27 April 2010

IBRA: MURINJO NUK MË SHQETËSON, DO DALIM NË FUSHË DHE DO E FITOJMË INTERIN


Sulmuesi suedez i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, është tejet i bindur se skuadra e Barcelonës do të eliminoj Interin dhe se do të kualifikohet për në finalen e madhe të 22 majit që do të zhvillohet në stadiumin e rivalit të përjetshëm, Realit të Madridit – “Santiago Bernabeu”. Interi për në “Kamp Nou” niset me një epërsi prej dy golave, mirëpo ish-sulmuesi i “zi kaltërve” është i bindur se në fund ekipi që do të luaj në finalen e madhe të Madridit, do të jetë Barcelona. “Jam i sigurt se do të jemi në Madrid. I besoj vetes dhe ju besoj shokëve të skuadrës” – tha Ibrahimoviç për “El Mundo Deportivo”. “Kemi mentalitetin e duhur për tu futur dhe për ta fituar ndeshjen” – shtoi suedezi i cili në ndeshjen e parë në “Xhuzepe Meaca” kishte një paraqitje shumë të dobët. “ Ne jemi një skuadër që shënojmë shumë gola, ndërsa pikërisht ato gola do të na nevojiten që ta eliminojmë Interin dhe të arrijmë në finalen e madhe” – shtoi Ibra i cili nuk la pa thënë edhe ca fjalë lidhur me ish-trajnerin e tij te Interi, Hoze Murinjo. “Ai nuk më shqetëson fare, do dalim në fushë dhe do fitojmë. Stadiumi do të jetë i stërmbushur dhe në arritjen e këtij qëllim do të na ndihmojnë edhe tifozët” – kategorik ishte suedezi me prejardhje kroate - boshnjake

No comments:

Post a Comment