduar në tribuna dhe duke bërë thirrje për gola, është pamje e cila mbetet me ju përgjithmonë”, shtoi ai.

Derisa Barcelona u kthye në formë pas një periudhe të shkurtër negative dhe me afrimin e përfundimit të sezonit në La Liga. Messi ka pranuar se ekipi tashmë ka filluar të ndihet optimist rreth suksesit, por paralajmëroi bashkëlojtarët të mos ndalen me kaq.

“Ne jemi shumë optimistë se mund t’u afrohemi edhe më tepër synimeve tona. Nuk mendojnë për atë se çka bëjnë të tjerët, por vetëm për atë që bëjmë ne. Me rëndësi është të mos humbim përqendrimin, sepse ende nuk kemi fituar asgjë dhe ka edhe shumë deri në fund. Por, kemi arsye për të ëndërruar”, u shpreh ai.

Messi kaloi një pjesë të seancës stërvitore të së enjtes, duke bërë shaka së bashku me mbrojtësin e Bayern Munichut, Martin Demichelis, por nuk do të ketë miqësi mes tyre pas dy javësh, kur do të jenë kundërshtarë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Bayern ka ekip të mirë, por në Ligën e Kampionëve nuk ka kundërshtar të lehtë. Duhet të arrijmë rezultat të mirë në shtëpi në ndeshjen e parë dhe kam besim te ky ekip”, përfundoi ai.

27 March 2009

Iniesta dhe Abidal në kërkim të rikuperimit

Abidal dhe Andres Iniesta të dy janë duke kaluar nëpër faza të rëndësishme për tu kthyer nga lëndimet e tyre, në mëngjesin e djeshëm ata u stërvitën në Ciutat Esportiva me Carles Puyol. Është hera e parë që ata po stërviten me top pas lëndimeve që kanë pësuar.

Lëndimi i Abidal daton që nga ndeshja me Espanyol 5 javë më parë dhe ai është në rrugë të mirë që të kthehet pas tetë jave jashtë fushave, ashtu si kanë parashikuar mjekët e klubit, kurse Iniesta u lëndua të Dielën kundër Malagës dhe gjithashtu është në fazë të rikuperimit.

Këta dy lojtarë u stërvitën të Premten në mëngjes në Ciutat Esportiva me trajnerin Paco Seirul•lo, dhe me kapitenin Carles Puyol i cili është në fazën e fundit të rikuperimit pasi që edhe ky u lëndua në ndeshjen me Bilbaon.

Ndeshjet e kombëtarve,sot,Live në www.fc-barcelona.tkiled

E shtunë , 28 mars ora 20:30 LIVE-> News-Sport

Pasi sot zhvillohet disa ndeshje të kualifikimeve për botërorin
2010 që mbahet në Afrikën e Jugut,fc-barcelona.tkju sjell live disa nga ndeshjet ku lojtarët e Barcelonës bëjnë pjesë në atë kombëtare,si Spanjën,Uruguajin,Francën,Malin dhe Argjentinën.Gjithashtu,edhe ndeshja e kombëtarës kuq e zi,do të jetë live në fc-barcelona.tk

E shtunë - 28 Mars

18:00 - Sudan : Mali / Keita
20:30 - Shqipëri : Hungari / Kombëtarja
20:45 - Lithuania : Franca / Thierry Henry
21:00 - Uruguay : Paraguay / Caceres
22:00 - Spanjë : Turqi / Busquets,Xavi,Pique
23:15 - Argentina : Venezuela / Messi

Për ti shikuar këto ndeshje KLIKONI në linkun e mëposhtëm

Ndeshjet e kombëtarëve LIVE

klikoni me njene link qe doni me kshyr me posht

22:00 - Spanjë : Turqi / Busquets,Xavi,Pique

Filed under: Shiko ndeshjet e kombëtarëve LIVE

Spanjë-Turqi / Busquets,Xavi,Pique


20:30 - Shqipëri : Hungari / Kombëtarja

Filed under: Shiko ndeshjet e kombëtarëve LIVE

Shqipëri - Hungari (Kombëtarja)


23:15 - Argentina : Venezuela / Messi

Filed under: Shiko ndeshjet e kombëtarëve LIVE

Argentina - Venezuela (Lionel Messi)


21:00 - Uruguay : Paraguay / Caceres

Filed under: Shiko ndeshjet e kombëtarëve LIVE

Uruguay - Paraguay (Martin Caceres)


20:45 - Lithuania : Franca / Thierry Henry

Filed under: Shiko ndeshjet e kombëtarëve LIVE

Lituania - Franca / Thierry Henry


18:00 - Sudan : Mali / Keita

Filed under: Shiko ndeshjet e kombëtarëve LIVE

Sudan - Mali (Seydou Keita)