29 July 2009

Mascherano dëshiron Barçën

Vëllau u Javier Mascheranos deklaroi se '' Nëse Barcelona vjenë me një ofertë të mirë, Javier mascherano do të transferohet në Barcelonë. Ai dëshiron të largohet nga Liverpooli për shkakë të familjes së tij. Por mendoj se Barcelona ende nuk ka dërguar një ofertë të mirë për të trasnferuar atë. Jam i sigurt që Macherano dhe Messi kanë biseduar, dhe ai ka bërë shtypje për të u transferuar në Barcelonë'' u shprehë Sebastian Mascherano

Capelo: Ibra më i mirë se Van Basten

Sipas Fabio Capelos, Zlatan Ibrahimovic është një futbollist më i mirë se Marko Van Basten. " Që të dy kanë qenë nën drejtimin tim. Mendoj se Ibra ka kualitete më të mira se Marko, duke u bazuar në atë që kam parë. Nga Ibra pritet shumë e sidomos tani kur luan me Barcelonën" deklaroi Capelo

Hleb mund të rikthehet tek Stuttgart

Mesfushori i Barcelonës Alexander Hleb do ta refuzojë skuadrën e Interit për tu rikthyer në skuadrën ku luante më parë Stuttgart, njoftojnë mediat Italiane. Bjellorusi në është në planet e trajnerit të Barcelonës Pep Guardiola për sezonin e ardhshëm dhe largimi i tij është çështje kohe.

Lista e futbollisteve per "US TOUR"

martin-caceres-barca-297Pasi qe per Bjelorusin Hleb Stutgart ka hy ne negociata,gjithashtu edhe Cacares me Juventusin,Guardiola nuk i ka perfshi ne list keta dy lojtar. Ja edhe lista e plot e lojtareve qe do te udhetojn per parapergaditjet parasezonale per ne SH.B.A. Valdés, Pinto, Jorquera, Marquez, Piqué, Puyol, Gudjohnsen, Xavi, Iniesta, Henry, Ibrahimovic, Messi, Bojan, Keita, Alves, Abidal, Touré, Pedro, Sergio, Maxwell, Henrique, Victor Sanchez, Jeffren, Muniesa, Fontas and Jonathan.

28 July 2009

Eto'o Prezentohet si lojtar i Interit

Eto'o ya es del InterSamuel Eto'o sod pasi Ibrahimovic ishte duke u Prezentuar si Lojtar i Barcelones poashtu edhe Samuel Eto'o u Prezantua si Lojtar i Interit

Eto 'o Mbaroi me aventuren e tyj me Barcelonen dhe prej sod esht lojtar i interit Baercelona u moren vesh me Interit me nje ofert Barcelona 66 Milion eurosh mori Ibrahimovicin dhe i dha Hlebin nje vyt huazim dhe te drejten interit qe me 22 milion mori Eto'o.

Caceres pranë nënshkrimit me Juven

Futbollisti i Barcelonës Martin Caceres pritet sot në orët e pasditës që të nënshkruajë për Juventusin. Dy klubet janë marrur vesh në lidhje me Caceres i cili pritet që sezonin e ardhshëm të jetë definitifishte edhe futbollist e Juventusit. Caceres vitin e kaluar në Barcelonë kishte ardhur nga Villareali

Komento (2)Add Comment

Eto'o: Do të ia paguajë presidentit borgjin

Eto'o ya es del InterTransfera e re e Interit Samuel Eto'o gjatë një konference për shtyp deklaroi'' Qëllimi i ardhjes sime këtu janë projektet e Interit. Unë së bashku me Militon do të fitojmë gjithçka me Interin. Për mua se ku do të luajë do të vendosë trajneri Mourinho. Unë dëshirojë të falënderoj presidentin Moratti, dhe unë atij do të ia paguajë transferën time duke e shpërblyer me ligën e kampionëve'' u shprehë Eto'o

Laporta: Nuk kemi marrë asnjë qindark kredi

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta gjatë konferencës për shtypë deklaroi se '' Ndërmjet Ibrahimoviçit dhe Eto'o ka një dallim të madhë. Ne për Ibrahimoviçin dhamë 46 milion euro plus Eto'on, dhe zgjidhëm një problem që duhej të zgjidhej. Ne nuk ndjekëm politikat e Realit për të blerë futbollist duke tërhekur kredi nga bankat. Ne jemi një klub serioz që i zgjedhë problemet brenda klubit'' u shprehë Laporta

