08 April 2010

Xavi: Messi larg më i mirë se tjerët

Mesfushori i Barcelonës, Xavi
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, thotë se bashkëlojtari i tij Lionel Messi qëndron i vetëm si lojtari më i mirë në botë.
22-vjeçari argjentinas arriti i vetëm të mposhtë Arsenalin në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke shënuar katër gola.
“Leo është në një nivel krejtësisht tjetër nga çdo lojtar tjetër në botë, në një nivel krejtësisht tjetër. Nëse jeni me fat mund të gjeni një lojtar si ky vetëm një herë në një çerek shekulli”, ka thënë Xavi.

No comments:

Post a Comment