07 April 2010

Guardiola ua ndalon lojtarëve të flasin për ‘el Classicon’

Pep Guardiola, Foto: AP
Sipas Marca, në mënyrë që të shmangen deklaratat e flakta para takimit vendimtar ndaj Realit, trajneri i Barcës, Pep Guardiola ua ka ndaluar lojtarëve të tij të flasin për ‘el Classicon’.
Të martën, pas ndeshjes ndaj Arsenalit, Guardiola tha se nuk dëshiron të flasë ende për duelin ndaj Real Madridit. Ndërsa të mërkurën, në një konferencë për shtyp në promovim të librit të Gerard Piques, ishte ky i fundit që tha: “ Është mirë të mos flas për duelin Madrid – Barcelonë”.
"Për më shumë, Guardiola ka anuluar të gjitha intervistat e lojtarëve të tij për mediat spanjolle pasi që ai do të jetë njeriu i vetëm nga shtabi i Barcelonës që do të flasë për ‘el Classicon’ në një konferencë të enjten

No comments:

Post a Comment