27 July 2009

Faliminderit "Eto´o"

Sulmuesi Kamerunas Samuel Etoo do te mbetet ne historin e Barcelones,Ai ndihmoi Barcen te fitoj shum trofe..

samuel-eto-fcbarcelona-277Si golashenuesi i 3 me efikas ne historin e klubit Etoo hyn ne historin e Barces. 5 Vite me Barcen ai ndihmoi skuadren per te fituar shum trofe.
Tash eshtë koha për ti thënë lamtumirë dhe ti falenderohemi Samuelit.Per 5 vite sa qendroi ne Barca ai shenoi 130 gola qe e ben Etoon golashenues i tret ne historin e Klubit, ( Cesar 235 ) i pari dhe (Kubala 196) i dyti.

Etoo kurr nuk do te harrohet jo vetem per karakterin e tij por edhe per golat shum te rendesishem qe ai i shenoi,Ai ne finale ne Paris shenoi golin e barazimit kunder Arsenalit,poashtu edhe golin tjeter qe shenoi ne Rome kunder Manchesterit.
Ai fitoi 8 trofe me Barcelonen.
2 ne Ligen e Kampioneve
3 her Kampion i Spanjes
1 her Kupern e Mbretit
2 her Superkupen e Spanjes
Faliminderojm Etoon dhe i themi lamtumiren.

Ibrahimovic do ta bart numrin 9 ne Barcelon,ai do te prezantohet sot ne ora 19:00.

[foto de la noticia]

TE HENEN NE ORA 19 DO TE BEHET PREZANTIMI I SUEDEZIT IBRAHIMOVIC NE BARCELONE
IBRAHIMOVIC ERDHI NE BARCELONE PER NJE SHUME REKORDE PREJ 50 MILION EURO+ETO+HLEB I
HUAZUAR IBRAHIMOVIC NE INTER E KISHTE NUMRIN 10 KURSE NE BARCELONA DO TA KETE NUMRIN
9

Ibra në Noucamp (Drejtëpërdrejtë)

Shikoni Ibrahimoviq live
Pasi që u arritën të gjitha marrëveshjet më Interin dhe Ibrahimoviçin dhe kontrollave mjekësore Ibrahimoviç pas pak çaste në Noucamp. Ne për ju do të përcjellim drejtëpërdrejtë këtë ngjarje ashtu siq kemi bërë për Kaka dhe Ronaldon. Ibrahimoviç pritet të dal në konferencë për shtypë në Sallën e konferancave për shypë. Në Nou Camp janë mbledhur një numër i madhë i tifozëve. Ende nuk dihet numri sepse pritet që tërë stadiumi Nou Camp të mbushet. Ibrahimoviç në Barcelonë do të mbajë numirn 9. Tifozet e Barcelones jane duke bere nje atmosfere te pa pare me heret ne Nou Camp. Ibrahimovic eshte ne sallen e konferences per shtzpe se bashku me La portan. Me fanelen numer 9 fotografohet para gazetareve. Momentalisht në stadium jane 50.000 tifozë. Barca do të paguajë 43.5 pkus Etto dhe Hleb do të shkojne në Inter

Ibrahimovic ne konference per shtype deklaroi '' Së pari ju faleminderit qe erdhet ketu, gjithashtu e falemnderoj Laporten dhe drejtuesit tjerë të Barcelonës, qe bene nje tranfer te tille te mundur , gjithashtu deshiroj te falendroj Moratin i cili me ndihmoj shume mua dhe familjen, e gjithashtu me ndihmoje te behem lojetar me i mire, por tani ishte koha te kaloj diku tjeter te shoh ta rris aftesin time si lojetar, disa here i thash presidentit qe nese dikush dëshiron të më blejë, nuk do te shkojë askund, i vetmi klub qe mund te me blej do jete Barcelona, dhe Morati tha se nje gje e tille mund te ndodh, gjithashtu, kam rrespekt çka Eto ka arrit po gjithastu une do mundohen te sjell çka ai ka sjell po edhe me shume, une jam i gezuar qe erdha ketu, kam ardh ketu me fitu, dhe do te fitojë. Unë nuk kam ardhur të nderroj diken, por do të presentoj veten. Ibrahimovic vazhdon te i pergjegjet pyetjeve te gazetareve

