13 April 2010

Valdes: Guardiola është sekreti i suksesit

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes (Foto: Flickr)
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, thotë se Pep Guardiola është ‘fajtori kryesor’ për historinë të cilën ata janë duke e shkruar.
Katalanasit sezonin e kaluar fituan tre tituj të rëndësishëm, La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, të cilëve më pas ua shtuan edhe Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kupën Botërore të Klubeve.
“Si katalanas ndjehem shumë krenar, krenar që Barcelona vazhdon të shkruajë histori në këtë udhëtim në të cilin përpiqemi të jemi ekipi më i mirë në botë. Po ashtu mendoj se prapa këtij ekipi është një sekret dhe ky është trajneri i jonë. Guardiola është shumë figurë e rëndësishme për ne, ai është heroi ynë në prapaskenë”, ka thënë Valdes

No comments:

Post a Comment