10 April 2010

La Liga: Futbollistët në grevë


Asociacioni i lojtarëve në Spanjë (AFE) ka bërë thirrje për grevë për shkak të bllokimit të pagave, protesta të cilat do të ndikojnë në moszhvillimin e ndeshjeve në katër kampionatet e Spanjës nga 16 deri më 19 prill. .Kjo grevë do të mbahet në javën e 33-të të Primera Divisionit dhe Segunda Divisionit, ashtu si në kategoritë tjera më të ulëta. Kjo grevë do të respektohet nga të gjithë lojtarët në La Liga, La Segunda, La Segunda B dhe Tercera Division.
'Nëse AFE nuk gjen zgjidhje për kompensimin e borxheve të klubeve ndaj lojtarëve që llogaritet të jetë rreth 4 milionë euro, atëherë pritet të merren masa tjera.'
/Ndeshjet e prekura të javës së 33-të në La Liga janë: Malaga – Valladolid, Sevilla – Sporting, Tenerife – Getafe, Villareal – Atletico Madrid, Xerez – Racing, Espanyol – Barcelona, Deportivo – Almeria, Real Madrid – Valencia, Athletic Bilbao – Zaragoza dhe Mallorca – Osasuna

No comments:

Post a Comment