Ibrahimovic ende nuk eshte takuar me Guardiollan por ka folur ne telefon dhe i kathene se eshte mjafte i gezuar

Futbolli Italian më ka mësuar shume. Unë kam punuar me Capellon dhe ai me ka treguar një video me Van Bastenin, dhe me ka thene se je si Van Basteni

Konfernca per shtype perfundoi tash pritet IBRA te dal para tifozeve ne Nou Camp

Juve-Caceres, afër marrëveshja


Bazuar në lajmet e mediave Italiane, skuadra e Juventusit është shumë afër për të transferuar futbollistin e Barcelonës Marin Caseres. Madje mediat shkruajnë se Juventusi së shpejti do të arrijë marrëveshje personale me Caceresin kurse në ditë në vazhdim do të dërgojë disa zyrtarë të saj në qytetin e Barcelonës, për të arritur marrëveshje në lidhje me këtë transferim

Komento (0)

Ibrahimovic:”Jam Njeriu me I lumtur ne Bot”

Zlatan ibrahimovic dha intervisten e Par te tij si lojtar zyrtar I FcBarcelones…

Sulmuesi Suedez ia filloi intervistes duke then se “Esht shum e veshtir per tiu treguar emocionet e mya jam “Vërtet jam i kënaqur dhe shijoj gjithçka që ndodh, vërtet jam shumë i lumtur dhe kur gjithçka do të kompletohet, do të jem njeriu më i lumtur në botë. Çdo lojtar dëshiron të luajë në Barcelona, por këtë nuk mund ta bëjë çdokush”, ka thënë Ibrahimovic.

Isha shum I friksuar se nuk do te jem lojtar I kety klubi edhe pse ende nuk kemi arritur nenshkrimin,Kur Ata ishin te interesuar un I thash menaxherit tym Provoni qe interi te me leshon mua atje sepse dua qe ne ate ekip te luaj,Barca esht ekipi me I madh ne Europ poashtu edhe ne Bot lojtar me t emir jan ne at klub prandaj un shpresoj qe te jem ne ket ekip ku luajn lojtar me t emir.

Duke iu referuar ekipit të tij të ri, e pranon se është duke bërë historinë si Ibrahimoviç.”Esht e vertet qe po bej histori kete e kam then dhe ja pse esht kjo kur nje ekip jan shum te perbashken me cilesi te larta luajn nje loj te taktikes se rrall botrore lojtart te cilet luajn nje loj te perbashket dhe kete kur mendoj se kam kaluar ne at klub klubin ery per mua vertet esht nje histori.

Do te jeni I njejt siq ishit:”Un do te bej punen tyme siq bera ne inter dhe do te jap maksimumin siq dhash ne Inter Loja yme nuk ndrishon njerzit me njohin mua por besoj qe ne barcelon te jem edhe me I mir kur e dym se qfar lojtar kemi ne mesfushen ton,

Së fundi, Zlatan Ibrahimović ai pranon se është "gati për çdo gjë dhe nëse mund të kontribojë diçka do të jetë I gatshem që të bëj çmos per ekipin e ry.





Eto: Me Interin dua ligën e kampionëve

Sammuel Eto'o e ka caktuar objektivin kryesor të tij me skuadrën e tij të re. " Synimi im është që të fitojë ligën e kampionëve me Interin. Jam i kënaqur që kam ardhur këtu. Kjo është një aventurë e re për mua dhe dua ta shfrytëzoje këtë mundësi" deklaroi Sammuel Eto për herë të parë si 'lojtar' i Interit

Moratti falenderon Ibrën

Presidenti i Interit Massimo Moratti deklaroi se ai ka qenë i informuar nga vetë Ibrahimoviç për largimin e tij nga Interi. " Ai më tha se dëshironte të vazhdonte karrierën e tij diku tjetër. Nuk mendoj se dikush nuk e ka respektuar dëshirën e tij. Unë thjeshtë dua ta falenderoj për ndihmën që na ka dhënë dhe i urojmë suksese tek skuadra e tij e re, Barcelona" u shpreh Massimo Moratti për "Gazetta dello Sport"

