07 April 2010

E GJITHË BOTA DUARTROKET “MBRETIN MESSI”

image “Si do të ndalim këtë djalosh?” – shkruan në titullin e saj gazeta Marca, duke aluduar drejt futbollistëve të Realit të Madridit

Paraqitja e shkëlqyeshme e argjentinasit Andres Lionel Messi, në ndeshjen e natës së kaluar kundër Arsenalit, nuk ka lënë heshtur shtypin botëror i cili ka krahasuar yllin argjentinas me legjendat e futbollit, Pele dhe Maradona. Edhe pse vetëm 22 vjeç, Leo pas vetes ka arritur që të fitoj “Topin e Artë”, si dhe disa çmime tjera individuale mjaft të rëndësishme. Magjia e tij në ndeshjen e mbrëmshme në kryeqytetin “Katalonasë”, sipas shtypit botëror futbollistin nga Amerika Jugore vendos në një nivel tjetër, ndryshe nga futbollistët e tjerë.
Mbreti i futbollit,” - shkruan gazeta “madrilene”, marca.com. “Si do të ndalim këtë djalosh?” – shkruan në titullin e saj gazeta Marca, duke aluduar drejt futbollistëve të Realit të Madridit.
Vetëm pas tri ditësh super ndeshja Real Madrid - Barcelona, e cila do të japë një pasqyrë rreth gjasave të të dyja ekipeve për titullin e kampionit në La Liga.
Messi na bën që të frikësohemi” – shkruan gazeta tjetër “madrilene”, “AS”.
Një titull tjetër ngacmues edhe nga “El Pais”, - “Messi hëngri Arsenalin”, ndërsa “ABC” me nje titull jo edhe aq tërheqës shkruan “Messi solli gëzim”.
Mediat “Katalonase”, ashtu edhe siç pritej kanë qenë më të bujshme dhe thjesht janë përkulur para idhullit të tyre. “Meeesii...,” shkruante në ballinën e saj “El Mundo Deportivo”.
Leo fantastik eliminoi Arsenalin, me katër gola duke afruar Barcelonën drejt finales në Madrid", - shkruan “MD”. “MEGA MESSI” me shkronja të mëdha shkruan ”Sport”.
Paraqitjen e shkëlqyeshme të Messit nuk kanë lënë pa komentuar edhe mediat italiane, të cilat menjëherë i janë referuar ndeshjes së ardhshme mes Barcelonës dhe Interit.
Zot apo gjeni” parashtron pyetje gazeta e njohur sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”.
Inter – Messi” - është ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ka shkruar “Corriere dello Sport”.
Shou i Messit në ndeshjen me Arsenalin ka mbushur edhe faqet e para të shtypit anglez.
I pari ishte Pele, pastaj Maradona. Tani duhet të përgëzojmë mbretin e ri - Lionel Messi,” - shkruante “Daily Mail”. “Mesiiii” shkruan “Sun”, ndërkohë për Messin një vend në ballinë kishte bërë edhe “Mirror”. “Madhështia e Messit duhet të shihet, që të besohet” - shkruan “Telegraph”.
Messi Show” - shkruan gazeta gjermane “Bild”. “Messi, Messi, Messi, Messi”, është titulli i “Tagesshpigel”, ndërkohë e përditshmja “L’equipe”, shkruan “”Zoti” jeton në Kataluni
Të mahnitur nga paraqitja e tij kanë qenë edhe bashkëpatriotët e tij nga Argjentina. “Messi ka arritur në nivel të një gjeniu”, - shkruan “Clarin”. “Mbreti i fushës së futbollit” - e përshkruan e përditshmja argjentinase sportive, “Ole”. Edhe në Brazil nuk qëndruan pasivë: “Katër herë Messi”, - “Messi, Messi, Messi dhe Messi” shkruan “Lance”. “Messi nuk është normal,” – me admirim shkruan gazeta Uruguaiane “Observador”.
Si duket i gjithë shtypi botëror pëlqen lojën e yllit argjentinas Messi, një futbollist i cili edhe pse vetëm 22 vjeçar është duke mahnitur botën e futbollit.

No comments:

Post a Comment