07 April 2010

SI TË NDALET MESSI? NË PANKINË ULNJA MARADONËN

image Messi nuk do kishte shënuar në këtë mënyrë, nëse Maradonën e ka në pankinë.

Kolumnisti Marcin, para 'El Clasico' në mënyrë ironike futbollistëve të realit të Madridit iu ka treguar se si mund ta ndalin Lionel Messi. Sipas ti argjentinasi mund të ndalet vetëm nëse në pankinën e tij është i ulur Diego Armando Maradona
Si ta ndalim atë njeri?, është titulli i gazetës prestigjioze spanjolle Marca e cila vëmendje të madhe i kushton kryendeshjes të futbollit botëror në të cilën në Santiago Bernabeu të shtunën do të përballen Reali dhe Barcelona. Messi në mënyrë individuale eliminoi Arsenalin nga Liga e Kampionëve dhe me lojën e tij sërish mahinit botën. Me paraqitjen e tij janë të impresionuar edhe futbollistët e Realit të Madridit.
“Patjetër duhet ti përkuleni, pasi që ai është futbollist i cili sjell dallim. Patjetër duhet të jemi të koncentruar dhe të tregojmë respekt maksimal ndaj Barcelonës” – ka thënë futbollisti i “mbretërve” Segio Ramos.
Sipas “AS-it” në këtë ndeshje Messin do të duhet ta ruaj Arbeloa. Përse? Për shkak se në katër ndeshjet e mëparshme me sukses e ruajti. Nga ana tjetër kolumnisti Marcin, në mënyrë ironike ka thënë se Messin, mund ta ndalin vetëm nëse në pankinën e tij do të ishte ulur Diego Armanda Maradona, trajner i përfaqësueses së Argjentinës. Marcin në këtë mënyrë e bën të qartë se përse Messi luan dobët në ekipin përfaqësues.

No comments:

Post a Comment