Ibra: Dua të bëhem historia e Barcelonës

Futbollisti i cili ende zyrëtarisht është i Interit i cili u transferua në Barcelonë Zlatan Ibrahimoviç deklaroi se '' Dëshirojë të bëhem historia e Barcelonës. Ne do të jemi një skuadër e mrekullueshme '' u shprehë shkurtë Zlatan Ibrahimoviç

Marquez afër rikthimit


Mbrojtësi i Barcelonës Rafael Marquez është afër për tu rikthyer pas një lëndimi të rëndë që e ka pësuar kohë më parë. Edhe vet Marquez e ka konfirmuar se ndjehet mirë dhe do të jetë gati për Barcelonën. Marquez u lëndua në ndeshjen gjysëm finale të ligës së kampionëve kundër skuadrës së Chelseas në muajin Prill

25 July 2009

Zyrtare: Ibra të dielën në Barcelonë për ekzaminime mjekësore

Zlatan Ibrahimovic, Foto: Getty Images
Në një deklaratë zyrtare, Barcelona ka njoftuar se të dielën Zlatan Ibrahimovici do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te klubi katalunas, para se të nënshkruajë kontratën dhe ta kompletojë transferimin e tij në Camp Nou.
Ibracadabra ka arritur marrëveshje me Barcën për detajet personale të kontratës, ndërkohë që Barcelona dhe Interi, po ashtu janë marrë vesh për transferimin, kështu që hapi i fundit para nënshkrimit janë ekzaminimet mjekësore.
“Zlatan Ibrahimovic do të arrijë në Barcelonë të dielën për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore te Blaugranët, sepse secili lojtar që transferohet duhet ta bëjë këtë”.
“Pasi që Barcelona ka arritur marrëveshje me Interin për të nënshkruar me lojtarin suedez, tani ai duhet t’i nënshtrohet një serie testesh mjekësore para se të nënshkruajë dhe t’i bashkohet klubit”.
“Nga ana tjetër, Barcelona u ka dhënë leje Samuel Eto'o-s dhe Aliaksandr Hlebit, të cilët janë përfshirë në transferet e fundit, që të udhëtojnë në Milano dhe t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore tek Interi”, shkruan në deklaratën zyrtare të Barcelonës.

Moggi: Interi bën vetëvrasje me shitjen e Ibras

Zlatan Ibrahimovic, Foto: AP
Drejtori i dikurshëm i Juventusit, Luciano Moggi, ka deklaruar se Interi po bën gabim të madh me shitjen e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.
Mjeshtri i transferëve, i cili e solli Ibracadabran në Itali, pikërisht te Juventusi në vitin 2004, mendon se me shitjen e Ibras, kampioni i Italisë e shet edhe Scudetton dhe Ligën e Kampionëve, duke shtuar se Samuel Eto’o nuk mund ta zëvendësoje boshnjakun me pasaportë suedeze.

“Interi bën vetëvrasje me shitjen e Ibrahimovic. Po e shet liderin e vet. Eto’o është një lojtar i shkëlqyer, mirëpo ai është një lojtar që luan mirë kur skuadra luan mirë. Ibrahimovic mund ta zgjidhë ndeshjen edhe kur skuadra luan keq”, është shprehur Moggi për Ilsussidiario.net.

Ibra i thotë Interit: Shihemi në Ligën e Kampionëve

Zlatan Ibrahimovic, Foto: Getty Images
Sulmuesi në largim i Interit, Zlatan Ibrahimovic, shpreson që të takohet me zikaltrit në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të arrijë me skuadrën e re, Barcelona.
“Inter, do të shihemi në finalen e Ligës së Kampionëve”, i ka thënë Ibra gazetës suedeze “Aftonbladet”.
Boshnjaku me pasaportë suedeze do të transferohet në Camp Nou, ndërsa përveç shumës prej 50 milionë eurosh, Blaugranët do t’ia ‘dhurojnë’ Interit Samuel Eto’o-n, ndërsa Aliaksandr Hleb do të shkojë në Giuseppe Meazza në formë huazimi.

Ku du të shkojë Keirrison?

