10 April 2010

RONALDO:MESSI TË SHTUNËN NUK MUND TË SHËNOJË GOLA!

image Ronaldo - Mund të fitoj ekipi më i mirë dhe ai ekip do të jetë Real Madridi

Cristiano Ronaldo, futbollisti më i shtrenjtë në botë dhe është mbase i bindur se të shtunën së bashku me Real Madridin do ta kthejnë duarthatë Barcelonën nga “Santiago Bernabeu”. Ronaldo beson se Reali do të fitojë kryendeshjen e javës së 31-të të Kampionatit të Spanjës. Reali-Barcelona luhet të shtunën mbrëma me fillim në orën 22.00. Një superndeshje botërore që me padurim po pritet nga dashamirët e futbollit, jo vetëm që të shohin një shfaqje të bukur futbolli, por edhe të mësojnë se kush mund të jetë më afër titullit të botës. Rivalët e përjetshëm do të zhvillojnë superderbin e 160-të mes tyre. Ronaldo ka pasur kohë të mjaftueshme që të vlerësojë derbin njëkohësisht Barcelonën dhe Messin. “Messi është duke pasur një kampionat fenomenal dhe duke jetuar një moment të shkëlqyer. Është një nga futbollistët më të mirë të kohës. Jam duke bërë mirë, jam i lumtur dhe i sigurt se vitet që do të kaloj këtu do të jenë shumë të mira. Messi dhe unë nuk jemi të vetmit futbollistë që do të luajnë dhe kjo nuk është ndeshje individuale. Dëshiroj ta ndihmoj Realin të fitoj tituj. Jam i sigurt se Messi dëshiron t’i ndihmojë Barcelonës. Shpresoj se Messi do të vazhdojë të shënoj gola, por jo të shtunën. Messi nuk luan vetëm dhe futbollistë përreth tij meritojnë lëvdata, Ai është fenomenal, por edhe bashkëlojtarët e tij janë të mirë. Barcelona është ekip komplet, kurse ne jemi ende duke ngecur paksa por shpresoj se do të kompletohemi më shumë se ç’ jemi. Është ndeshje e shkëlqyer, ndeshje speciale. Por kjo nuk do të jetë hera e parë ose e fundit që luaj. Dëshiroj të fitoj, në mënyrë që të jemi përpara tyre. Nuk kam asgjë kundër Barcelonës dhe ne jemi ekipi më i mirë në Ligë. Mund të fitoj ekipi më i mirë dhe ai ekip do të jetë Real Madridi”, tha Ronaldo

No comments:

Post a Comment