11 April 2010

VALDANO: NUK DORËZOHEMI

image Valdano: shpresojmë për një rast të dytë

Edhe përkundër faktit që skuadra e trajnerit Pep Guardiola, Barcelona ju dha një leksion të vërtetë futbolli në Bernabeu, futbollistëve të Realit, megjithatë drejtori sportiv i Horhe Valdano, ka refuzuar të pranojë humbjen ndaj Barcelonës në “El Classico-n” e 160-të.
“Ne duhet të mbajmë qetësinë. Ne duhet të dimë çfarë të bëjmë me shtatë ndeshjet e mbetura dhe të luftojmë deri në fund. Shtatë ndeshje më parë, Barcelona ishte pesë pikë para nesh dhe ne ishim në gjendje për të zvogëluar atë epërsi që kishte skuadra nga “Kamp Nou”. Tani shpresojmë për një rast të dytë. E di që tifozët janë të zhgënjyer, mirëpo shfrytëzoj rastin ti falënderoj ata që qëndruan prapa skuadrës. Nuk mund të flas keq për ekipin pasi që ne jemi mësuar të luftojmë deri në fund”, - u shpreh Valdano pas sfidës.

No comments:

Post a Comment