Futbollisti i Barcelonës Keirrison u transferua nga Palmeiras me vlerë prej 14 milionëve. Barcelona mendonë që këtë futbollist për të u përshtatur dhe për të fituar provojë duhet të transferohet në skuadrat tjera Evropiane. Agjenti i Keirrison deklaroi'' Momentalishtë kemi oferta të shumta, mirpo një gjë e di që Keirrison nuk do të shkojë ne Benfikë. Besojë që edhe këtë problem do të zgjidhim deri të marten'' u shprehë Marcos

24 July 2009

Gudjohsen vendos së shpejti

Agjenti i sulmuesit të Barcelonës Eidur Gudjohsenit deklaroi se klienti i tij javën e ardhshme do të marë një vendim lidhur me të ardhmen e tij. Agjenti i tij tha se ka shumë skuadra të interesuara por nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë që Gudjohnseni të qëndrojë me skuadrën e Pep Guardiolas.

Ibra-Messi apo Kaka-Ronaldo?

Pas transferimeve bombastike të Real Madridit, edhe Barcelona nuk ka qëndruar e heshtur. Dy transferimet e mëdha të Realit (Kaka dhe Ronaldo) do t'i frikësojnë shumë skuadra, kurse Zlatan Ibrahimovic me kualitetin e tij pritet t'i bëjë portierët e skuadrave kundërshtare të frigohen për t'u përballur me të.
Të nderuar lexues të fcb-ks.tk , sipas jush, cila dyshe është më e fortë: Ibrahimoviç-Messi apo Kaka-Ronaldo?

Ibrahimoviçi ende nuk është kalatalanas

Agjenti i Ibrahimoviçit deklaroi se '' Gjithçka kishte filluar me darkën që kishin ngrënë Laporta dhe Moratti. Ne ende nuk kemi biseduar me Barcelonën detajet e marrveshjes. Edhe pse Eto'o nuk ishte në filllim pjesë e marrveshjes Barcelona vazhdimisht ka dashur të transferojë Ibrahimoviçin. Por gjërat ndryshuan me kalimin e kohës. Ne do të ulemi dhe do të biesojmë për detajet, pastaj do të marrim nje vendim'' u shprehë Raiola

Ibrahimoviç: Unë jam njeriu i botës

Futbollisti i Interit Suedezi me prejardhje Boshnjake Zlatan Ibrahimoviç deklaroi '' Unë jam njeriu i veriut, jugut, lindjes, dhe perëndimit. Unë jam i veriut sepse kam lindur së Suedi, dhe gjithë shoqërinë e kam atje. Unë jam jugor sepse jam gjakënxehtë dhe nuk jam pasiv. Kam emocione kur jam në stadion. Jam perëndimorë sepse e dua Amerikën, dhe vazhdimisht pushimet i kalojë atje. Ndërsa Anglishtja më mundëson të komunikojë me gjithë botën. Ndërsa jam lindorë se jam nga lindja. Babai është Boshnjak, ndërsa nëna Kroate. Unë e dua gjuhën gjuhën e babait dhe të nënës sime'' u shprehë Ibrahimoviç

Komento (16)Add Comment

Henry: Ibra i Mrekullueshëm

Futbollisti i Barcelonës si duket pret me padurim ardhjen e Ibrahimoviçit në Barcelonë. Ai deklaroi se '' Ibra është një futbollist i shkëlqyeshëm. Unë e kam parë atë duke bërë gjëra të mrekullueshme. Mendojë se ai edhe në Spanjë do të tregon të njëjtin kualitet siq e ka treguar në Itali. Ndërsa Eto'on e kam pasur shokë të mirë, dhe është kampion i madhë'' u shprehë Henry

Eto'o në Inter

Sipas mediave Italiane Eto'o ka pranuar të transferohet në Inter. Eto'o nga kalimi i tij në Inter do të i përfitojë 10 milion euro në sezon plus shpërblimet nga trofetë. Mesalles deklaroi se '' Ne jemi të gëzuar që kemi përfunduar bisedimet me Eto'o-n. Tash kemi vetëm edhe disa detaje me Barcelonën për të i përfunduar dhe të hënën pas kontrollimit mjekësorë Eto'o do të nënshkruajë në Inter'' u shprehë Mesalles

Barcelona përgaditet për dy bomba

Barcelona është duke u përgaditur të bëjë një ofertë Arsenalit për Cesc Faabregas. Pep Guardiolla dëshironë një mesfushorë të klasës së lartë. Më herët mendohej se Mascherano do të transferohej, por Liverpooli nuk heqë dorë nga ai. Pasi që pritet Ibra të nënshkruajë për Barcelonën si duket Fabregas do të jetë i patjetërsueshëm për Guardiollan. Sipas ''Sport'' nëse Barcelona paguanë mirë për Fabregas ai do të jetë në Barcelonë, dhe me këtë të përfundojnë transferimet.

