19 April 2010

LK: NDESHJET NUK ANULOHEN

image Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen në orarin e caktuar

Dy ndeshjet gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve, Inter – Barcelona ndeshje kjo që në program është të martën si dhe Bajern Munih- Lion që në program është të mërkurën do të zhvillohen në orarin e caktuar. Ky vendim u soll nga komisioni për gara pranë UEFA-së. Edhe krahas paralajmërimeve se këto ndeshje mund të anulohen për shkak problemeve me vijën ajrore megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi. Për këtë arsye, futbollistët e Barcelonës tanimë janë në Milano ku udhëtuan me autobus ndërsa të njëjtën gjë pritet që sot ta bëjë edhe skuadra e Lionit e cila si mysafir do të përballet me Bajernin e Munihut. Sa u përket ndeshjeve gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Evropës, se a do të zhvillohen ato apo jo, vendimi pritet të merret të martën.

No comments:

Post a Comment