22 July 2009

Mascherano dëshiron Barçën

Agjenti i mesfushorit Javier Mascheranos e ka bërë të qartë dëshirën e klientit të tij për të luajtur me skuadrën e Barcelonës. Walter Tamer deklaroi se mesfushori 25 vjeçar është lodhur nga jeta në Angli dhe kërkon një eksperiencë të re në Spanjë

Xavi optimist për të ardhmen

Mesfushori i Barcelonës Xavi ka folur rreth skuadrës së tij sa i përket sezonit të ardhshëm. Sipas Xavit, skuadra e tij do të jetë edhe më e fortë se sezonin e kaluar, duke përmendur edhe ndryshimet që është duke i bërë trajneri Pep Guardiola. Mesfushori Spanjoll mendon se skuadra e tij do të jetë përsëri favorit për të fituar La Ligan

Edmilson: Ibra i duhet Barcelonës

Ish mbrojtësi i Barcelonës Edmilson deklaroi se Zlatan Ibrahimovic duhet të jetë pjesë e skuadrës së Pep Guardiolas. " Nuk do ta ndërroja Eto'o me askënd. Ai është një lojtarë më i mirë se Ibrahimovic, por Barçës i duhen ndryshime dhe Eto'o duhet të jetë viktimë e këtyre. Ibra është sulmues i madh dhe do të përshtatej shumë" deklaroi Edmilson

Reali e donte më shumë se Barcelona

Presidenti i Valencias Manuel Llorente deklaroi se skuadra e Real Madridit ka qenë më e interesuar se sa Barcelona për të marë shërbimet e sulmuesit David Villa. Llorente tha se Florentino Perez e kishte kontaktuar më shpesh kurse nga Joan Laporta ka marë vetëm dy kërkesa

19 July 2009

Iniesta: Do ta mirëpresim Ibrën

Sipas mesfushorit të Barcelonës Andres Iniesta skuadra e tij do të bënte një gabim nëse do ta largonte Samuel Eton dhe ta sillte Ibrahimovicin. " Mendoj se Zlatan është një futbollistë i mirë, por Samuel është një futbollistë që nuk duhet të largohet. Kemi shumë kohë që luajmë bashkë, por sidoqoftë ne do ta mirëpresim Ibrahimovicin" u shpreh Iniesta

Eto'o dëshiron të jetë më i paguari

Sulmuesi i Barcelonës Samuel Eto'o i ka dhënë edhe një kusht tjetër skuadrës së Interit. Kamerunasi dëshiron që të jetë futbollisti më i paguar në botë. Sipas 'AS', e ardhmja e Samuel Eto'o do të sqarohet shumë shpejt dhe largimi i tij nga skuadra e Pep Guardiolas është vetëm çështje kohe

Atletico përsëri refuzon Barçën

Barcelona ka bërë dy oferta të mëdha në drejtim të sulmuesit Diego Forlan, por as ofertë e fundit nuk i ka bindur drejtuesit e Atletico Madridit të mendojnë lidhur me lejimin e transferimit të Uruguajasit tek kampionët Evropian. 'Sport' shkruan se Barcelona pas refuzimit nga Atletico e Madridi është kthyer krejtësisht nga sulmuesi i Interit Zlatan Ibrahimovic

Gudjohnsen: Mund të qëndrojë

Eidur Gudjohnsen duket se nuk do të dorëzohet për tu larguar nga skuadra e Barcelonës. " Shkruhet shumë rreth largimit tim, por unë do të flas me trajnerin Guardiola dhe do të marë një vendim. Ai më ka thënë që dëshiron të më ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm, prandaj nuk dua të ngutem rreth të ardhmes sime" theksoi Gudjohsen